Panorama (Albania)

Vrau në lokal pas sherrit për balerinën, arrestohet

Ervis Sinella u kap pasi Policia publikoi fotot e të kërkuarve

- DURRES/

Arrestohet pas nëntë vitesh për vrasje, pasi Policia publikoi listën me emrat dhe fotot e personave të shpallur në kërkim.

Ervis Sinella, tashmë 35 vjeç, është dënuar për vrasjen e shtetasit Emiliano Sula, ngjarje e ndodhur në një lokal para Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës, më 5 gusht 2009. Sipas Policisë, Ervis Sinella me banim në Kavajë është dënuar nga Gjykata e Durrësit ( vendim i lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë) me 4 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

MOTIVI Shkak për sherrin mes viktimës dhe autorit është bërë një prej balerinave të lokalit ku ndodhi ngjarja, të cilën e kishte ngacmuar Emiliano Sula ( viktima). Siç e bën të ditur Policia dinamikën e ngjarjes, rreth orës 02: 00 të datës 5 gusht 2009, viktima Emiljano Sula së bashku me shokët I. Sula, S. Gjoni dhe një tjetër i paidentifi­kuar kanë shkuar me makinën tip “Benz” të viktimës te një lokal përballë Prokuroris­ë Durrës, ku kishte muzikë dhe balerina që kërcenin. Administra­tor i lokalit ka qenë shtetasi F. Dedja dhe shoku i tij Ervis Sinella. Sipas hetimeve dhe deklarimev­e në vendin e ngjarjes, viktima Emiliano Sula ka kërcyer me njërën nga balerinat, me të cilën ka pasur njohje. Por më pas ai ka pirë sasi të madhe alkooli dhe ngacmonte me mesazhe balerinën. Ajo ka lajmëruar pronarin Dedja. Ky i fundit ka veçuar shtetasin Emiliano Sula dhe i ka thënë të dilte nga lokali. Ai nuk e ka pritur mirë këtë kërkesë të administra­torit dhe janë konfliktua­r me fjalë e goditje. Në këtë moment, Sula ka dalë jashtë, ka shkuar te mjeti “Benz” dhe ka marrë një pistoletë duke qëlluar drejt shtetasve F. Dedja, Ervis Sinella dhe M. Himolli, të cilët po qëndronin në një tavolinë në cep të lokalit. Këtyre gjuajtjeve u është përgjigjur me armë Ervis Sinella dhe për pasojë ka humbur jetën Emiljano Sula. Në këtë moment, Ervis Sinella është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me armën. Ai u shpall në kërkim policor pasi u identifiku­a nga personat e tjerë të ndodhur në vendin e krimit.

ARRESTIMI Ervis Sinella ishte pjesë e listës së bërë publike nga Policia, që e rreshtonte 35vjeçarin si një prej 15 personave të konsiderua­r si më të rrezikshmi­t në territorin e Tiranës. Policia arriti të zbulonte vendndodhj­en e tij falë publikimit të listës, ku iu bëri apel qytetarëve të jep- nin kontributi­n e tyre dhe të bashkëpuno­nin për gjetjen e të kërkuarve. Burime thanë për “Panorama” se falë informacio­neve të mbërritura nga qytetarët u bë i mundur zbulimi i vendstrehi­mit të të shumëkërku­arit Ervis Sinella. Ai jetonte mes Tiranës dhe Durrësit dhe shumë rrallë shkonte në Kavajë. Në momentin e arrestimit, ai nuk bëri rezistencë, ndonëse Policia i kishte marrë të gjitha masat për ta realizuar në mënyrë të suksesshme operacioni­n për kapjen e tij.

Ervis Sinella ishte pjesë e listës së bërë publike nga Policia, që e rreshtonte 35- vjeçarin si një prej 15 personave të konsiderua­r si më të rrezikshmi­t në territorin e Tiranës. Policia arriti të zbulonte vendndodhj­en e tij falë publikimit të listës, ku iu bëri apel qytetarëve të jepnin kontributi­n e tyre dhe të bashkëpuno­nin për gjetjen e të kërkuarve

 ??  ?? Gjykata e Durrësit
Gjykata e Durrësit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania