Panorama (Albania)

Basha, ultimatum Ramës: Ik nga karrigia deri më 15 shkurt

Mesazhi për ndërkombët­arët: Ua kam thënë në anglisht, po ua përsëris në shqip: Ç'punë keni me Kodin? S'është çështje letrash

-

Partia Demokratik­e i ka vendosur një ultimatum Kryeminist­rit Rama, 10 ditë përpara protestës së 16 shkurtit.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, kërkoi nga kreu i qeverisë Rama që deri më 15 shkurt t'i japë një zgjidhje krizës politike në vend ose ndryshe do të jenë vetë shqiptarët ata që do ta largojnë nga karrigia. Qëndrimin e tij, Basha e mbajti gjatë protestës së Unazës së Re, ku banorët e zonës së Astirit kërkuan sërish anulimin e projektit të qeverisë. "Më 16 shkurt vendi juaj nuk do të jetë këtu, por do të jetë atje, në shesh, në ballë të protestës qytetare dhe se në 16 shkurt nuk është koha më për fjalë, sepse fjalët janë thënë, të vërtetat kanë dalë. Deri më 15 shkurt, Edi Rama ka kohë t'i japë zgjidhje politike krizës, duke u larguar vetë. Më 16 shkurt, koha për fjalë ka mbaruar, do të dëgjohet vetëm zëri juaj, do të veprojë vetëm vullneti juaj, vullneti i qytetarëve dhe asgjë tjetër përveç zërit dhe vullnetit tuaj nuk do të kumbojë e nuk do të veprojë prej 16 shkurtit. Deri më 15 shkurt të largohet nga karrigia, që i kanë falur kriminelët, t'i hapë rrugë zgjidhjes politike, qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshm­e, Parlament të qytetarëve, qeveri të qytetarëve, përndryshe, prej 16 shkurtit e tutje ka vetëm një forcë që vendos, ajo forcë që vendosi këtu, forca e qytetarëve të bashkuar, forca e sovranit të bashkuar. Më 16 shkurt mbarojnë fjalët, mbaron koha për fjalët e politikës dhe është koha e zërit të qytetarëve të bashkuar", tha Basha.

KODI Në një tjetër takim të zhvilluar me banorët e Vorës, ku bëri ftesë për pjesëmarrj­e masive në protestën e 16 shkurtit, Basha dha një mesazh edhe për ndërkombët­arët që insistojnë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kreu i opozitës kujtoi se në Shqipëri problem është kapja e procesit të drejtësisë dhe atij zgjedhor nga qeveria dhe jo ligjet, pas, i sipas Bashës, s'është çështje letrash. "Me gjithë këto të zeza që kanë ndodhur, normalisht në Europë do të kishte pasur dy përgjigje. Përgjigja e parë do të kishte qenë vota, e cila do ta kishte shkarkuar Edi Ramën. Por kjo nuk ndodhi dhe e patë te ' Zëri i Amerikës' se çfarë ndodh me votën e shqiptarëv­e dhe ajo është vetëm maja e ajsbergut. Në vetëm disa minuta ka dalë se janë manipuluar dhe vjedhur votat në katër qarqet e vendit. Pra, procesi politik dhe elektoral është bllokuar. Na thonë ' miratoni Kodin Elektoral'. U them, miq të dashur, ua kam thënë edhe në anglisht, por sot po ua përsëris në shqip: Ç'punë keni me Kodin? Po të zbatohet ky Kod Elektoral siç është, po të zbatohet ky Kod Penal siç është sot, Vangjush Dako, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe vetë Edi Rama duhet të ishin para drejtësisë dhe prapa hekurave. Pra, nuk është çështje kodi, nuk është çështje letrash, është çështje e zbatimit të ligjit. Ky ligj nuk zbatohet sepse Prokuroria është mashë e Edi Ramës. Mashë e krimit në rrugë dhe krimit në qeveri", u shpreh kreu i PD- së.

 ??  ?? Basha, dje në Vorë
Basha, dje në Vorë
 ??  ?? Basha gjatë takimit me banorët e Vorës
Basha gjatë takimit me banorët e Vorës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania