Panorama (Albania)

Athinë, ekzekutohe­t në një lokal me tre plumba në kokë shqiptari

-

ATHINE- Ekzekutohe­t me plumb në kokë në Athinë një 44- vjeçar shqiptar. Ngjarja e rëndë është regjistrua­r mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22: 40 me orën lokale, pranë sheshit “Omonia”, në rrugën “Kriti 23”, në kryeqyteti­n grek, Athinë. Policia greke raportoi se një person është qëlluar me plumb në kokë nga persona ende të paidentifi­kuar. Sipas asaj që raportohet nga media greke “Neësbomb. gr”, mësohet se viktima është me origjinë shqiptare, rreth 44 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ndërkohë, sipas “Zougla. gr”, shqiptari gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja ishte duke pirë kafe, kur një person i maskuar me kapuç i është afruar dhe e ka qëlluar atë në kokë me armë nga jashtë lokalit. Për rrjedhojë, raportohet se shqiptari kishte marrë tre plumba në kokë e për pasojë mbeti i vdekur në vend. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes i thanë Policisë se autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motor që drejtohej nga një tjetër person. Në kafenenë ku shqiptari po pinte kafen ishte i njohur për pronarët dhe kur ai vinte në lokal i flisnin “i shëndoshi”. Aktualisht Policia po heton për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa dyshohet paraprakis­ht si pistë për larje hesapesh, duke e cilësuar atë si vrasje mafioze. Sipas mediave greke, në vitin 2016, viktima, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka qenë i akuzuar në Shqipëri për drogë. Por Poli- cia thekson se nuk ka të dhëna që viktima të ketë pasur precedentë, ndonëse hetimet po kryhen, pasi ekziston mundësia që ai të ketë pasur identitete të ndryshme. Për një periudhë 1- mujore, pesë shqiptarë kanë humbur jetën duke u vrarë në shtetin helen. Por për viktimën e fundit nuk ka të dhëna që ngjarja të ketë pasur si shkak problemati­ka për çështje etnie. Në dhjetor u vra me armë zjarri një 18- vjeçar shqiptar në Greqi. Policia greke bëri të ditur se vrasja e të riut është kryer nga një bashkëkomb­ës i tij, duke përgënjesh­truar lajmin se i riu është ekzekutuar për çështje të karakterit etnik. Marios Isak, me origjinë nga Leskoviku dhe që jetonte në Kavalla, u gjet i pajetë para hyrjes së një pallati në këtë qytet. 18- vjeçari u qëllua me pistoletë pas shpine. Petrit Zifle, 63 vjeç, u vra me armë gjahu në Korfuz më 25 nëntor. Pas krimit, autori hodhi trupin e të moshuarit nga Berati në një kanal. Si të dyshuar për ngjarjen, Policia greke ka arrestuar një 44vjeçar, mbështetës i Agimit të Artë. Dyshohet se gjithçka ka ardhur pas një debati me karakter etnik, mbi pretendime­t territoria­le si dhe për vrasjen e Konstantin­os Kaçifas në Bularat të Gjirokastr­ës. Por vetë i biri i viktimës që jeton në Berat, Xhulio Zifle, mohon një fakt të tillë. Ndërsa nga ana tjetër, dhëndri i viktimës pohon se vrasja ka ndodhur pikërisht pas debatit etnik mes të moshuarit shqiptar dhe mbështetës­it të Agimit të Artë në një lokal të zonës. 44- vjeçari i arrestuar i ka zënë pritë Petrit Zifles, duke e qëlluar me armë gjahu pak orë pas debatit. Përveç 63vjeçarit, edhe dy shqiptarë të tjerë janë vrarë në Greqi pas ngjarjes në Bularat. 39vjeçari Altin Mulla nga Fushë Vërria, Bashkia Delvinë, u vra nga Policia greke mbrëmjen e së mërkurës, më 21 nëntor në zonën e Pogonit, Janinë. Ndërkohë, një tjetër shqiptar ka gjetur vdekjen në burg në rrethana të paqarta. sh. d

 ??  ?? Vendi ku u vra shqiptari në Athinë
Vendi ku u vra shqiptari në Athinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania