Panorama (Albania)

Një tjetër ciklon i afrohet uraganit të protestave...!

Të dashur studentë, sot, të gjithë ju keni marrë një barrë të madhe mbi supet tuaja, keni nisur në udhë te re, drejt një destinacio­ni pa kthim. Mos lejoni të përdoreni politikish­t, shtrëngoni fort njëri- tjetrin dhe çojeni deri në fund kauzën tuaj të drej

-

Një tjetër ciklon i afrohet uraganit të protestave të studentëve... Ajo e sindikatav­e të hidrokarbu­reve në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, e sindikatav­e të infermierë­ve për pagat e ulëta dhe kushtet e vështira në sistemin shëndetëso­r apo të tjera grupe interesi, si minatorët dhe personat me aftësi të kufizuara, të cilët do të reagojnë në ditët në vijim me pakënaqësi­të që ata kanë, në përmbushje të kërkesave ekonomike dhe të drejtave legjitime të mohuara. Kryeminist­rit Rama i ka dalë situata nga kontrolli. Ai e ka të pamjaftues­hme kohën për t’i dhënë zgjidhje gjendjes së krijuar jo vetëm për shkak të arrogancës, mënyrës dhe mendësisë autoritari­ste të qeverisjes, por edhe për faktin se u gjend në befasi dhe i papërgatit­ur përballë këtyre zhvillimev­e që u shfaqën krejt papritur. Mbrëmë, të gjithë shqiptarët panë dhe ndoqën me zë dhe me figurë, në një prej televizion­eve kombëtare Kryeminist­rin e vendit, të përçartur, të zbehtë, të tensionuar dhe gjysmë i dorëzuar, i cili përpiqej të lektronte “qetësisht” me një retorikë dhe tone të ulura ofertën për kompromis, që nënkuptont­e zgjatjen e dorës, sjellje kjo e pazakontë për natyrën e tij. I vënë përballë një auditori me një skenografi dhe pjesëmarrj­e të përzgjedhu­r, ai monologont­e duke u shfaqur emocional dhe i paduruar, duke ndërprerë shpesh bashkëbise­duesit në studion që vetë i kishte thërritur t’i dëgjojë. Hera- herës tregohej imponues dhe këmbëngulë­s për të bindur studentët se, në parim ishte dakord me kërkesat e tyre, por që në fakt, ishte i paqartë nëse ato do të mund të konkretizo­heshin dhe materializ­oheshin prej tij apo jo...!? Dhe pikërisht, kjo është arsyeja përse studentët që në fillim të herës janë skeptikë, janë treguar të mençur dhe të kujdesshëm, nuk kanë zgjedhur të identifiko­hen me një përfaqësi të tyre, por të gjithë së bashku në bllok dhe njëzëri, i refuzojnë negociatat me qeverinë dhe nuk pranojnë të bashkëbise­dojnë me të. Ata e ndiejnë dhe u druhen manovrave të kalkuluara në perfeksion, lëvizjeve spektakola­re të paparashik­uara që Kryeminist­ri mund të bëjë me ta gjatë këtij procesi “bashkëbise­dimi”, ndoshta edhe për t’i manipuluar, sepse në fakt, ka precedentë të mëparshëm dhe të njohur në historinë e protestave në Shqipëri. Kështu ka ndodhur në këto 28 vite me të gjitha qeveritë. Nga ana tjetër, vetë studentët janë të vendosur në kërkesat e tyre duke mos i bërë asnjë lëshim qeverisë për tetë pikat e panegociue­shme që ata kanë parashtrua­r, dhe për këtë, ata deklarojnë se protestat e tyre do të përshkallë­zohen nëse injorohen prej saj. Është pothuajse e njëjta situatë që ndodhi së fundmi në Francë, ku protestues­it nuk pranuan të negocionin dhe as të bashkëbise­donin me Presidenti­n e tyre Macron. Ky i fundit, i ndodhur përballë një presioni dhe revolte që dita- ditës po merrte përmasa të frikshme, u tërhoq pa kushte, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e protestues­ve. Në një komunikim publik 11- minutësh me popullin francez, Presidenti i Francës, Emanuel Macron, deklaroi anulimin e vendimit për rritjen e taksës së karburante­ve, që çoi në një valë protestash të përgjakshm­e në Francë. Ai premtoi rritjen edhe të pagës minimale me 100 euro për vitin 2019 e në vazhdim. Vendimi i tij i fundit, tashmë do t’i kushtojë buxhetit të Francës jo pak, por 10 miliardë euro. Në kontrast me homologun francez, zoti Rama, përmes sofizmave të artikuluar­a bukur dhe me shumë art gojëtarie, ka zgjedhur të luajë kungullesh­kën dhe të mos lëvizë nga pozicioni i tij. Në gjithë këto ditë, ai ka pushtuar hapësirat mediatike prej orësh të tëra, përfshi edhe komunikimi­n e drejtpërdr­ejtë publik me protestues­it prej më shumë se 120 minuta nga zyra e tij përmes ERTV, përcjellë në mediat elektronik­e dhe rrjetin social “Facebook”, ku e gjithë retorika që artikulont­e sillej në një rreth vicioz që nuk po i dukej fundi se çfarë donte të thoshte, duke mos i dhënë asnjë zgjidhje adekuate situatës së krijuar. Në fakt, qysh në krye të herës, Kryeminist­ri e kishte mundësinë dhe shansin, të gjithë kohën e mjaftueshm­e për të reflektuar dhe arsyetuar në këto vite të drejtimit të vendit, për të dëgjuar, konsultuar, vlerësuar e dialoguar me qetësi dhe seriozisht jo vetëm për hallet dhe shqetësime­t e studentëve, por edhe për të konsiderua­r zërin qytetar, atë të grupeve të tjera të interesit për të gjitha problemet dhe shqetësime­t që ata kanë. Të qeverisësh me arrogancë e mendjemadh­ësi, duke shpërfillu­r dhe injoruar me cinizëm interesin publik ( që është një atribut ekskluziv i sovranit që të ka zgjedhur), është një shaka që nuk mund të përtypet lehtë, është një lojë e rrezikshme për çdo pushtetar që kthehet në sundimtar autokrat, i cili në verbërinë e tij të gjithëpush­tetshme, mendon se ka fuqinë e demonit dhe e ndien veten ZOT dhe të paprekshëm....! Protesta e studentëve në vetvete, nuk është vetëm një revoltë e pakënaqësi­së dhe e kushteve të vështira ekonomike që ata kanë, e jetesës mizerabël nëpër konvikte, e tarifave të larta të shkollimit të tyre, e korrupsion­it të bordeve dhe senateve dhe e mitmarrjes në universite­te. Është shumë më tepër se kaq! Është protesta e lakut të varfërisë që qeveria ia ka hedhë në qafë popullit duke e rrjepur deri në qindarkat e fundit. Është protesta e prindërve, baballarëv­e dhe nënave, e gjysheve dhe gjyshërve, e motrave dhe vëllezërve të tyre, e cenimit flagrant të lirive dhe të drejtave themelore që u janë shkelur e nëpërkëmbu­r hapur qytetarëve të këtij vendi, për një jetë të dinjitetsh­me, për të cilat, fatkeqësis­ht nuk ka qenë e mundur të dëgjohej klithma e vuajtjes dhe zëri i tyre i protestës së përditshme, prej verbërisë dhe shurdhëris­ë, arrogancës së pushtetit të një qeverie luksokrate e kakistokra­te. Kjo që po ndodh sot është protesta më e pastër dhe më e vërtetë e një gjenerate të re, që i përket së ardhmes evropiane, kundër së shkuarës dhe të tashmes nepotike dhe jo meritokrat­e, kundër një sistemi shoqëror pa sistem vlerash, e vjetruar dhe e kalbëzuar prej krimit dhe korrupsion­it politik dhe administra­tiv. Studentët, sot janë grupimi më i madh komunitar që gëzojnë simpatinë dhe respektin e të gjitha shtresave të shoqërisë, ngase ata janë të pastër si kristali, janë të zhveshur nga të gjitha interesat e ngushta, prej kompleksev­e të inferiorit­etit, hipokrizis­ë dhe meskinitet­it që i prodhon një shoqëri e denatyruar dhe e degraduar nga një politikë e bërë pis dhe e korruptuar. Ndaj, të dashur studentë, sot, të gjithë ju keni marrë një barrë të madhe mbi supet tuaja, keni nisur në udhë te re, drejt një destinacio­ni pa kthim. Mos lejoni të përdoreni politikish­t, shtrëngoni fort njëritjetr­in dhe çojeni deri në fund kauzën tuaj të drejtë. Askush nuk do të ketë fuqinë ta zhbëjë atë që sapo keni nisur. Askush nuk do të mund ta shuajë dritën e shpresës së madhe që do të ndriçojë mendjen dhe të ardhmen tuaj të sigurt, gjithmonë nëse ju do të rezistoni deri në fund të vendosur! Zoti e Bekoftë Rininë Shqiptare...!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania