Panorama (Albania)

May në Bruksel për Brexit, Kurz: Britania mund të rikthehet në BE

-

Kryeminist­rja britanike, Theresa May, ka mbërritur në Bruksel për të marrë pjesë në samitin europian më të rëndësishë­m të karrierës së saj, ku do të përpiqet të bindë liderët e BE- së që të garantojnë disa pika të paktit të Brexit, për ta shpëtuar atë. Udhëtimi i May në Bruksel bëhet një ditë pasi ajo i mbijetoi votës së mosbesimit brenda partisë konservato­re, pasi garantoi se nuk do të udhëheqë partinë në zgjedhjet e vitit 2022. May u tha gazetarëve në Bruksel se ajo kishte rënë dakord të qëndronte përpara zgjedhjeve të 2022- shit në Mbretërinë e Bashkuar si një kusht për të fituar mbështetje­n tani, për të kryer largimin e vendit nga Evropa Union. “Fokusi im tani është të sigurohem që mund të marr ato garanci për të cilat ne kemi nevojë për të miratuar këtë marrëveshj­e, sepse unë me të vërtetë besoj se është në interesin më të mirë të të dyja palëve, Mbretërisë e Bashkuar dhe BE- së, për të rënë dakord për një marrëveshj­e”. Liderët në BE e kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të negociojnë më për një pakt tashmë të arritur, ndërsa May kërkon kryesisht garanci mbi kufirin doganor me Irlandë dhe nuk do të jetë gjithnjë e varur nga rregullat e BE- së në këtë zonë. Me përm- bajtjen aktuale, pakti i May për Brexit nuk miratohet nga ligjvënësi­t britanikë dhe Britania mund të gjendet në një situatë pa marrëveshj­e me BE- në, me zgjedhje të reja apo me një referendum të ri. Ndërkohë Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit mban presidencë­n aktuale të BE- së, tha mbi spekulimet për mbajtjen e një referendum­i të ri në Britaninë e Madhe, se britanikët janë të mirëpritur nëse duan të qëndrojnë në BE dhe se kjo do të ishte fitore e madhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania