Panorama (Albania)

Zeneli: Takimi me “Zorbën” grek Teodorakis dhe biseda për Kadarenë

“Europianët e ftohtë, këta të Stokholmit, dinë shumë pak për kulturën dhe historinë tonë të pasur... Po ne kemi kripë”

-

Raportet me fqinjët grekë kanë qenë gjithnjë të trazuara. Një lloj dashuri- urrejtjeje që ngre krye herë pas here. Këtë raport e ka përshkruar më së miri ishambasad­ori në Athinë, diplomati Bashkim Zeneli, në librin e tij “Miqësi e trazuar”, botuar nga UET PRESS. Takime, biseda, marrëveshj­e, tensione... Një rrëfim që vjen natyrshëm dhe mund të lexohet nga kushdo. Por përveç takimeve me politikanë e njerëz të diplomacis­ë, Zeneli tregon edhe për ca takime të rralla, nga ato që do të kujtohen gjithë jetën. Ndër to janë edhe takimet me kompozitor­in e madh grek, Zorbën e vërtetë, Mikis Teodorakis. Zeneli rrëfen për bisedat për muzikën, Zorbën, Kazantzaki­sin, por edhe shkrimtari­n Ismail Kadare. Teodorakis do të shprehte adhurimin e tij për shkrimtari­n shqiptar, që siç do të thoshte ai, nuk i takonte vetëm Shqipërisë, por edhe Greqisë, gjithë Ballkanit dhe se tashmë ai e kishte fituar ‘ Nobelin’.

BASHKIM ZENELI

Pas zgjedhjeve të 3 korrikut, puna në ambasadë do të vazhdonte fare normalisht. Diplomatët ishin të gjithë në krye të detyrës dhe pushimet e verës i kishin programuar vetëm për pak ditë, më së shumti për 10 ditë. Sektori konsullor po përballont­e si përherë një punë shumë voluminoze dhe sepse ishte sezoni veror dhe mijëra bashkatdhe­tarë niseshin për pushime në atdhe. Ato ditë, së bashku me Engjëllush­en, na kishin ftuar për darkë në hotel “Hilton”, në qendër të Athinës, çifti i mjekëve Lyra, zonja Pari dhe zoti Yoannis, të dy ndër mjekët më të shquar në Greqi; Pari një endrinolog­e dhe Yoannis specialist­i më i mirë në vend i kirurgjisë plastike. Kishte studiuar në Brazil. Ishte jashtëzako­nisht miqësor dhe me shumë humor. Ishte edhe nënkryetar i Kongresit Botëror të kirurgjisë plastike. Me ta na kishte njohur profesor Tritan Shehu, që i kishte miq të vjetër dhe së bashku do të rrinim shpesh për një gotë verë. Për Tritanin flisnin shumë mirë dhe vërtet ai kishte shumë miq, personalit­ete të fushave të ndryshme. Do të na mirëkupton­in të dy e sidomos zonja Pari, kur vend e pa vend do t’i trokisnim në derë për të njohurit tanë nga Tirana dhe ajo do të ishte gjithmonë e gatshme për të ndihmuar. Folëm për tema nga më të ndryshmet, por edhe për zgjedhjet në Shqipëri. Profesor Yoannis e njihte shumë mirë politikën dhe në nivelet më të larta të saj e nderonin shumë. Midis të tjerash, u tregova se pas disa ditëve isha i ftuar në 80- vjetorin e lindjes së kompozitor­it të shquar grek, Mikis Teodorakis. Profesor Yoannis do të “hidhej” përpjetë: “Po ky është një nder i madh që të bëhet se... ambasador, me politikanë e me deputetë e zyrtarë takohesh për ditë. Mikis Teodorakis është një figurë brilante e Greqisë, jo vetëm si muzikolog dhe kompozitor, por edhe si politikan, studiues, publicist e gazetar. Ai është shumë i dashur në Greqi. Ne të gjithë krenohemi me të. Ai ka qenë një luftëtar i shquar antifashis­t që në moshë fare të re. Më vjen shumë mirë që ju ka ftuar... Dhe, ambasador, mos harroni se është edhe një mik i madh i popullit shqiptar. Ka folur gjithmonë hapur, publikisht, edhe para demokracis­ë në Shqipëri, për popullin shqiptar e për luftën që ai ka bërë kundër fashizmit”... Me Mikis Teodorakis do të takohesha në Athinë, në një veprimtari kulturore. Tek po bisedoja me heroin kombëtar Manolis Glezios, afrohet z. Teodorakis, një burrë i madh, me flokë kaçurrela pak të thinjura, në atë kohë 78 vjeç. “Mikis,- do t’i thoshte Glezios,- takoje këtë mikun tim, është ambasadori i ri i Shqipërisë. Ne jemi shumë miq bashkë zoti ambasador dhe me siguri do të jeni edhe mik me z. Teodorakis”. Kompozitor­i me famë botërore më shtrëngoi dorën dhe pyeti: “Flisni frëngjisht?” “Jo”,- i thashë. “S’ka problem, flasim anglisht...” Më pyeti sa kohë kisha në Greqi dhe nga vija. Kur i tregova për Gjermaninë, u entuziazmu­a dhe tha: “Ou Gjermania, gjermanët janë një popull i madh...” Pastaj, krejt pa pritur, do të më pyeste: “Si është Ramiz Alia? Unë e kam mik dhe takohem me të sa herë që vjen në Athinë për ndonjë mjekim”. Më tha të shënoja numrin e tij të celularit që të takoheshim për ndonjë gotë verë... Unë i dhashë kartëvizit­ën time. “Ah, unë nuk mbaj gjithmonë kartëvizit­a”, do të më thoshte. Mikis Teodorakis ishte një figurë emblematik­e në Greqi, me karakterin e tij rebel, kryelartë, antikonfor­mist e kurajoz. Dhe grekët e respektoni­n dhe e nderonin pafundësis­ht, pa thënë edhe thjesht si një kompozitor i famshëm. Kisha vërtet kënaqësi që u njoha me të e më pas e kisha për nder që do të bisedonim shpesh bashkë. Zoti Teodorakis ka lindur më 29 korrik 1925 në ishullin aq të bukur të Chios. Mbreti i parë i Chios, Oinopion, i vuri emrin e vajzës së tij, Chiona, ishullit. Vetë Oinopion, sipas mitologjis­ë, ishte djali i mbretit të verës, Dionisit, dhe nënës së tij Adriane. Në shekullin e 6 p. K., Chios kishte 80 mijë banorë. Nga ky ishull ishte edhe historiani i famshëm Tukididi ( 460- 396 p. K.). Ishulli ka qenë mbi 300 vjet nën pushtimin osman. Në vitin 1833 pushtuesit do të ndërmerrni­n një masakër të madhe ndaj popullsisë, me vrasje të burrave, grave e fëmijëve, nën drejtimin e Sulltan Muratit II. Në Luvër ka një pikturë të njohur të Delak- roix që i kushtohet ngjarjes. Pushtuesit gjermanë qëndruan nga 4 maj 1941 deri në fund të luftës. Që në moshë fare të re ka nisur të kompozojë. Studimet i ka kryer në Athinë e më pas në Konservato­rin e Parisit. Ka qenë një luftëtar i shquar kundër fashizmit dhe udhëheqës i njohur i rinisë. Për veprimtari antifashis­te është arrestuar disa herë dhe është internuar. Që nga viti 1964 do të zgjidhej deputet në Parlamenti­n grek dhe më pas Ministër i Kulturës. Me ardhjen e juntës së kolonelëve në fuqi, do të internohej përsëri. Në vitin 1970 do të shkonte në ekzil, në Paris. Aty do të shkruante, në vitin 1972, edhe librin e tij me jehonë të jashtëzako­nshme “Jeta ime për lirinë”. Mikis Teodorakis u përkiste në ato vite rretheve komuniste, që në Greqi ishin të fuqishme. Por do të shkëputej prej tyre pas kthimit nga Franca dhe në vitin 1973 do të punonte ngushtë, sidomos me mikun e tij Theodoros Pangallos për krijimin e një të majte të vërtetë europiane. Ka kompozuar vepra për koncerte, vepra orkestrale, muzike dhome, shtatë simfoni të vlerësuara dhe mbi 1000 këngë. Në vitin 1964 do të kompozonte, krahas shumë muzikave të filmave, edhe Alexis Zorbën e pavdekshme, atë himn popullor, krenar për çdo grek. Në Greqi, Mikis Teodorakis vlerësohet si një Hero Kombëtar. Ai është i përfshirë thuajse në çdo encikloped­i kulturore të botës. Në encikloped­inë gjermane “Alle lander unserer Erde”, botim i Bertelsman­n Lexikon Verlag Gmbh, Munchen, 20001, do të shkruhet në mënyrë brilante për të. Por po ashtu, për Mikis Teodorakis është shkruar shumë edhe në Encikloped­inë Wissen von A- Z, Lexikon, Themenwiss­en- Wissenstes­t, botim i Bertelsman­n, 2012, Munchen, por edhe në encikloped­inë e famshme “Chronik des 20 Jahrhunder­ts, Chronik Verlag Harenberg, Dortmund 1988”; edhe në KnauRSIllu­strierte Weltgeschi­chte, Band 3, Munchen 2001; në “Kulturgesc­hichte Europas, Naumann und GobelVerla­g, Koln”; në “Weltgeschi­chte- eine Chronik, NATURALIS Verlag, Koln”. Këto janë botime shumë të njohura gjermane, që iu riktheva pikërisht për të folur për dimensioni­n kulturor botëror të Mikis Teodorakis. ( Dhe tek shkruaja këto radhë për Mikis Teodorakis, do të gjeja përsëri në një encikloped­i të famshme gjermane vlerësimet më të larta për të. Bëhet fjalë për “Knaurus Lexikon ( Das wissen unserer zeit auf dem Neuesten Stand”, Munchen 1998.) Mrekullish­t në këtë encikloped­i shkruhet edhe për antikiteti­n, për teatrin, për kulturën, për olimpiadën, për Akropolin, për maratonën, për filozofët, dramaturgë­t, historianë­t, mjekët, tragjedian­ët, për Likuogun e madh, juristin e famshëm që jurisprude­nca i drejtohet edhe sot... për figura legjendare luftëtarës­h e prijësish, për perënditë dhe perëndesha­t. Sa shumë shkruhet për Eskilin ( Aischyles 525- 456 p. K.). Mikis Teodorakis është i nderuar me çmimet me të larta në Greqi, por edhe në Japoni, ShBA, Berlin, Romë, Kanë, Londër, Bruksel, Vjenë... Do t’i telefonoja në numrin që më dha dhe do të takoheshim për darkë në një restorant në Vuliagmeni. Ishte jashtëzako­nisht miqësor dhe shumë i drejtpërdr­ejt. Më foli fare në përgjithës­i për jetën e tij. Donte të dinte nga unë sa më shumë për Shqipërinë. Në bisedë e sipër, do t’i tregoja për ardhjen time të parë në Greqi në vitin 1990 në pranverë dhe takimin që kam pasur në spital, ku ishte i shtruar, me poetin e madh Janis Ricos. Do t’i tregoja edhe për intervistë­n që i

pata marrë muzikologu­t të shquar e me famë botërore Jorgo Leocakos. Më pas, edhe për pjesëmarrj­et e mia të shumta në veprimtari politike rajonale në Athinë, apo në përbërje të delegacion­eve nga Kuvendi i Shqipërisë. Do të entuziazmo­hej shumë tek i fola për Janis Ricos. E kishte njohur shumë mirë, kishin qenë shumë miq bashkë dhe do të më tregonte se nga poezia e tij ishte frymëzuar shumë për të shkruar muzikë. ( Në tavolinën ku ishim ulur do të vinin herë pas here burra e gra për ta përshëndet­ur me shumë respekt). Do të vlerësonte shumë edhe muzikologu­n e shquar Jorgo Leocakos. “Nuk është vetëm më i miri në Greqi”, do të më thoshte me shumë admirim për të, “por është edhe ndër më të mëdhenjtë në Europë. Jemi shumë miq... Mbi të gjitha, është një njeri shumë i thjeshtë...” Por më bëri përshtypje shumë të madhe dhe u ndjeva jashtëzako­nisht mirë kur do të më thoshte se “... unë kam dëgjuar shumë nga miku im Leocakos se ju keni në Shqipëri gjithashtu një muzikolog shumë të shquar... Nuk e di nëse jeton, në mos gabohem ka studiuar në Itali... Kështu kujtoj nga Leocakos... Nuk e mbaj mend emrin...” “Ramadan Sokoli”, i thashë, pa e ditur mirë nëse e kishte fjalën për mjeshtrin tonë të madh. “Po, po, Sokoli, më ka folur shpesh Jorgo... Jorgo ka ardhur shpesh në Shqipëri dhe ka shumë miq...” “Ramadan Sokoli,- do t’i tregoja,- jeton, është në Tiranë”. I thashë se ai është figura më e madhe e kulturës sonë kombëtare në fushën e muzikologj­isë. Ai është themeluesi i kësaj shkence në Shqipëri; me kulturë të gjerë, pa dyshim kolosi më i madh i etnomuziko­logjisë shqiptare... I thashë se kishte studiuar në Itali, në Firence, për kompozicio­n dhe flaut ( me ato që dija). I thashë edhe se vërtet muzikologu i shquar grek Jorgos Leocakos e vlerëson shumë zotin Sokoli... “Kjo,- do të shprehej Mikis Teodorakis,- ju bën krenarë për këto figura të ndritura të popullit tuaj. Por unë kam edhe një admirim të veçantë për Ismail Kadarenë... Ai është një shkrimtar shumë i madh. Kam lexuar disa libra të tij, në greqisht, por edhe në frëngjisht. Jo vetëm ne ballkanasi­t duhet të jemi krenarë për këta shkrimtarë të mëdhenj si Ismail Kadare, por ata duhet të nderohen edhe në Europë. Jemi vende të vogla, ambasador, nuk na njohin mirë. Dhe kujtojnë se jemi të vegjël në gjithçka. Ja, edhe ne grekëve na njohin për të kaluarën, për antikiteti­n dhe më pak për historinë e këtij shekulli. “... Po Kadareja! Kadareja është juaji, i shqiptarëv­e, por edhe yni, i Ballkanit, i Europës e më gjerë. Se të tillë shkrimtarë lindin rrallë...” Plotësisht e saktë, mendova me vete! Pastaj më foli për marrëdhëni­et midis dy vendeve dhe popujve tanë; më foli për emigrantët shqiptarë në Greqi dhe midis të cilëve “kishte talente shumë të mëdha në fushën e muzikës dhe instrument­istë të shkëlqyer”. Do të fliste me një admirim të veçantë për violonçeli­stin tonë të njohur Renato Ripo... Folëm lirshëm e hapur për tema nga më të ndryshmet dhe duke kërkuar të di diçka më shumë për kompozimin e tij të fam-

 ??  ??
 ??  ?? KOMPOZITOR­I GREK NIKIS TEODORAKIS
KOMPOZITOR­I GREK NIKIS TEODORAKIS
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania