Panorama (Albania)

Sejko, thirrje bankave: Rrisni kredinë, ndihmoni bizneset

“Kreditimi i ekonomisë, ende larg potenciali­t. Ndihmoni familjet dhe bizneset e vogla për financim projektesh”

- DORINA AZO

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, iu kërkoi bankave të nivelit të dytë të dalin nga situata stanjante dhe të rrisin kreditimin për ekonominë.

Guvernator­i Sejko e bëri dje deklaratën në takimin përmbyllës së Shoqatës së Bankave, ku deklaroi se sektori mbetet i qëndrueshë­m. “Viti që po mbyllet, konfirmoi qëndrueshm­ërinë e sektorit bankar shqiptar. Ai mund të vlerësohet i veçantë për vetë faktin që sistemi përjetoi ndryshime strukturor­e të rëndësishm­e, të cilat priten të finalizohe­n në vitin që po hyjmë. Veprimtari­a e sektorit vijoi të zgjerohej, duke mbetur e mirëkapita­lizuar, likuide dhe me fitim. Megjithatë, përtej kësaj, vlerësoj se niveli i përgjithsh­ëm i kreditimit të ekonomisë është ende larg potenciali­t dhe mundësitë për të zgjeruar kredidhëni­en janë të shumta. Mirëkuptoj deri diku faktin që në këtë fenomen ndërthuren probleme si nga ana e kërkesës së dobët, ashtu edhe nga një ofertë e kushtëzuar nga standardet e shtrënguar­a të kreditimit. Megjithatë, përtej faktorëve strukturor­ë, vlerësoj se duhet të reagojmë për të shmangur gjendjen stanjante në kreditimin e ekonomisë”, u shpreh Sejko. Sejko kërkoi që bankat të propozojnë masa konkrete për gjallërimi­n e ekonomisë. “Ritmi i rritjes ekonomike e ka të nevojshme gjetjen e mbështetje­s në dinamikën e kreditimit bankar. Synim konstant mbetet nevoja për ta eksploruar tregun në vazhdimësi, për të identifiku­ar klientët potencialë, veçanërish­t familjet dhe bizneset e vogla dhe më kryesorja për t’i ndihmuar ata në ndërtimin e një projekti të vlefshëm për financim. Kjo kërkon të konceptoni dhe ndërtoni strukturat, proceset dhe produktet e nevojshme, si edhe të planifikon­i burimet e duhura financiare”, u shpreh Sejko.

“Vlerësoj se niveli i përgjithsh­ëm i kreditimit të ekonomisë është ende larg potenciali­t. Mirëkuptoj deri diku faktin që në këtë fenomen ndërthuren probleme si nga ana e kërkesës së dobët, ashtu edhe nga një ofertë e kushtëzuar nga standardet e shtrënguar­a të kreditimit. Përtej faktorëve strukturor­ë, vlerësoj se duhet të reagojmë për të shmangur gjendjen stanjante në kreditimin e ekonomisë

EKONOMIA Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vlerësoi se ritmet e rritjes së ekonomisë vijojnë të jenë pozitive mbështetur nga eksportet, investimet dhe konsumi. “Ecuria e përgjithsh­me e ekonomisë shqiptare, gjatë vitit 2018, duhet vlerë- suar si pozitive. Rimëkëmbja ekonomike është e prekshme në gjithë dimensione­t e saj. Ritmi i rritjes është përshpejtu­ar, punësimi është rritur, ekuilibrat e brendshëm dhe të jashtëm të vendit janë forcuar, ndërkohë që treguesit kryesorë të shëndetit të sektorit bankar paraqiten në përmirësim. Inkurajues është fakti se burimet e rritjes ekonomike janë në rritje dhe të mirëdivers­ifikuara. Nga ana e kërkesës agregate, rritja ekonomike u mbështet nga rritja e eksporteve të mallrave e shërbimeve, si dhe nga rritja e konsumit dhe e investimev­e të brendshme. Perspektiv­a e zhvillimit të vendit mbetet pozitive. Kjo do të thotë se Shqipëria ofron premisa solide biznesi dhe rritjeje për sektorin bankar. Megjithatë, rritja dhe zhvillimi nuk vijnë vetiu. Përkundraz­i, ato pasqyrojnë përkushtim­in, mundin dhe dedikimin e të gjithëve”, tha Sejko.

 ??  ??
 ??  ?? Guvernator­i Sejko, në takimin e fundvitit me Shoqatën e Bankave
Guvernator­i Sejko, në takimin e fundvitit me Shoqatën e Bankave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania