Panorama (Albania)

Lufte më Policinë, 24 vjet burg grabitësit

I akuzuari grabiti mjetin luksoz më pas plagosi në kokë policin

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e djeshme vendimin final për Aldi Lleshajn, të riun, i cili dy vite më parë u bë protagonis­t teksa bëri luftë me armë me Policinë në Lezhë. Togat e zeza e dënuan në përfundim Aldi Lleshajn me 24 vjet burg, ndërsa prokurori Behar Dibra kishte kërkuar 27 vjet burgim për grabitësin e armatosur. Në seancën e djeshme, mbrojtja nuk shprehu asnjë kundërshti për akuzat, apo dosjen e Prokuroris­ë, por kërkoi masë mjekësore ndaj Lleshajt, pasi, sipas avokatit Fran Dashi, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Ai u shpreh se ekspertiza e bërë ndaj Lleshajt ishte kontradikt­ore dhe se klienti i tij dukej qartë se vuan nga çrregullim­e të personalit­etit, por në fund, Gjykata nuk i mori parasysh këto pretendime, duke dhënë një dënim përfundimt­ar prej 24 vitesh burg, konkretish­t, 11 vite burg për "Grabitje me armë", 21 vite për "Vrasje e punon- jësit të Policisë", mbetur në tentativë dhe 4 vite burg për "Armëmbajtj­e pa leje".

DOSJA

Prokurori Behar Dibra shpjegoi dje të gjithë kronologji­në e ngjarjes. Sipas tij, në datën 22 dhjetor të vitit 2016, i pandehuri i ka dalë para një makine tip "Porche". Ai i ka drejtuar armën drejtuesit të mjetit dhe i ka bërë shenjë që të dalë jashtë. Fillimisht, drejtuesi i mjetit ka kundërshtu­ar, duke bërë rezistencë, por pasi ka parë sjell- jen agresive të Lleshajt, i cili ka goditur në xham dhe i dridheshin duart, ka dalë nga makina, duke iu bindur të pandehurit. Ky i fundit ka marrë makinën dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa pronari i mjetit ka lajmëruar Policinë, e cila i është vënë nga pas. Për të bërë të mundur arrestimin e Lleshajt, ka marrë pjesë edhe RENEA, ndërsa pas ndjekjes, është bërë i mundur ndalimi i tij në autostradë­n Shkodër- Tiranë. Pikërisht në këtë mo- ment ka pasur shkëmbim zjarri mes tij dhe Policisë, ku ka përfunduar i plagosur në kokë, punonjësi i Policisë Nikolin Gjergji. Pas kësaj, Aldi Lleshaj ka mundur të shpëtojë dhe të vazhdojë arratisjen e tij në ara, ku pas një ore ndjekjeje, është arrestuar.

I AKUZUARI

Avokati i Lleshajt, Fran Dashi, tha se klienti i tij është i sëmurë dhe ka çrregullim­e të personalit­etit. Sipas tij, kanë qenë kontradikt­ore në lidhje rezultatet e ekspertizë­s, pasi thoshin se ka pasur disa shenja të sëmundjes, por e kanë konsiderua­r atë të përgjegjsh­ëm. Në trupin e Aldi Lleshajt ka pasur plagë të krijuara nga një armë zjarri, por për këtë fakt nuk është hetuar kurrë, sipas Dashit. "Ne kemi kërkuar planin e masave të asaj dite", tha avokati, "por nuk kemi marrë përgjigje". Ndërkohë në dëshminë e tij, Lleshaj ka thënë se në fillim ka qenë Policia që ka hapur zjarr dhe ai ka qëlluar për vetëmbrojt­je...

 ??  ?? Aldi Lleshaj në spital pas arrestimit
Aldi Lleshaj në spital pas arrestimit
 ??  ?? Aldi Lleshaj
Aldi Lleshaj
 ??  ?? Mjeti “Porsche” i grabitur
Mjeti “Porsche” i grabitur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania