Panorama (Albania)

Rama shkund universite­tet: Rishikim të autonomisë

"Përgjigjun­i kërkesave të studentëve. Mua do më keni protestues"

-

Kreu i qeverisë pranon vetëm një pjesë të shuplakës që i dhanë studentët përgjatë nëntë ditë protestash, por nuk ka lënë pa përgjegjës­i titullarët e institucio­neve të arsimit të lartë. Në një mbledhje urgjente me rektorë e dekanë, Rama u ka kërkuar t'u dalin ballë studentëve, pasi një pjesë të kërkesave të tyre u takojnë atyre në bazë të autonomisë që ua jep ligji i ri i arsimit të lartë. Në të kundërt, qeveria do të duhet ta rishikojë. "Respektoj autonominë tuaj me ligj. Por kjo protestë lidhet në radhë të parë me ju. Nëse ka ardhur dita që ju të fshiheni kur duhet t'i dilni përballë studentëve për disa çështje që kanë të bëjnë me universite­tin dhe të mos merrni pjesë në marrjen e përgjegjës­ive kur është shumë e qartë, duhet ta rishikojmë autonominë universita­re. Mbase ka qenë e parakohshm­e, mbase ka qenë e nxituar që ne të sanksionon­im një autonomi që e bën drejtuesin e universite­tit krejtësish­t të pavarur dhe të paprekshëm nga qeveria". Kryeminist­ria ka drejtuar gishtin e akuzës nga universite­tet si shkaktarë të protestës, pasi këto të fundit janë ato që propozuan tarifën për provimet e mbartura dhe jo qeveria. Ndonëse e miratuar me firmën e tij, Rama e cilëson vendimin e shfuqizuar, tashmë, absurd, duke e paralelizu­ar me vendosjen e taksave pa informuar më parë grupin e interesit. Kreu i qeverisë nuk ka lënë jashtë Kreu i qeverisë nuk ka kursyer akuzat e drejtpërdr­ejta ndaj një prej rektorëve të pranishëm, Mynyr Konit. Sipas Ramës, ndonëse ka tre vjet që është miratuar ligji i ri, ky i fundit nuk e ka kuptuar ende atë, duke abuzuar me fondet e universite­tit dhe mbajtur peng disa dekanate. "Rektori i Universite­tit të Tiranës është një person i arratisur nga përgjegjës­ia, një person që akoma sot nuk është i vetëdijshë­m që ka bllokuar disa dekanate, vetëm e vetëm për tendera. Harxhon 6 milionë euro për roje sigurie, ndërkohë që të gjitha institucio­net harxhojnë 200 mijë euro dhe zero për kërkim shkencor". fajësimit edhe pedagogët, e jo vetëm ata që janë në protestë, ndërsa ka shigjetuar titullarët që kanë dhënë më shumë doktoratur­a seç duhet. "Sot, të gjithë thoshin, masiviteti i madh përpara Kryeminist­risë, - ka më shumë doktorë e profesorë universite­ti, sesa ka protestues para Kryeminist­risë, që është një dramë". Lidhur me një tjetër kërkesë të studentëve, pjesëmarrj­en në bordin e administri­mit, Rama ua bëri me dije se do ta pranojë, por me kushtin e heqjes së një përfaqësue­si nga universite­ti, pasi nuk mund ta lëshojë kontrollin mbi financat. Sakaq, Kryeminist­ri u tërhoqi veshin titullarëv­e për abuzimet me fonde në një kohë që nuk ekzistojnë kushtet më minimale. "Protesta do të mbarojë një ditë, studentët do të kthehen prapë në gjendjen normale, kurse mua, sa të jem Kryeminist­ër, do më keni protestues për çështjet e universite­tit. Nëse mundësitë janë të kufizuara, të gjithë kuptojmë, por, nëse brenda mundësive të kufizuara, ti loz me tjetrin, askush nuk kupton. Por nëse nga 5 lekë, 4 lekë ti i çon për lumë, askush s'të merr vesh". Në fund të fjalës së tij, ai këmbënguli për dialog në mesin e të cilëve duhet të jenë edhe titullarët, të cilëve u kërkoi të bëjnë pjesën që u takon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania