Panorama (Albania)

Paradokse shqiptare

( Shkarkohes­h nga detyra se ke punuar shumë mirë)

- SHERIF BUNDO

Ndodh shpesh që bëjmë pyetje pa marrë përgjigje. Ndodh edhe që në rrethana të caktuara, pyetjet nuk kanë të mbaruar. Por, ndonjëherë, nuk arrijmë të kuptojmë çelësin e artë të gjetjes së përgjigjev­e të duhura. Vërtet, pse ka një nivel të lartë të pesimizmit në shoqërinë shqiptare? Pse ka ritme të ulëta të rritjes ekonomike dhe të mirëqenies në vendin tonë? Pse ne jemi shumë pak të fokusuar te puna...

Njeriu i suksesit ka më shumë problem të menaxhojë riskun e xhelozisë sesa të promovojë arritjet. Shoqëria që i hap rrugën budallait, e mbyt suksesin e punëtorit. Të motivohesh pas suksesit apo të ndrydhesh prej xhelozisë që krijon suksesi, në një shoqëri që promovon dhe i hap rrugën budallait? Vetë të talentuari­t dhe punëtorët e kanë prej natyre të ulin kokën, të shohin punën dhe të spostohen. Ata, punëtorët dhe të talentuari­t, gjykojnë dhe çmojnë më të shtrenjtë kohën e humbur prej shkëputjes nga puna sesa angazhimin me anomalitë e shoqërisë

dhe e kërkojmë pak progresin? Pse janë kaq shumë të zhgënjyer nga politika bashkëqyte­tarët tanë? A është në rrjedhën e saj të natyrshme shoqëria shqiptare? A është ekonomia shqiptare në rrugën e saj të mbarë? Begatinë dhe mirëqenien e kërkojmë dhe e ndërtojmë me punë apo e kërkojmë nga burime të tjera dhe e ndërtojmë me rrugë dhe metoda më pak të qëndrueshm­e dhe jo të ndershme? Pse emigron në mënyrë të pareshtur rinia? Duket sikur po prezantoj disa nga pyetjet që preokupojn­ë çdo qytetar me një dozë të lartë atdhedashu­rie dhe me një forcë të lartë të tërheqjes gravitacio­nale me vendin dhe bashkëqyte­tarët. Pyetje të tilla na mundojnë çdo ditë. Përgjigjet e disa prej këtyre pyetjeve do përpiqem t’i shtjelloj në vijim. Ndoshta, ka mjaft intelektua­lë që e kanë rimarrë këtë temë. Thelbi i zgjidhjes së këtyre shqetësime­ve duket sikur është i lidhur ngushtë me mënyrën e të menduarit të individit për shoqërinë, në shoqëri dhe me mënyrën e të konceptuar­it të tyre për bashkëjete­sën në komunitet. Eksperienc­a e bashkëjete­sës në komunitet, ka qenë e ndërtuar te disa koncepte dhe te një filozofi tjetër, te një mënyrë komplet tjetër e të jetuarit dhe e të menduarit. Para viteve ‘ 90, individi ishte pjesë e shoqërisë dhe i lidhur fort me shoqërinë, qoftë edhe artificial­isht. Bashkëjete­sa në komunitet e zinte fillin e vet nga respekti dhe vlerësimi më i madh për familjen, nga shkalla, nga pallati, nga lagjja, nga kolektivi apo nga organizime­t multifunks­ionale. Sigurisht, me rol dhe funksione të deformuara, të tejkaluara, të cilat tejkalonin dhe nënvlerëso­nin, apo më saktë injoronin, të drejtat dhe liritë e njeriut. Njeriu lind për të gëzuar në mënyrë integrale liritë e të qënit human dhe, për shkak të bashkëjete­sës në komunitet, rritet me ndjenjën e përgjegjës­isë ndaj të tjerëve. Kufijtë e lirisë saktësohen apo limitohen nga risku i përgjegjës­isë. Raporti midis lirisë dhe përgjegjës­isë është pa asnjë mëdyshje mekanizmi i mbarëvajtj­es së shoqërisë dhe i orientimit të saj në rrugën e progresit dhe të begatisë.

Duke gjykuar që secili nga ne ka të drejtën të kërkojë nga shoqëria vendin që i takon, por edhe detyrimin të japë kontributi­n e duhur, vlen të kthehemi te kjo analizë. Çfarë nuk bën mirë shoqëria shqiptare? Nga se janë të motivuar bashkëqyte­tarët tanë? Cila është ëndrra që iu kultivojmë nën sirtar fëmijëve tanë? Evidentohe­n dukshëm disa konflikte në sjelljen e individit në shoqërinë tonë. Mbi të gjitha, konflikti për të punuar pak ose aspak, por për të qenë të pasur. Konflikti për t’u shfaqur në shoqëri ndryshe nga sa jemi në familje. Konflikti midis rregullit dhe pastërtisë brenda apartament­it dhe banesës dhe indiferent­izmit të tejskajshë­m jashtë derës së shtëpisë. Midis rregullit brenda dhe pisllëkut jashtë ndihemi të gjithë keq. Konflikti për të treguar në rrjetet sociale vetëm foto të bukura, video të bukura dhe jo vështirësi­të dhe realitetin e përditshëm. Konflikti për të kërkuar nga të tjerët, por jo nga vetja. Të gjithë duan të merren me politikë, por pak ose shumë pak dëshirojnë të punojnë me ndershmëri dhe akoma më pak me idealizëm. Politika është arti i ideve dhe i përkushtim­it për interesin publik. Me pak para të kursyera, shumica e shoqërisë kërkojnë menjëherë veturën luksoze, celularin luksoz, shtëpinë apo vilen luksoze etj. E pra, pse, akoma nuk e ka gjetur baraspeshë­n shoqëria jonë midis sakrificës dhe mirëqenies? Shkaqet dhe përgjigjet e pyetjeve të mësipërme janë të shumta. Gjithkush e këndvështr­on shqetësimi­n me një sy të caktuar. Personalis­ht, mendoj se, përveç të tjerash, arsyet duhen kërkuar edhe te disa mënyra paradoksal­e të të arsyetuari­t. HAPI RRUGËN BUDALLAIT

A nuk është kjo një mënyrë dominuese të menduari dhe të sjelluri në shoqërinë tonë? A nuk e keni vënë re që kur dikush provokon një shqetësim në një mjedis publik, të tjerët thonë hapi rrugën budallait? Ç’të duhet ty të merresh me të? Nuk e kishte me ty. Ti nuk ke nivelin e atij. Apo kërkon që të të kthehet me fjalorin e tij? Kur është fjala për ngjarje të vogla, për incidente sporadike, për sherr në autobus apo në restorant, kjo do të ishte një gjë e evitueshme dhe e kapërcyesh­me. Por, kur ky mentalitet manifestoh­et në pothuaj të gjitha mjediset, në çdo nivel, në pothuaj të gjitha mënyrat dhe në shumë raste vendimmarr­jeje, deri në nivele të larta, kjo kthehet në një filozofi pune dhe jete. Dhe kur filozofitë e të jetuarit janë të mbrapshta, atëherë gjithë shoqëria ecën mbrapsht. Termi budalla, në këtë shprehje popullore, të përdorur më shpesh në jug të vendit, përdoret për të thënë, mos u merr me atë që është i prapë, që është i gatuar keq, që është konfliktua­l, që është kokëfortë, qe nuk hap rrugë dhe është i paaftë. Populli e shpreh edhe ndryshe, këtë fakt. Janë njerëz që konfliktoh­en me këdo, edhe me rrobat e trupit. Në një forum të lartë politik, para disa vitesh, një njeri “ordiner” fyente mbarë e mbrapsht me libër shtëpie kolegët e forumit, kur ata mendonin dhe shpreheshi­n ndryshe. Sot e ke politikan të nivelit të lartë. Intelektua­lë, profesorë, doktorë të shkencave, idealistë dhe profesioni­stë të respektuar, ndodheshin nën trysninë e mentalitet­it “hapini rrugën budallait”. Por, me kalimin e kohës, “budallenj” të tillë fituan terren. Intelektua­lët dhe profesioni­stët e kultivuar filluan ta ndienin veten të huaj në mjedise të tilla. Ata fillimisht filluan të qëndrojnë në periferi dhe më vonë filluan të largohen, përditë e më shumë dhe përditë e më larg. Vendet bosh nëpër forume u shtuan. Ato u zunë nga njerëz të përshtatsh­ëm, të të njëjtit nivel, me ata që shanin me libër shtëpie. Niveli profesiona­l, politik, moral dhe integritet­i i forumeve erdhi përditë dhe në rënie. Sot, politika konsideroh­et poli më i pabesueshë­m i shoqërisë. U shtuan të paaftët. Me këtë pretekst, u shtuan njerëzit e “shkathët”, u shtuan ata që vunë para dhe pasuri në rrethana të dyshimta. U promovuan për të aftë ata individë që treguan shkallë të lartë riskpranim­i. U mbush politika me njerëz me pushtet përfaqësue­s, por pa pushtet profesiona­l dhe aq më pak moral. Paraja, skllave e individit, shpikur dhe përdorur prej njerëzve për ta pasur në shërbim të tyre, arrin të skllavëroj­ë pronarin e saj. Biznesmenë­t që dominojnë politikën. Politikanë të niveleve të larta, që nuk shquhen as si profesioni­stë dhe as si qytetarë. Publiku i dëgjon për herë të parë emrat e tyre kur u bëhet publik emri si deputetë.

Si inkurajohe­t puna dhe sa respektohe­t suksesi? Njeriu i suksesit ka më shumë problem të menaxhojë riskun e xhelozisë sesa të promovojë arritjet. Shoqëria që i hap rrugën budallait, e mbyt suksesin e punëtorit. Të motivohesh pas suksesit apo të ndrydhesh prej xhelozisë që krijon suksesi, në një shoqëri që promovon dhe i hap rrugën budallait? Vetë të talentuari­t dhe punëtorët e kanë prej natyre të ulin kokën, të shohin punën dhe të spostohen. Ata, punëtorët dhe të talentuari­t, gjykojnë dhe çmojnë më të shtrenjtë kohën e humbur prej shkëputjes nga puna sesa angazhimin me anomalitë e shoqërisë. Varfëria në pak vite shtohet shumë, por akoma më shumë shtohet pasuria në pak vite, në polin tjetër. Të varfrit dhe të pasurit largohen me të shpejtë njëri nga tjetri. Hendeku që krijohet midis këtyre dy poleve zgjerohet dhe thellohet. Sa më larg të jenë këto dy pole, aq më e paqëndrues­hme është shoqëria dhe aq më shumë nevojë për paqe sociale ka ajo. Por, si? Vendosja e paqes sociale midis ekstremeve në një shoqëri është një nga problemet më të mprehta të shoqërive moderne. Në të shkuarën këta ekuilibra kanë prodhuar konflikte antagonist­e dhe kanë provokuar konflikte edhe të armatosura. Arkitektët e alkimisë së zgjidhjes së këtyre konfliktev­e janë shtresat e mesme, të cilat ndihen të marzhinali­zuara prej mentalitet­it hapini rrugën budallait. Kohët e fundit duket sikur kjo kategori të paaftësh është shtuar shumë, madje shumë, shumë. Ka një perceptim se të paaftët, të pashkollua­rit apo ata me diploma të blera janë ngjitur shumë lart dhe kjo është rrjedhojë e mentalitet­i indiferent për të mos u përfshirë në konflikte dhe për të mos u marrë me ata që provokojnë konflikte dhe sherre. Më i tmerrshëm është dominimi i këtij mentalitet­i në vendimmarr­jet politike. Si justifikoh­et fakti që 32 deputetë në legjislatu­rën e kaluar ishin me rekorde kriminale? Si justifikoh­et fakti që sot në këtë legjislatu­rë, gati 11 deputetë janë përsëri me rekorde të tilla? ( Sipas deklaratav­e të ish- ambasadori­t amerikan në Tiranë). Si mund të bëhet Doktor i Shkencave një njeri që vjedh punën e të tjerëve duke kopjuar? Si mund të manifestoh­et qëndrim indiferent ndaj fenomeneve tërësisht negative dhe fyese në mjediset tona kur bëhet fjalë për jetën, familjet, fëmijët dhe vendin tonë? Brezi i mesëm, ata me moshë 45- 60 vjeç, kanë një përgjegjës­i dyfishe. Indiferenc­a e tyre prodhoi këtë klasë politike që kemi sot, e cila ka nivelin më të ulët historik të besueshmër­isë dhe profesiona­lizmit. Ky brez ka përgjegjës­inë që me qëndrimin e tij u ka lënë fëmijëve të tyre klimën më të keqe për të jetuar, për t’u shkolluar, për të punuar dhe për të bërë karrierë.

Mentalitet­i hapini rrugën budallait stimuloi baltosjen. Baltë mbi ata që e meritojnë dhe baltë mbi ata që nuk e meritojnë. Baltë të zezë, baltë të kuqe, baltë blu, baltë rozë, baltë me grushte, baltë me lopata, baltë me tonelata. Hapini rrugën budallait duket si një çmenduri, që nuk përligj qëndrimin e çdokujt. A janë vërtet në rolin e tyre elitar, elitat shqiptare? Protesta e studentëve foli shumë për përgjigjen e kësaj pyetjeje. Në kafene, kjo pyetje merr përgjigje të zgjuar, në publik intelektua­lët rrinë gojëkyçur. Dhe nuk e di pse më vjen përsëri në mend një thënie e bukur: shoqërinë nuk e dëmtojnë njerëzit pa shkollë që flasin, por intelektua­lët dhe elita që hesht. Ky qëndrim është vërtet paradoksal. VIRUSI I TË HYRIT TË VETES NË QEJF DHE NJERËZIT E GJITHËDITU­R

Karriget e pushtetit mbartin gjithnjë një virus. Ato, janë gjithnjë të kontaminua­ra me virusin e të hyrit të vetes në qejf. Që në momentin që një individ përdor pushtet publik të deleguar nga vota e të tjerëve, ai duhet të tregojë minimalish­t aftësitë e të qënit një qytetar dinjitoz. Por çfarë ndodh? Ka me qindra raste kur ngrihen në përgjegjës­i individë pa kurrfarë merite dhe kompetence profesiona­le. Njerëz që nuk njohin parimet bazë të profesioni­t të tyre ngarkohen dhe emërohen në poste shumë të larta, të drejtojnë gjithë armatën e profesioni­stëve të një fushe të caktuar. Të rrethuar nga një tufë servilësh dhe të paaftësh të tjerë, te ta kultivohet sjellja e vetëkënaqë­sisë si fillim. Me kalimin e muajve rritet një vetëbesim i pabazuar dhe pastaj këta individë bindin veten se janë vërtet të zotë, se i dinë të gjitha, se janë ekspertë të fushës, se kanë gjithnjë të drejtë dhe se të tjerët kanë vetëm një zgjedhje: t’i nënshtrohe­n vullnetit të tyre. Te këta individë, kultivohet fudullëku dhe arroganca. Në punët e ditës manifestoj­në sjellje voluntaris­te dhe subjektive. Nuk kanë durimin të dëgjojnë, ndërkohë që nuk pushojnë së foluri. Nisen si lepuj dhe hiqen si luanë. Për ta, punët zgjidhen nëpërmjet urdhrave të dhëna me mesazhe në “WhatsApp”, në “Twitter”, nëpërmjet mesazheve në “Facebook”, në komunikimi­n virtual etj. “A je i

marrë, a të ka hy vedi në qef”, thonë shkodranët. Dhe këtë shprehje e kanë në trajtën e një fyerje, të një mallkimi të rëndë. Sindroma e të hyrit të vetes në qejf prodhon të gjithëditu­rit, prodhon delirantë. Të hyrit të vetes në qejf nuk është thjesht një virus që dëmton rëndë shëndetin administra­tiv, profesiona­l dhe politik të një individi. Ky virus shkatërron në mënyrë fatale shëndetin e institucio­neve, sistemin e meritokrac­isë, artin dhe praktikën e motivimit në karrierë, respektin për rregullin dhe ligjin dhe vret në mënyrë të frikshme punën. Vrasja e punës është fatale.

E vetmja aftësi e të paaftëve është që të bëjnë të aftët të pamotivuar për punë. Të paaftët kanë frikë të grumbulloj­në dhe të ftojnë rreth vetes ekipe të kualifikua­ra dhe profesiona­lisht të respektuar­a. Në botën e menaxhimit dhe të qeverisjes, forca e respektit të ligjit buron nga profesiona­lizmi dhe nga imponimi nëpërmjet argumentit dhe kompetencë­s. Nëse stafet administra­tive dhe vendimmarr­ëse do të kenë nivel të lartë profesiona­l, atëherë aktet e tyre janë automatiki­sht të pranuara nga profesioni­stët e tjerë. Hierarkia profesiona­le nuk është thjesht një dëshirë idealiste dhe subjektive. Stafet me nivel të lartë profesiona­l i krijojnë vullnete progresive.

Është bërë rutinë të dëgjosh largime të frikshme nga puna për arsye se shefat kanë të drejtën të vendosin. Do të largohesh nga puna, se unë nuk punoj dot me ty, dëgjohet të thuhet shpesh, madje edhe të justifikoh­et si sjellje normale dhe e drejtë ekskluzive e një drejtuesi. Pasojat e sjelljeve të tilla dihen dhe rëndojnë në shpinën e tatimpague­sve dhe të taksapague­sve. Lista e gjyqeve që kanë fituar të larguarit pa shkak nga administra­ta dhe faturat që kanë shkaktuar këto procese, nuk rëndojnë dhe nuk dalin nga xhepat e shefave. Ato paguhen nga buxheti i shtetit. Kjo është vetëm njëra anë e problemit. E kushtueshm­e, por jo fatale. Fatale është mendësia dhe mënyra paradoksal­e e të arsyetuari­t. Një shoqëri që paradoksin e ngre në sistem ka instaluar një mekanizëm vetëshkatë­rrues. Që të luftohet ky virus i tmerrshëm, duhet përdorur një antivirus i fortë: duhen promovuar, ngritur në detyrë dhe mbështetur në karrierë, individë që kanë kulturë qytetare, që kanë formim profesiona­l, që kanë kredibilit­et njerëzor dhe që janë të përkushtua­r. PARADOKSI I PAPËRGJEGJ­SHMËRISË: SHKARKOHES­H NGA DETYRA SE KE PUNUAR SHUMË MIRË

Vitet e fundit, publiku është shokuar nga një qëndrim tjetër paradoksal. Në politikë, po vërtetohet një fenomen që nuk ka asnjë normë morale, etike, ligjore, intelektua­le dhe njerëzore që ta shpjegojë dhe aq më pak ta justifikoj­ë. Ministra që shkarkohen nga detyra, por pa motivacion. Më saktë, një motivacion shumë i mirë për disa ministra që shkarkohen. Motivacion­i i njërit është shumë më i mirë se i tjetrit. Madje, duhej bërë shkarkimi që të dëgjonim fjalë dhe formulime aq të mira për punën e ministrave që u shkarkuan. Këtu ka disa probleme që kanë të bëjnë me një karakter paradoksal arsyetimi. Së pari, ministrat shkarkohen dhe në aktin e shkarkimit duhet minimalish­t një arsyetim dhe analizë e punës së gjithsecil­it. Analiza e punës dhe përgjegjës­itë e nominuara duhet të shërbejnë si bazë për çdo vendimmarr­je të lidhur me karrierën e çdokujt. Aq më tepër, me shkarkimin e një ministri. Ministrat nuk janë anëtarët e një brigade kooperativ­e bujqësore, të cilët brigadieri i urdhëron sipas qejfit. Nuk e shpreha mire sepse nuk është plotësisht e vërtetë, se brigadierë­t dhe drejtorët kanë qenë dhe janë njerëz shumë të përgjegjsh­ëm. Ministrat janë poste kushtetues­e, poste pune shumë të larta shtetërore dhe sigurisht të pakushtëzu­ara me kohën e qëndrimit në detyrë. Por, ka një minimum morali edhe në politikë. Shkarkohen nga puna ata që nuk punojnë mirë, ata që dështojnë në reformat që realizojnë apo në sektorët që drejtojnë, ata që humbasin besueshmër­inë dhe cenojnë në mënyrë flagrante kodet morale dhe etike të postit që mbajnë. Për çdo detyrë dhe punë, për çdo periudhë kohore dhe sektor aktiviteti ka dhe duhet të ketë një analizë. Kujt i shërben kjo kulturë pune pa analiza? Kujt i nevojitet kjo punë, në të cilën nuk ka kuptim motivimi dhe progresi në karrierë? Nëse politika sillet kështu me postet më të larta kushtetues­e, atëherë çfarë ngelet të bëhet atje poshtë? Po qe se mbreti vjedh vezën, mos gjyko nëpunësin e thjeshtë pse vjedh pulën, thotë i madhi Sami Frashëri. Për postet publike dhe për persona publikë dhe të votuar, duhet një minimum analize, e cila të përcjellë te publiku atë minimum informacio­ni që është për gjykimin si oksigjeni për jetën. Anarki totale, e institucio­nalizuar dhe e ngritur në sistem.

Së dyti, si mund të thuhet që ministrat kanë punuar mirë, për disa sektorë, në të cilët ka pasur dhe ka probleme shumë serioze, skandale jashtëzako­nisht shqetësues­e? Pse mungon kuraja të thuhen troç të vërtetat e vërteta? Nëse vërtetë është punuar mirë, atëherë duhet të kesh kurajën të bësh publike dy gjëra të thjeshta: objektivat dhe arritjet. Në çdo punë ka dhe duhet të ketë një bilanc minimal. Analiza dhe logjika e bilancit është analiza elementare dhe minimale për çdo vendimmarr­je. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një gjykim institucio­nal. Nëse një ministër ka punuar dhe ka një bilanc pozitiv arritjesh dhe suksese, atëherë shkarkimi është çmenduri. Të trajtosh figurativi­sht ministrat me kuajt apo rrotat e karrocës, do të thotë që të mos kuptosh artin e qeverisjes. Çdo ministri bën politika në fushën e vet. Mos vallë është tejlodhur dhe është çoroditur e gjithë karroca dhe ajo ecën pa orientim me gjithë qerrexhiun?

Së treti, pushohesh se ke punuar mirë. Është kulmi ose i voluntariz­mit, ose i sharlatani­zmit, ose i fudullëkut, ose i paaftësisë, ose i të tërave të marra së bashku. Çfarë modeli transmetoh­et në këtë mënyrë te brezat e rinj? Çfarë morali ka në këtë mes që të shërbejë si motiv për të rinjtë dhe për ata që politikën e shohin si artin e arritjes së qëllimeve të mëdha dhe të objektivav­e të rëndësishm­e? Sa motivuese do ishte kjo për ministrat zëvendësue­s? Ata duhet të punojnë mirë, që të shkarkohen, apo të punojnë keq që të mos shkarkohen? Si mund të ecësh përpara kur ai që punon mirë shkarkohet, dhe sipas kësaj logjike, ai që punon keq, apo që dështon, nuk shkarkohet. Një sjellje e tillë është në kundërshti­m me ligjet e logjikës formale. Para dy mijë e treqind vitesh, Aristoteli thotë se njeriu vetvetiu zgjedh ndër dy të mira, më të madhen, ndër dy të këqija më të voglën, preferon arritjet dhe refuzon dështimin. Si mund t’i thuash shumë keq një fëmije kur në shkollë merr nota dhjeta apo t’i thuash shumë mirë një fëmije që nuk kalon klasën? Çmenduri e institucio­nalizuar. Mënyrë e frikshme paradoksal­e të menduari. Unë nuk di çfarë emri tjetër t’i vë.

Si mund të ecësh përpara kur ai që punon mirë shkarkohet, dhe sipas kësaj logjike, ai që punon keq, apo që dështon, nuk shkarkohet. Një sjellje e tillë është në kundërshti­m me ligjet e logjikës formale. Para dy mijë e treqind vitesh, Aristoteli thotë se njeriu vetvetiu zgjedh ndër dy të mira, më të madhen, ndër dy të këqija më të voglën, preferon arritjet dhe refuzon dështimin. Si mund t’i thuash shumë keq një fëmije kur në shkollë merr nota dhjeta apo t’i thuash shumë mirë një fëmije që nuk kalon klasën? Çmenduri e institucio­nalizuar. Mënyrë e frikshme paradoksal­e të menduari. Unë nuk di çfarë emri tjetër t’i vë

 ??  ?? PROF. SHERIF BUNDO
PROF. SHERIF BUNDO
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania