Panorama (Albania)

Vrasja tek ish- Blloku, pranga mikut të Ervin Matës

Fabio Allushi ishte në kërkim policor që prej datës 5 tetor

-

Një nga 4 personat që kërkohen nga Policia e Tiranës për vrasjen e ndodhur në zonën e ish- Bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit, është arrestuar nga oficerët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës.

Bëhet fjalë për Fabio Allushin, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë në shoqërinë e Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata, natën kur ndodhi krimi. Sipas njoftimit të Policisë, Allushi akuzohet për "vrasje në rrethana të tjera cilësuese", e kryer në bashkëpuni­m dhe "armëmbajtj­e pa leje". Pas arrestimit të tij, tashmë vijojnë të jenë në kërkim edhe 3 persona të tjerë, Mevjol Bilo, i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes së Fabian Gaxhës, plagosjes së Ervis Martinajt e Eljon Hatos, si dhe Ervin Mata e Eldi Dizdari. Allushi u largua menjëherë pas ngjarjes dhe Policia pasi ushtroi kontroll banese dhe nuk e gjeti aty, bëri shpalljen e tij në kërkim. Nga ana tjetër, në dosjen e Prokuroris­ë në lidhje me ngjarjen, thuhet se, në lidhje me Fabio Allushin, i është marrë deklarim që tre- gon rrethanat e hetimit shtetasit Vath Allushi, i cili është i ati i tij, ku ndër të tjera ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për rrethanat e ngjarjes, ka rreth 1 javë e më shumë ( para se të ndodhte krimi) pa e parë djalin dhe nuk i ka numër telefoni. Gjithashtu i është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit sh- tetasit Ismail Allushi, ku ndër të tjera deklaronte se Fabion e ka djalin e xhaxhait. Ai ka treguar se e ka takuar atë më datë 05.10.2018 rreth orës 10: 00, në një lokal me pronar me emrin "Niku", lokal lagjeje dhe ai i kishte thënë se kishte qenë i pranishëm në ngjarje dhe se ishte larguar menjëherë sapo kish- te nisur ngjarja. Ai i kishte thënë se kishte shkuar për kafe në atë lokal pasi e kishte thirrur një shoku i tij, por pa i dhënë sqarime të mëtejshme. Më pas, Fabio ishte çuar nga lokali dhe ishte larguar me një shok të tijin, por që deklaruesi­t nuk i kujtohet targa e automjetit apo personi që ishte në drejtim të tij.

 ??  ?? Fabio Allushi
Fabio Allushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania