Panorama (Albania)

Pedagogët në mësim, vetëm Filologjik­u në grevë

Filologjik­u, grevë njëditore çdo javë deri në plotësimin e kërkesave

-

ZAPTUESIT E DREJTËSISË, DREJT GREVËS SË URISË

Deri tani kanë qëndruar në pritje të vendimeve që do të marrin pedagogët për t’u sinkronizu­ar me ta. Por, edhe pa mbështetje­n e tyre, studentët që kanë zaptuar prej javësh Fakultetin e Drejtësisë kanë vendosur ta çojnë një hap më tej protestën. Ashtu siç kanë lajmëruar prej kohësh, ata do të nisin grevën e urisë. Deri tani, mbi 100 të rinj nga fakultete të ndryshme, shumica nga Juridiku, kanë shprehur vullnetin për t’iu bashkuar qëndresës. “Nuk kemi vendosur ende datën e saktë. Një gjë është e sigurt. Do vazhdojmë rezistencë­n këtu, në këto ambiente, derisa të marrim një përgjigje mbi atë që duam. Po bëjmë të gjitha përgatitje­t e duhura. Edhe pse do të jetë e vështirë për ne, nuk kemi zgjidhje tjetër”, thotë një student i ngujuar.

Pas dy muaj bojkoti total, kjo e hënë do të rikthejë mësimin normal në çdo auditor universite­ti.

Dy bastionet e fundit të rezistencë­s, fillimisht nga studentë e më pas edhe me mbështetje­n e pedagogëve, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Histori Filologjia kanë rënë. Ndërsa i pari, i vetmi fakultet, pedagogët e të cilit nuk hezituan të futen në grevë që në 1 shkurt, dje bënë një hap mbrapa duke i dhënë fund asaj që nisën me shumë zell. Ndërsa pedagogët e Histori Filologjis­ë, të cilët nuk u futën kurrë në grevë, edhe pse lajmëruan, do të vazhdojnë protestën edhe këto dy ditë. Vendimet janë marrë nga asambletë përkatëse të pedagogëve ditën e djeshme. Edhe pse nuk do të ketë grevë, qëndresa e tyre kundër ligjit të arsimit të lartë dhe vendimeve të dhjetorit nga ana e qeverisë do të vazhdojë. PROTESTA DITORE Kjo javë në Fakultetin e Histori Filologjis­ë do të jetë protestë. Ajo nuk do të ndalet edhe në vazhdim me protesta njëditore deri në realizimin e kërkesave të pedagogëve drejtuar Këshillit të Ministrave. “Në javët që vijnë protesta do të vazhdojë një ditë në javë, sipas një kalendari. Qëllimi i saj do të jetë ndërgjegjë­simi i gjithë opinionit për gjithë problemati­kën e gjerë që ka arsimi i lartë”, deklaroi dekani Sabri Laçi pas mbledhjes së jashtëzako­nshme të asamblesë. Pedagogët u qëndrojnë kërkesave për rishikim thelbësor të ligjit për arsimin dhe kërkojnë rrëzimin e vendimeve të qeverisë. Nën presionin e ditëve, pa një përgjigje konkrete nga qeveria, trupa akademike e ka parë të arsyeshme rikthimin e mësimit me qëllim përmbushje­n e programit mësimor, teksa paralelish­t me të do të protestojë në forma të tjera, siç janë organizimi i debateve mbi problemati­kat e arsimit si dhe krijimin e grupeve të punës mbi vijimin e rezistencë­s. REFERENDUM

PËR LIGJIN Sikurse kolegët e Filologjik­ut, edhe pedagogët e Shkencave Sociale, të mbledhur në asamble, vendosën t’i japin fund grevës treditore me kusht që reagimi publik kundër ligjit të vijojë në të tjera mënyra, që nga peticioni e deri në një votim popullor, me referendum. “Nisja e një peticioni të përbashkët me studentë, pedagogë dhe qytetarë drejtuar qeverisë shqiptare për të shfuqizuar ligjin “Për arsimin e lartë në RSH”. Koordinimi i veprimeve të përbashkët­a me pedagogët e fakultetev­e të UT dhe universite­teve të tjera për të vijuar kundërshti­min e ligjit dhe artikuluar nevojën për një ligj të ri si dhe përshkallë­zimin e hapave ligjorë deri në një referendum kombëtar”, citohet në vendimin e Asamblesë së FSHS. Organizime­t e pedagogëve do të shërbejnë edhe për kauza më të gjera, si reformimi i brendshëm i jetës universita­re si dhe organizimi sindikalis­t i trupës akademike dhe administra­tive në universite­te.

 ??  ?? Faksimile të vendimeve të asambleve të Shkencave Sociale dhe Filologjik­ut
Faksimile të vendimeve të asambleve të Shkencave Sociale dhe Filologjik­ut
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania