Panorama (Albania)

Tragjedi greke, Olimpiakos eliminon Milanin nga Europa

Penallti inekzisten­te, por Gatuzo tani është në rrezik shkarkimi

-

Në tokën e Perëndive, traditat respektohe­n. Milani në Greqi nuk ka fituar kurrë përveç finaleve të Champions- it, por ato nuk kanë qenë kundër ekipeve helene.

Dje, edhe njëherë kuqezinjtë "dhuruan" një mbrëmje të zezë, e cila kushton eliminimin nga Liga e Europës. Mjafton një humbje, me një gol diferencë, por Gatuzo dhe të tijtë djallosin gjithçka me Olimpiakos­in që fiton 31 dhe kualifikoh­et në turin tjetër, falë golavarazh­it në grup.

NISJA - Agimi i ndeshjes i kishte dhënë sinjalet për kuqezinjtë. Krosim i Sisesë, Guerrero sulmon thellësinë, por gabon sepse nuk sheh Reinan që ka dalë ti zërë rrugën. Milani reagon me Higuainin, që sheh Sanë t'i bllokojë goditjen. Edhe Kutrone ka shansin e tij.

Pjesa e dytë - Fraksioni i dytë nis me grekët që kanë liri, por Fetfasidhi­s nuk përfiton për t'i ndëshkuar. Në minutën e 60- të "Djalli" relaksohet më shumë sesa duhet. Kastijeho hutohet në goditje këndi, Fetfasidhi­s futet në zonë dhe nga goditja e tij "çel" një kros për Sise, të cilit i duhet vetëm të shtyjë topin në portë me kokë. Zapata i pafat në një sulm tjetër grek, kur devijon një goditje të destinuar në fundore. 2- 0 duket sikur fundos "Djallin", por Zapata rregullon situatën duke realizuar një gol, në dukje me peshë kualifikim­i. MAKTH - Grekët nuk dorëzohen dhe vijojnë të sulmojnë me vrull, teksa Laksalt në vend të Kutrones është një përpjekje për të frenuar rit- min vendës. Nuk do të funksionoj­ë kjo lëvizje, sepse 13 minuta nga fundi, arbitri Bastjë sheh një "përqafim" të Abates ndaj Torosidhis­it. Më shumë se fiskal bilbili francez, por kapiten Fortunis nuk do t'ia dijë dhe dërgon në rrjetë topin që vlen kalimin e grupit për helenët. Golavarazh­i ndëshkon kuqezinjtë, ashtu siç në Champions dënoi Interin. Në Greqi e dinë, nëse Athina qan, Sparta nuk është se qesh....

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania