Panorama (Albania)

Seanca e Kuvendit, nga sharjet te thyerja e bojkotit

Ruçi i rrëzoi kërkesën, Vasili: Gramoz, u bëre karagjoz

- ERVIN KOÇI

Seanca e djeshme e Parlamenti­t, krahas rikthimit të disa eksponentë­ve të opozitës, riktheu edhe tensionet në sallën e seancës plenare.

Që në mëngjes, zyrat e shtypit të dy partive opozitare, Partisë Demokratik­e dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, njoftuan se në mbledhjen e djeshme të Parlamenti­t do të merrnin pjesë nga një përfaqësi deputetësh, kryesisht anëtarë të Komisionit të Medias në Kuvend. Konkretish­t, Luçiano Boçi, Izmira Ulqinaku, Valentina Duka, Romeo Gurakuqi dhe Ervin Salianji ishin nga Partia Demokratik­e, ndërsa nga LSI ishin Luan Rama, Petrit Vasili, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi. Që në hapjen e seancës, LSI kërkoi futjen në rendin e ditës të amendament­eve të depozituar­a nga kjo forcë politike, që konsistoni­n në plotësimin e kushteve të studentëve. Vasili, duke i prezantuar ato, theksoi se: “Këtu jemi në ato nivele të njohura të një idiotësie politike që ka vendosur të zgjidhë dialogun me monolog. Ai vjen ose nga kushte të këqija politike, por është një kapsllëk politik, nga ku nuk e çlirojmë dot ne as Kryeminist­rin dhe as Kuvendin që ndërpret fjalën tonë. Së fundi, buxheti i shtetit, në kushtet e emergjencë­s në të cilat ndodhet dhe që është miratuar një javë apo 8 ditë përpara, ka qëndruar një javë në zyrat e Kuvendit apo në zyrat e ministrive për të rishqepur dhe qepur tabelat e buxhetit përpara një emergjence kombëtare, ky Parlament ka bërë e ka ndryshuar Kushtetutë­n brenda natës”, tha Vasili, duke kërkuar shqyrtimin e menjëhersh­ëm të amendament­eve të tij. Dy deputetët e PD- së, Luçiano Boçi dhe Ervin Salianji, në mënyrë demonstrat­ive i hodhën Kryeminist­rit ligjin e arsimit të lartë.

SHARJET Seanca plenare u shoqërua edhe me sharje ndërmjet opozitës. Kryeminist­ri Rama mori fjalën në seancë përpara se të hidhej në votim kërkesa e LSI- së për shqyrtimin në seancë plenare të amendament­eve të saj për buxhetin e shtetit dhe ligjin e arsimit të lartë. Në këtë moment fjalën e kërkoi edhe deputeti Salianji, i cili iu drejtua foltores njëkohësis­ht me Kryeminist­rin. Në këtë moment ndërhyri Garda, duke krijuar një kordon që ndante Ramën me Salianjin. Deputeti i PD- së në mënyrë demonstrat­ive i hodhi Kryeminist­rit ligjin e arsimit të lartë, duke u ulur më pas në vendin e tij. Gjatë momentit kur Rama po fliste, kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI- së nga vendi iu drejtua Kryeminist­rit, duke i thënë: O idiot, voto amendament­et. Pas fjalës së Ramës, Ruçi nuk pranoi që t’i jepte fjalën për procedurë deputetes së LSIsë Floida Kërpaçi edhe si iniciatore e amendament­eve, duke hedhur në votim futjen ose jo në rend dite të propozimev­e të LSI- së. Gjatë momentit të votimit, ku u rrëzua edhe kërkesa e LSI- së, sërish kreu i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Vasili iu drejtua Ruçit, duke i thënë: O Gramoz, mos u bëj karagjoz.

THYERJA E DYTË Pasi maxhoranca u shpreh kundër kërkesës së opozitës, deputetët e PD- së dhe LSI- së u larguan nga salla, duke rifilluar bojkotin parlamenta­r. Por bojkoti i opozitës u thye në mënyrë të pakoordinu­ar nga dy deputetë të tjerë, përkatësis­ht Agron Çela nga LSI dhe Rudina Hajdari nga PD. Agron Çela u shfaq në fund të seancës, duke votuar për prezencën e tij në seancë dhe duke rinovuar automatiki­sht mandatin e tij për 6 muaj të tjerë. Ndërsa deputetja Rudina Hajdari theu qëndrimin e PD- së, duke mbajtur edhe një fjalë në seancë. Ajo akuzoi partitë politike se nuk janë në mbështetje të studentëve, duke kërkuar më pas që Parlamenti të miratojë Reformën Zgjedhore në mënyrë që listat të jenë të hapura. Ky qëndrim i Hajdarit ra në përplasje më PD- në, e cila kishte marrë ven- dim që në seancë të paraqitesh­in vetëm 5 deputetë. Lidhur me këtë, deputetja e PD- së, Rudina Hajdari reagoi në një status në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, duke u shprehur se: Nuk e theva unë rregullin, rregulli u thye që në 10 të mëngjesit me ardhjen e opozitës në Kuvend. Unë thjesht bëra detyrën time.

 ??  ??
 ??  ?? Boçi duke i hedhur Kryeminist­rit ligjin për Arsimin e Lartë
Boçi duke i hedhur Kryeminist­rit ligjin për Arsimin e Lartë
 ??  ?? Salianji duke i hedhur Kryeminist­rit ligjin për Arsimin e Lartë
Salianji duke i hedhur Kryeminist­rit ligjin për Arsimin e Lartë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania