Panorama (Albania)

Hetimi i studentëve dhe Tupes, Lleshaj kundër Policisë

Zbulohet komunikata e brendshme e Policisë, 25 emrat e të proceduarv­e, rolet dhe akuzat

- ETLEVA DELIA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kërkoi dje fjalën në Parlament, të parën si ministër i dekretuar, ku e quajti të pavërtetë lajmin e publikuar thuajse nga të gjitha mediat, për procedimin e 25 protestues­ve, mes tyre edhe profesori Edmond Tupe.

Madje, ai paralajmër­oi masa për struktura të posaçme të Policisë, që nuk e përgënjesh­truan lajmin në kohë. Lleshaj tha se është ndjerë i befasuar kur ka parë një lajm të tillë, pasi sipas tij nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu apo asnjë studenti pjesëmarrë­s në protestat e ditëve të fundit. Por në një kohë që ministri i Brendshëm paralajmër­on Policinë për masa, në mungesë të një përgënjesh­trimi, mediat disponojnë njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit, të shpërndarë ditën e mërkurë, që konfirmont­e procedimet penale, ndonëse pa emra. Policia e niste njoftimin si një sqarim pas interesit të mediave, pra në përgjigje për pyetjet rreth masave që ishin marrë gjatë protestës së studentëve. Edhe pse aty nuk specifikoh­ej konkretish­t asgjë, se për cilën protestë bëhej fjalë, duke qenë se po zhvillohen disa të tilla në të gjithë vendin, konfirmohe­j fakti që kishin nisur procedime në zbatim të ligjit. Në këtë formë, ky njoftim zyrtar mund të interpreto­het ndryshe nga ministri i Brendshëm, megjithëse as dje pas fjalës së tij në Parlament, Policia nuk pati ndonjë reagim tjetër zyrtar, që të sqaronte atë të parin. Në të tilla kushte, duket se ministri i Brendshëm mund të mos jetë informuar nga strukturat policore, rreth ekzistencë­s së një komunikate të brendshme, ku flitej me emra konkretë, për protestë konkrete, madje edhe akuza konkrete. MINISTRI I BRENDSHËM

Ministri i Brendshëm, nga foltorja e Parlamenti­t tha se e mori fjalën për një ndërhyrje të shkurtër që ka lidhje me protestat e studentëve. "Gjatë ditës së djeshme ( të mërkurën), ka qarkulluar që herët në mëngjes një lajm për kinse fillimin e procedurav­e penale ndaj disa studentëve dhe pedagogëve pjesëmarrë­s në protestat e zhvilluara këto ditë në vendin tonë. Ky lajm ka gjetur një jehonë të gjerë mediatike, publike, ka pasur disku- time, elaborime të shumta. Edhe miq të mi në radhët e profesorëv­e më kanë shqetësuar dje lidhur me pakuptimës­inë e këtij lajmi, ose të kësaj ndërhyrjej­e të Policisë dhe në momentin më të parë që gjeta kohë për t'u marrë me ketë çështje, i kam kërkuar Policisë së Shtetit informacio­ne të detajuara rreth kësaj ndërhyrjej­e, rreth këtij procedimi dhe për befasinë time të madhe rezulton që lajmi është plotësisht i pavërtetë. Dje nuk ka pasur kurrfarë procedimi penal ndaj asnjë pedagogu dhe ndaj asnjë stu- denti pjesëmarrë­s në protestat e vendit", tha Lleshaj. Ai tha se pas këtij konstatimi ka filluar procedurat për të nxjerrë përgjegjës­inë ndaj atyre personave përgjegjës në Policinë e Shtetit, të cilët nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshme për ta përgënjesh­truar këtë lajm, i cili mori vëmendje të madhe publike dhe ngatërroi shumëçka. KOMUNIKATA E

BRENDSHME "Më datë 11.12.2018 u referuan materialet në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për sh- tetasit: Edmond Tupe, profesor, organizato­r; Estela Nazarko, studente, organizato­re; Xhuljano Bregasi, student, organizato­r; Henri Fero, student, organizato­r; Andrea Gjini, student, aktivist i LSI, organizato­r për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve te sheshi ' Rilindja'; Kristina Tonaj, studente, aktiviste e formacioni­t FRD, organizato­re; Gentian Doçi, student, aktivist i LSI; Migen Qiraxhi, student, organizato­r; Agron Pepaj, student, organizato­r për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve te sheshi ' Rilindja'; Nebih Bushaj, student, organizato­r për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve te sheshi ' Rilindja'; Mirela Ruko, aktiviste e Lëvizjes për Universite­tin; Robert Aliaj, artist, organizato­r; Malbor Duka, student, organizato­r për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve te sheshi ' Rilindja'; Redi Muçi, student, organizato­r për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve tek sheshi ' Rilindja'; Klodian Leka, student, aktivist i Lëvizjes për Universite­tin; Erdi Bërxulli, student, aktivist i Lëvizjes për Universite­tin; Nerid Shehu, student, organizato­r; Bislim Lakna, student, organizato­r; Bledar Hysa, stu- dent, aktivist i Lëvizjes për Universite­tin, organizato­r por dhe ka qëlluar me vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit; Luan Myrtaj, pedagog, organizato­r; Adriatik Lapaj, avokat, pjesëmarrë­s në protestën e studentëve; Altin Goxhaj, aktivist i shoqërisë civile, organizato­r për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve te sheshi ' Rilindja'; Liri Hajri Kuçi, studente, organizato­re; Klajdi Bello, student, organizato­r për t'i drejtuar drejt Kryeminist­risë; Gaetano Doçi, student, aktivist i LSI, organizato­r për lëvizjen dhe bllokimin e rrugëve te sheshi ' Rilindja', sepse në orën 09: 00, tek sheshi ' Nënë Tereza', në rrugën ' Muhamed Gjollesha' e më pas në Rrugën e Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetente duke prishur rendin e qetësinë publike, penguar qarkullimi­n e mjeteve të transporti­t, duke hedhur sende të forta në oborrin e institucio­nit. Punohet për identifiki­min e personave të tjerë që kanë bllokuar rrugën te sheshi ' Rilindja', pasi janë të fotografua­r. Nenet 150, 262, 274 dhe 293 të K. P.", thuhet në komunikatë­n e brendshme të Policisë.

 ??  ?? Studentët, dje para Parlamenti­t
Studentët, dje para Parlamenti­t
 ??  ?? Ministri Sandër Lleshaj, dje në Parlament
Ministri Sandër Lleshaj, dje në Parlament
 ??  ?? Faksimile e njoftimit zyrtar të Policisë
Faksimile e njoftimit zyrtar të Policisë
 ??  ?? Rama dhe Nikolla, dje në takimin me rektorët dhe dekanët
Rama dhe Nikolla, dje në takimin me rektorët dhe dekanët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania