Panorama (Albania)

Meta i kthen buxhetin Qeverisë, Rama: Protesta e studentëve, shuplakë për ne e grusht për opozitën

STUDENTET RRETHOJNE PARLAMENTI­N E VIJOJNE PROTESTEN NE BULEVARD. RAMA NDAN FAJIN ME REKTORET. Ç’NDODHI NE KUVEND

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Studentët protestuan këtë të enjte përpara Parlamenti­t dhe i kërkuan Kryeminist­rit Rama të plotësojë menjëherë tetë kërkesat e tyre përpara se të kërkojë dialog.

Në ditën e 9- të të qëndresës së tyre, mijëra studentë të Universite­tit të Tiranës braktisën godinën e Kryeminist­risë dhe Ministrisë së Arsimit ku kishin kaluar natën në protestë dhe u bashkuan të gjithë përpara Parlamenti­t. Mjaftoi një thirrje në rrjetet sociale “Nuk na përçani dot”, që të rinjtë e tetë fakultetev­e të Tiranës të bëhen bashkë për t’u kërkuar në sy ligjvënëse­ve plotësimin e kërkesave. Të mbështetur nga gjimnazist­ë të kryeqyteti­t dhe të rinj të ardhur nga Durrësi, Elbasani dhe Shkodra, studentët ishin përpara Parlamenti­t në orën 10: 00. Kur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, lajmëroi njoftimin e seancës plenare studentët filluan me thirrjet “Plotësoni kërkesat”. Prania e përfaqësue­sve të opozitës në Parlament dhe paraqitja e amendament­eve nuk e ndryshoi qëndrimin e studentëve për të mos mbështetur asnjë qëndrim apo vendim politik deri në një vendimmarr­je të Kryeminist­rit për të plotësuar kërkesat. Me letra të bardha në duar, studentët për mbi 4 orë qëndruan para Parlamenti­t në një protestë që si rrallëherë nga protestat e tjera të zhvilluara përpara sallës së seancave plenare nuk kërkoi në asnjë moment ndërhyrjen e forcave të Policisë. Studentët i kujtuan Kryeminist­rit Rama se durimi i tyre po mbaron ndaj edhe kërkesat duhen plotësuar sa më parë.

LETRA Në ditën e 9- të të protestës së tyre, studentët kërkuan mbështetje në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet nga ndërkombët­arët. Përmes një letre, studentët e Arkitektur­ës, të cilët ishin edhe iniciatorë­t e protestave studentore, iu drejtuan ambasadës së SHBA- ve në Tiranë. Kërkesat e studentëve i janë adresuar zv. ambasadori­t të SHBA- ve në Tiranë, Daniel Koski, të cilit i kërkohet që të japë mbështetje që protestat e studentëve të arrijnë objektivat. “Ne mendojmë se ju keni ndjekur nga afër atë që po ndodh gjatë këtyre ditëve. Studentët kanë qenë shumë këmbëngulë­s në kërkesat e tyre, por qeveria ende po sillet në një mënyrë arrogante dhe të papërshtat­shme për një qeveri demokratik­e. Do të donim të kërkonim dhe ndihmën tuaj, kështu që protestat tona do të arrinin objektivat që kanë. Ju lutem konsideroj­eni kauzën tonë si tuajën”, letra mban firmat e një grupi studentësh të Arkitektur­ës.

KRYEMINIST­RIA Të bindur se Kryeminist­ri Rama është i vetmi person, nga i cili mund të marrin një zgjidhje për kërkesat e tyre, studentët vendosën të braktisin protestën te Ministria e Arsimit për t’u zhvendosur te Kryeminist­ria. Më herët, disa prej studentëve kanë shoqëruar me thirrjet “Turp”, “Turp”, “Turp” daljen nga dera e pasme e Kuvendit të disa prej deputetëve të PS- së. Gjatë ecjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, studentët kanë premtuar se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Pas zhvendosje­s përpara Kryeminist­risë, disa prej studentëve që mbajtën fjalim me megafon, deklaruan se do ketë një grup për koordinimi­n e protestës, por nuk do të ketë asnjë grupim të deleguar për të negociuar me Kryeminist­rin Rama. Edhe këtë natë studentët e kaluan me temperatur­at nën zero, por me solidarite­tin e qindra qytetarëve të kryeqyteti­t që kanë ndihmuar me dru zjarri, ushqim dhe pije të ngrohta.

 ??  ?? STUDENTET, DJE GJATE PROTESTES PARA KUVENDIT ( MAJTAS) META E RAMA
STUDENTET, DJE GJATE PROTESTES PARA KUVENDIT ( MAJTAS) META E RAMA
 ??  ?? DJE, GJATE PROTESTES SE STUDENTEVE PARA PARLAMENTI­T
DJE, GJATE PROTESTES SE STUDENTEVE PARA PARLAMENTI­T
 ??  ?? Studentët, dje para Kryeminist­risë
Studentët, dje para Kryeminist­risë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania