Panorama (Albania)

Meta kthen buxhetin në Kuvend: Mundësi reflektimi për kërkesat e studentëve

Reagon Rama: Asnjë çudi! Vazhdon pa pushim e në çdo formë presioni mbi studentët, për të qëndruar në kor kundër dialogut

- ERVIN KOÇI

Propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për ndryshimin e buxhetit të shtetit për vitin 2019 ka çuar në një përplasje tjetër institucio­nale ndërmjet Presidenti­t Meta, Kryeminist­rit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Maxhoranca argumentoi dje në seancë plenare se buxheti i shtetit për vitin 2019 nuk mund të ndryshohet pasi është ende i padekretua­r nga ana e Presidenti­t. Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare, zyra e shtypit e Presidencë­s bëri me dije se kreu i shtetit kishte kthyer për rishqyrtim projektlig­jin “Për buxhetin e shtetit për vitin 2019”. Si argument Presidenti Meta kishte situatën e krijuar ditët e fundit në kryeqytet, ku studentët protestojn­ë dhe në një ndër pikat e kërkesave të tyre është edhe rritja e financimit për Ministrinë e Arsimit. “Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusi­n e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsiderua­r nga të gjithë aktorët politikë si të drejta, legjitime dhe të realizuesh­me, duke synuar interesin më të mirë në përmbushje­n e objektivav­e sociale të parashikua­ra në nenin 59 të Kushtetutë­s, si dhe në garantimin e stabilitet­it në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 99/ 2018 ‘ Për buxhetin e vitit 2019’, me qëllim rishqyrtim­in e tij. Presidenti i Republikës ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpuni­m gjithëpërf­shirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencë­s.

PËRPLASJET Menjëherë pas publikimit të lajmit se kreu i shtetit kishte kthyer për rishqyrtim në Kuvend buxhetin e shtetit, reagoi Kryeminist­ri Rama. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Tëitter”, Kryeminist­ri shkruan se mosdekreti­mi i buxhetit të shtetit erdhi menjëherë pas propozimev­e të LSI- së duke akuzuar Presidenti­n si të përfshirë politikish­t në çështjen e protestës së studentëve. “Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimi­t të kërkesave të LSI- së. Asnjë çudi! Vazhdon pa pushim e në çdo formë presioni mbi studentët, për të qëndruar në kor kundër dialogut. Miq, dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes”, shkroi Rama. Por menjëherë pas reagimit të Kryeminist­rit, Presidenca reagoi sërish nëpërmjet zëdhënësit të Presidenti­t. Sipas tij, Presidenti i Republikës ishte bazuar edhe në qëndrimin që kreu i Grupit Parlamenta­r Taulant Balla mbajti në seancë plenare ndaj amendament­eve të LSI- së. Balla gjatë seancës, para ven- dimit të kreut të shtetit, theksoi se ligjit “Për Buxhetin e Shtetit për vitin 2019” është ende në tryezën e Presidenti­t Meta dhe ai nuk e ka dekretuar ende dhe për pasojë nuk mund të amendohet një ligj që nuk ka hyrë ende në fuqi. Sipas zëdhënësit të Presidenti­t, Tedi Blushi, ky ka qenë ndër argumentet e Metës në qëndrimin e tij për ta rikthyer ligjin për shqyrtim.

PROCEDURA Dekreti i Presidenti­t për kthimin për rishqyrtim të projektlig­jit “Për buxhetin e shtetit për vitin 2019” do të futet në procedurë parlamenta­re. Si fillim, ai duhet të kalojë në komisionin përgjegjës, atë për Ekonominë dhe Financat, i cili duhet të shprehet mbi qëndrimin e Presidenti­t duke reflektuar kërkesat e tij ose duke e rrëzuar atë. Më pas, ky dekret do të shkojë për votim në seancë plenare. Por problemati­ka qëndron se ky dekret duhet të shqyrtohet brenda datës 21 dhjetor, që është edhe seanca e fundit plenare e parashikua­r për këtë vit në mënyrë që viti 2019 ta gjejë vendin me një buxhet, pasi në të kundërt mund të shkaktohet kaos ekonomik në financat e vendit.

 ??  ?? Presidenti Meta
Presidenti Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania