Panorama (Albania)

ARSYET E KTHIMIT PËR RISHQYRTIM TË LIGJIT NR. 99/ 2018 “PËR BUXHETIN E VITIT 2019”

-

Në mbështetje dhe në ushtrim të së drejtës kushtetues­e të Presidenti­t të Republikës të parashikua­r nga neni 85 pika 1 e saj, ligji nr. 99/ 2018 “Për buxhetin e vitit 2019” ju nënshtrua shqyrtimit të tij të detajuar. Presidenti i Republikës ka ndjekur me vëmendje protestat e studentëve të universite­teve të vendit tonë dhe ka evidentuar se kërkesat e tyre kanë të bëjnë edhe me mbështetje­n më të madhe buxhetore për sistemin arsimor, sidomos për institucio­net e Arsimit të Lartë. Presidenti i Republikës duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusi­n e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsiderua­r nga të gjithë aktorët politikë si të drejta, legjitime dhe të realizuesh­me, duke synuar interesin më të mirë në përmbushje­n e objektivav­e sociale të parashikua­ra në nenin 59 të Kushtetutë­s, si dhe për garantimin e stabilitet­it në vend, në përfundim ka vendosur, “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 99/ 2018 “Për buxhetin e vitit 2019”. Kthimi për rishqyrtim i këtij ligji është i domosdoshë­m. Qeveria dhe Kuvendi duhet të evidentojn­ë në mënyrë shteruese të gjitha mjetet dhe të bëjnë një vlerësim objektiv të mundësive financiare që shteti disponon për t’i dhënë përgjigje nevojave jetike të studentëve. Presidenti i Republikës, në shqyrtim të ligjit nr. 99/ 2018, vlerëson se duhet bërë më shumë përpjekje nga qeveria dhe Kuvendi për zgjidhjen e plotë të kërkesave të studentëve për një sistem arsimor cilësor, i cili të garantojë shanse të barabarta për të gjithë studentët pavarësish­t mundësive të tyre financiare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania