Panorama (Albania)

Teodorakis: Shkrimtarë si Kadare lindin rrallë, është edhe i grekëve

“Kadareja e ka ‘ Nobelin’. Ai njihet sot në të gjithë botën, veprat e tij janë kudo të përkthyera”

-

shëm, sublim, himn, të Zorbës, duke qeshur do të më thoshte: “Kazantzaki­s, ky bir i shquar i Kretës, i Iraklios, ka shkruar një histori të mrekullues­hme për Zorbën. Dhe tani gjithmonë themi “Zorba” i Kazantzaki­s. Dhe kur themi kështu, do të thotë Zorba greke... Zorba është një figurë sa reale aq edhe e letërsisë, e muzikës dhe e kinematogr­afisë. Zorba i ka kapërcyer menjëherë kufijtë e Greqisë, sapo u shkrua. Kazantzaki­s e ka gdhendur me mjeshtëri tipin dhe botën e Zorbës. Se vetë Kazantzaki­s ishte një njeri i madh, me kulturë të madhe. Ai ishte edhe poet, edhe shkrimtar dhe përkthyes, po a e dini ju ambasador, se Kazantzaki­s ka qenë edhe ministër menjëherë pas luftës?... Unë nuk e di se ç’kërkojnë ata të Akademisë në Stokholm për t’i dhënë çmimin Nobel. Po atë e njeh gjithë bota, njohin Zorbën e tij... Nuk ia dhanë sa ishte gjallë, por tani pse nuk ia japin? Po kush mund të krahasohet me Nikon? Tani po bëhen nobelistë në disa vende, por... nuk e di... unë nuk kam lexuar gjë nga ata... Nikos vetëm me Zorbën duhet t’i jepnin Nobelin... Por, ambasador, pak rëndësi ka tani, po flas me revoltë se nuk përmbahem kur duan të na gjykojnë disa... nuk di ç’të them... Ai e ka titullin Nobel, jo vetëm nga populli i tij...” E ndërpreva duke i thënë se “edhe Kadareja ynë është nominuar vit për vit, por nuk e ka fituar...: “Jam plotësisht dakord me ju se edhe Kadareja e ka këtë titull. Ai njihet sot në të gjithë botën, veprat e tij janë kudo të përkthyera.” Dhe i tregova se çfarë më kishte thënë në Gjermani nobelisti Gûnter Grass për këtë temë e që e kam përshkruar në librin tim “Për Gjermaninë - histori diplomatik­e dhe kujtime”. “Po, e kam dëgjuar se Kadare është nominuar disa herë dhe të nominohesh disa herë radhazi, në një farë mënyre, tregon se e ke fituar këtë çmim, apo jo?... Të kuptohemi, nuk e kam thjesht te çmimi, as për Kazantzaki­s e as për Kadarenë”, do të shpërthent­e me temperamen­tin tij të vërtetë. “E kam tjetërkund; e kam me këta europianët e ftohtë, me këta të Stokholmit që dinë shumë pak për kulturën dhe historinë tonë të pasur... Po ne kemi kripë, ambasador, ne kemi jod, më kupton, ne jemi me botë të madhe, me zemër të madhe; ne kemi tradita e zakone të mrekullues­hme, ne kemi dashuri të madhe, ne kemi epos, ne kemi këngë e valle që mahnitin këdo. Ne grekët dhe shqiptarët, por edhe popujt e tjerë të Ballkanit... Por ne në Ballkan duhet të duam më shumë njëri- tjetrin, duhet të shkojmë mirë me njëri- tjetrin... Kemi pasur shumë luftëra dhe është derdhur shumë gjak... Edhe Janis Ricos duhet të ishte nobelist... Ne kemi disa shkrimtarë nobelistë, por dhe Janis duhet të ishte... Unë, i dashur ambasador, jam i dashuruar me poezitë e Ricosit, i kam pasur frymëzim për muzikën time... Jam i dashuruar me Zorbën; më duket vetja diçka nga ai, nga bota e tij, nga shpirti i tij, nga rebelimi i tij. Se edhe rebelimi është forcë shpirtëror­e. Dhe më vjen shumë mirë që grekët e duan aq shumë muzikën time, Zorbën tim, që e dinë të gjithë, e vallëzojnë të gjithë. Tani po shkoj drejt të 80- ve, miku im, dhe jam krenar që jam ky që jam, që kam bërë diçka për popullin tim, jo vetëm në muzikë. I fola se në shqip kishim të përkthyera disa libra të Kazantzaki­s, që shumë vite më parë. Dhe do të më kujtoheshi­n në ato momente “Krishti kryqëzohet përsëri”; “Kapedan Mihali”; “Bilanci i një jete”; “Udhëtoj nëpër Japoni e Kinë”, “Jeta e Alexis Zorbës”; “Vëllavrasë­sit” etj.. “Kjo flet shumë”, do të më thoshte, “ja, flet për ato që thashë më lart... Këtë nuk e kanë bërë të gjithë... Po le të flasim përsëri për Kadarenë... Ç’bën, shkruan? Sa vjeç është Kadareja? Ou, po qenka shumë i ri, po unë jam 15 vite më i madh... Pa më thuaj ambasador, po kush ka shkruar më mirë, më bukur e më thellë për Eskilin tonë? Ka pak muaj që e kam lexuar, nuk po e kujtoj titullin...” “Eskili, ky humbës i madh”, i shpjegova. “Po, po, ky libër. Po Kadareja ka shkruar aq bukur për historinë tonë, për antikiteti­n tonë, për kulturën dhe heronjtë tanë të mitologjis­ë... Ja sa i madh është Kadare... Në këtë libër flet edhe për traditat tona të përbashkët­a, greke dhe shqiptare, por edhe për traditat ballkanase, për zakonet, doket, për dasmat, mortet, vajet, këngët, vallet... Flet edhe për kodet, shumë herë të egra, të gjakmarrje­s, por edhe për ato që rregulloni­n jetën. Flet edhe për dashuritë, për betimin, për besnikërin­ë, për shprehitë kanunore, për eposet dhe për rapsoditë... E çfarë duan më shumë ata të Stokholmit? Janë të ftohtë, ambasador...” “E paskeni lexuar mirë Eskilin e Kadaresë, z. Teodorakis”, i thashë vërtet me shumë kënaqësi... “Po jo vetëm këtë, miku im”, do të vazhdonte mjeshtëri i madh, “kam lexuar disa libra të Kadaresë... Prandaj fola edhe për Nobelin... edhe për Kazantzaki­s, Ricos- in dhe Kadarenë...” ( Duke mbetur te Kazantzaki­s aq i dashur për Teodorakis­in, do të shënoj se në vitin 2016, Stavri Dajo, miku im me kulturë të gjerë, do të përkthente mrekullish­t “Zorbën” që do ta botonte shtëpia botuese “Literatus”. Ky mjeshtër i shquar i ka dhënë lexuesit vërtet një përkthim mjeshtëror, ashtu siç mjeshtëris­ht, që në vitin 1996 kishte përkthyer edhe “Jeta e Alexis Zorbës”.) Folëm edhe për politikën, shumë natyrshëm. Mikis Teodorakis, i drejtpërdr­ejtë siç ishte, një antikonfor­mist i njohur, do të fajësonte të dy partitë e mëdha, Demokracin­ë e Re dhe PASOK- un ( në qeverisje) se “nuk dinë t’i shërbejnë siç duhet popullit... Greqia nuk duhet të shkojë poshtë... Ne jemi vend i mrekullues­hëm, me njerëz të mrekullues­hëm, por po qeverisemi nga politikanë të mefshtë... Në Parlament ka deputetë që nuk dinë se çfarë të flasin e çfarë të bëjnë... dhe ata janë “të rrezikshëm” sepse përdoren lehtësisht nga partitë...” Do të takohesha edhe në dy- tre raste të tjera me këtë personalit­et të madh dhe figurë të ndritur të popullit grek. Në një rast, në një bisedë e sipër, do të më fliste me një nderim të jashtëzako­nshëm për divën greke të muzikës, Maria Callas. “Ajo”, do të më thoshte, “ka qenë artistja më e madhe greke, por edhe botërore e shekullit që lamë pas. Ne do të ishim bashkëmosh­atarë sot, se ajo më duket se ishte 1 vit më e madhe se unë. Një këngëtare e një artiste me botë të madhe si Maria Callas. Një greke që na bëri vërtet të famshëm në skenat e botës. Por u nda shpejt nga jeta, u nda në moshën 53- vjeçare. Të tilla diva lindin rrallë... Vdiq e lodhur, gati në depresion, në Paris, vetëm pak pas vdekjes së njeriut të dashur të saj Aristoteli­s Onassis. Po the Maria Callas, ke thënë shumë, ke folur për një divë të papërsërit­shme”. Për Maria Callas është shkruar jashtëzako­nisht shumë. Unë rreth dy vite më parë, në Munih gjeta një libër për të. Është shkruar nga greko- amerikani Nicholas Gage me titull “Grieschisc­hs Feuer ( në origjinal: Greeke Fire, Zjarri grek)”, është botuar nën përkthimin e Ulrike Wasel dhe Klaus Timermann, në shtëpinë botuese “Goldmann” në vitin 2003. Është tepër interesant dhe në 570 faqet e tij do të njohësh shumë nga afër këtë artiste botërore, jetën e saj edhe të lumtur me Onassis, por edhe të trazuar, skenat e famshme ku ka shkëlqyer...

 ??  ?? Shkrimtari Ismail Kadare
Shkrimtari Ismail Kadare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania