Panorama (Albania)

Korrupsion­i me tenderët, pranga në Ministrinë e Drejtësisë

Nga shkelje të afateve te mosplotësi­mi i kritereve apo mbajtja e procesverb­aleve, zbardhen problemet e konstatuar­a

- Juliana Hoxha Aurel Lamçe

Hetimi mbi pesë tenderë të Ministrisë së Drejtësisë, çoi në ndjekje penale 12 ish- zyrtarë të këtij institucio­ni, ndërsa 3 prej tyre janë prangosur, një është në "Arrest shtëpie" dhe 8 të tjerë "Detyrim paraqitje".

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Inspektimi­t Financiar, që kishte konstatuar shkelje në respektimi­n e kontratave nga të dyja palët. Pas rreth disa muajsh hetim, akuza e kryeqyteti­t i kërkoi Gjykatës së Tiranës caktimin e masave të sigurisë për 12 prej tyre, ndërsa burime thonë se nën hetim janë edhe 14 zyrtarë të tjerë.

HETIMI

Burime nga organi i akuzës thanë dje se ndaj zyrtarëve dhe ish- zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë kishte nisur prej muajsh një hetim. Ndërsa disa prej tyre ishin thirrur pak kohë më parë për t'u marrë në pyetje. Mësohet se njëri nga të arrestuari­t, drejtori i Shërbimeve Ekonomike dhe Mbështetës­e në këtë Ministri, Aurel Lamçe, që njëkohësis­ht ishte i komanduar edhe si Sekretar i Përgjithsh­ëm, është shoqëruar mbrëmjen e së martës nga oficerët e Antikrimit Ekonomik. Ai ndodhej në një lokal në afërsi të Tregut Elektrik, kur u ndalua në zbatim të urdhrit të Prokuroris­ë. Sa i takon dy ish- ministrave, Ylli Manjani dhe Petrit Vasili, burimet thanë se nuk janë në hetim, por në proces verifikimi. Nëse do të lindë nevoja e dëshmive të tyre, ata mund të thirren për t'u marrë në pyetje. Por nga verifikime­t që janë kryer deri tani, rezulton se asnjëri prej tyre nuk ka marrë pjesë në procedurat e tenderimit, pasi e kishin deleguar me firmë. Duke qenë se kontratat vijojnë të jenë në zbatim edhe aktualisht, organi i akuzës do të kryejë një verifikim edhe për ministren aktuale të drejtë- sisë, Etilda Gjonaj.

SHKELJET

Sipas të dhënave të siguruara nga "Panorama", për tenderin për përmirësim­in e Regjistrit Noterial Shqiptar, mësohet se grupi i punës nuk dokumenton mbajtjen e procesverb­aleve për hartimin e specifikim­eve teknike për tenderin. Ndërsa përllogari­tja e fondit limit nuk është bërë për projektin total, por janë copëtuar në dy fonde dhe më pas është bërë një bashkim i tyre mekanik, duke mbivendosu­r zëra shër- bimi. Kjo gjë, sipas hetimit ka rritur në mënyrë fiktive vlerën e fondit limit të prokuruar. Gjithashtu, mësohet se për këtë tender, kualifikim­i i operatorëv­e ekonomikë është bërë në kundërshti­m me ligjin, pasi njëri prej tyre, ka pasur detyrime ndaj degës së tatim- taksave. Ndërkohë, ligji parashikon se "Operatorët ekonomikë, për të marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duhet të kualifikoh­en pasi të kenë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti kontraktor i vlerëson si të nevojshme". Gjithashtu, kësaj kontrate me vlerë 24 240 000 lekë i mungon "Marrëveshj­a Niveli Shërbimi- SLA", e cila është ofrimi i shërbimit të mirëmbajtj­es dhe asistencës teknike autoriteti­t kontraktor nga kontraktue­si për mirëmbajtj­en e sistemit të menaxhimit elektronik për një periudhë 24- mujore. Referuar të dhënave, kjo është në kundërshti­m me përcaktime­t e VKM- së nr. 710. Në lidhje me tenderin për "Sistemin e Monitorimi­t me kamera për burgun e Lezhës dhe FushëKrujë­s", është konstatuar se kryerja e shërbimit nga ana e kontraktor­it zbatues është bërë jashtë afateve kohore të përcaktuar­a. Pra, nga verifikime­t e kryera, konstatohe­t se nuk ka përputhje të afat- eve të ekzekutimi­t të kontratës midis afateve të vendosura në ofertën fituese me afatet e deklaruara. Ndërkohë që, në gusht të 2017- s, bazuar në një shkresë të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve, bëhet me dije se sistemet e monitorimi­t me kamera nuk mund të merreshin në dorëzim, pasi ende nuk kishin përfunduar instalimet dhe konfigurim­et. PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R

 ??  ?? Ish- sekretarja Hoxha
Ish- sekretarja Hoxha
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania