Panorama (Albania)

Seria A, kasacioni vendos: Titulli i 2006- ës i konfirmohe­t Interit

-

Inter- Juventus, titulli i sezonit 2005- 2006, një çështje e mbyllur?! Kësaj pyetjeje që turbullon një histori mllefi mes dy klubeve në fjalë, prej më shumë se një dekade, i është dhënë dje fjala "fund"... Të paktën këtë nënvizon akti dhe përgjigjja e publikuar dje nga seanca finale në Gjykatën e Kasacionit, e cila ka shtyrë apelimin e Juventusit, në lidhje me titullin që iu dhurua në tavolinë zikaltërve. Dhe duke qenë se pas Kasacionit nuk ka asnjë shkallë tjetër gjykimi, kjo histori mbyllet këtu dhe titulli i mbetet Interit.

Ishin kohët e "Calciopoli"- t,

me vendimin e fortë që dërgonte Juventusin edhe në Serinë B, por mbi të gjitha u hiqte bardhezinj­ve titujt e sezonit 2004- 2005 dhe 20052006. I pari anulohet totalisht dhe mbetet pa fitues, ndërsa i dyti i dhurohet në tavolinë Interit, shtyrë edhe nga UEFA, që të paktën për trofeun e 2006- ës duhet t'i jepte me çdo kusht një emër fituesi, pas anulimit ndaj bardhezinj­ve. Dhe në këtë pikë i shkoi Interit, si ndjekësja më e afërt. Nga ajo periudhë, furtuna që ka ngritur kjo çështje, sidomos në muajt e parë post"Calciopoli", ka bërë që beteja jashtë fushe mes Juventusit dhe Interit të vazhdojë në të gjitha selitë kompetente që mund t'i jepnin përgjigje kësaj çështjeje. Nëse Juventusi apelonte me forcë vendimet e kohës, si kundërpërg­jigje nga zikaltrit, konkretish­t nga ishpreside­nti Masimo Morati, vinin thumbimet se mes pesë titujve radhazi të periudhës 2006- 2010, ai i 2006- ës në tavolinë "ishte më i bukuri". Gjithsesi, vitet e fundit urrejtja mes palëve është shuar disi, me Andrea Anjelin që madje sponsorizo­i edhe ishinteris­tin Masimo Morati si kandidatur­ën më të vlefshme për t'u ulur në fronin e Federatës Italiane të Futbollit, por ndërkohë, për argumentin e titullit të sezonit 2005- 2006 Kasacioni i ka vënë një gur varri sipër: "Ky trofe mbetet i Interit". Sigurisht që është paksa e çuditshme që kjo përgjigje erdhi pikërisht në ditën e prezantimi­t të Xhuzepe Marotës tek Interi, duke mbyllur një rreth të gjerë të ngjarjes, por ndërkohë, pas këtij vendimi i pari dhe i vetmi që foli mbi argumentin ishte ish- presidenti i milanezëve, Masimo Morati. "Gjykata e Kasacionit pa gjithçka të rregullt, ndaj konfirmimi i atij titulli për Interin ishte pasoja e drejtë e të gjithave ngjarjeve që kanë ndodhur në atë periudhë. Tani shpresoj që edhe tifozët juventinë të ndërgjegjë­sohen me këtë fakt. Unë kam qenë gjithmonë i bindur se historia nuk do të ndryshonte, ndaj është e kotë që t'i hedhim sërish benzinë zjarrit. Unë dhe Anjeli kemi bërë paqe? E vërteta është që kemi qenë gjithmonë miq, thjesht që kohët e fundit kjo ndjenjë është bërë publike për të gjithë", përfundoi Morati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania