Panorama (Albania)

VENDIMI I QEVERISE

Legalizime­t, familjet që marrin tapitë në 6 qarqe

-

Qeveria vendos ndarjen e lejeve të legalizimi­t për familjet që kanë ndërtuar pa leje në 6 qarqe. Emrat dhe afatet e procedurav­e për marrjen e tapisë

Pas vendimit të Qeverisë, ALUIZNI ka publikuar dje emrat e pronarëve që kompensohe­n. Janë 1130 familje që marrin paratë e kompensimi­t për tokën që iu është zënë nga ndërtimet pa leje.

“Këshilli i Ministrave vendosi kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë e ALUIZNI- t: Tiranë Veri, Elbasan, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Vlorë, Durrës, Tiranë Rurale, Sarandë, Shkodër, Lezhë, Fshatra Turistikë dhe Kamzë Vorë”, thuhet në vendimin e Qeverisë, miratuar këtë të mërkurë. Gazeta boton sot një pjesë të përfituesv­e për të vijuar edhe nesër. Fondi për kompensimi­n e këtyre familjeve kap vlerën e rreth 802 milionë lekëve ose rreth 8 milionë dollarë dhe do të ndahet nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Bashkangji­tur me këtë listë janë edhe emrat e 300 familjeve që iu është miratuar kalimi i pronësisë duke i hapur rrugë në këtë mënyrë pajisjes së tyre me tapi.

NDARJA E PARAVE

Nga verifikime­t e bëra rezulton se për një pjesë të pasurive për të cilat bëhet kalimi i pronësisë, ka konflikt ose mbivendosj­e. Vendimi parashikon që ndarja e parave të mos bëhet menjëherë për familjet përfituese, por të zgjidhet më parë çështja në rrugë gjyqësore. Kur gjykata të thotë fjalën e fun- dit, atëherë të bëhet edhe kalimi i fondit për pronarët që preken nga këto problemati­ka.

FONDI

Në fazën e parë, pronarët e shpronësua­r për efekt të procesit legalizues marrin 70 për qind të vlerës së kompensimi­t. Ligji i ri i Kadastrës, që pritet të miratohet brenda këtij viti, parashikon që 50 e fondit të arkëtuar nga legalizimi i ndërtimeve informale dhe jo 70 për qind sa është aktualisht, të shkojë për pronarët e truallit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania