Panorama (Albania)

Pse i duhet Rusisë një destabilit­et në Ballkan

- RIGELS LENJA*

Rusia me Ukrainën është një perandori, nëse i shtojmë dhe Gadishulli­n e Ballkanit, kthehet në një superfuqi. Sot, më shumë se kurrë Rusia është e interesuar të ketë sa më shumë konflike dhe çështje të pazgjidhur­a në Gadishulli­n e Ballkanit. Aktualisht jo pjesë të NATO- s, janë vetëm Serbia, Bosnja dhe Kosova. Kjo e fundit si pasojë e mosnjohjen nga 5 antarë të aleancës. Jashtë BE janë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor­ë, Ukraina, Moldavia...

dhe Bjellorusi­a. Praktikish­t Rusia është më shumë se kurrë e dobët në kontrollin, në zonat që dikur ishin njohura, si satelitët e Kremlinit. Por le të kthehemi te Ballkani. Rusia është dhe mund të jetë aktive në rajon vetëm, nëse ka konflikte. Kjo vërtetohet nga fakti se të vetmet vende ku ajo ka ndikim është Bosnja, shtet i ndarë në vija etnik. Serbia, e cila ka një çështje të pazgjidhur me Kosovën.

Në 2 vitet e fundit, Rusia ka humbur së paku dy aleatë ballkanik. Mali i Zi, i cili në vitin 2018, u bashkua në NATO. Dhe aleati i dytë, i humbur është Maqedonia e Gruevskit. Zgjidhja e çështjes së emrit, është një dritë jeshile për Maqedonin në integrimin në NATO dhe BE. Sigurisht, Rusia nuk mund të pranonte largimin e këtyre dy vendeve në mënyrë kaq të qetë. Në Malin e Zi, rusofilët të finacuar dhe të motivuar nga Kremlini, tentuan ta destabiliz­ojn vendin duke vrarë ish- kryeminist­rin Gjunkanovi­ç. Në rastin e Maqedonis, u përdor një skenar tjetër. U tentua të sabotohej referendum­i për pranimin e marrveshje­s për emrin e ri. Deri diku u arriti, pasi referendum­i u kalua me më pak se 50% të votuesve.

Të dyja këto largime, janë lajme aspakt të mira për Putin. Stabilizim­i i Ballkanit dhe futja e tyre e plotë, nën ombrellën e Perëndimit, i lë më pak hapësira veprimi Moskës. Madje është një kërcënim direkt për rolin e Rusisë si një fuqi botërore.

Për të kompensuar këto humbje, gjatë zgjedhjeve presidenci­ale në Bosnje, lideri i Republikës Srpska, Milorad Dodik kreu një vizitë në Moskë. Mbas këtij takimi, Dodik, bëri deklaratën e bujshme që kërkonte pavarsin ose bashkimin e serbëve të Bosnjes me Serbin. Në fillim të këtij viti, Putini, pati një pritje prej Cari në Beograd dhe thelbi i vizitës ishte Kosova i përket Serbisë.

Madje, veç të tjerave, Putini nuk ka shprehur qartë, nëse Rusia do të votonte kundër Kosovës në Këshillin e Sigurimit, në rast të një njohje të Kosovës nga Serbia. Çfarë i trembet Rusia? Që nga fillimet e Perandoris Ruse, fillim shekullit të 15, Moska është vetëshpall­ur Jeruzalemi i pansallizm­it dhe i ortodoksis. Plani i dytë, ka qënë të shmanget në çdo lloj mënyrë, krijimi i një korrdori sanitarë rreth kufinjve të Rusis. Krijmi i një korridori sanitarë për të izoluar Rusin, u kthye në skenë nga Perëndimor­ët, veçanërish­t pas vitit 1919, kur bolshevikë­t morën pushtetin në Rusi. Madje Rusia nisi të trajtohej si një infeksion, që duhej mbajtur larg dhe i izoluar që të mos infektonte të tjerët që kishte pranë.

Rusia e cila doli e dërrmuar ekonomikis­ht nga rënia e BS, mundohet të rris ndikimin nëpërmjet përdorimit të kanaleve të shërbimeve sekrete, apo mungesës së unitetit mes liderve të BE. Duke shfrytëzua­r edhe ftohjen midis Ëashington­it dhe Brukselit, veçanërish­t nën Presidencë­n e Trump.

Sot, Rusia ka dalë e fuqëzuar dhe është tepër agresive, pasi është fituesja e një mini- lufta të Ftohtë në Siri. Një luftë sa politike dhe gjeostrate­gjike ku ishin të përfshirë jo vetëm SHBA- së dhe Rusia, por edhe fuqi rajonale dhe globale.

Kjo fitore e rrit oreksin Rusisë që kërkon të rris ndikimin në Europë. Dhe rruga për në Europë për Rusin kalon nga Ballkani.

Plani i Rusisë për të rritur ndikimin në Europë është në këto 3 vija. Ka lidhur një aleancë me Turqinë, si pasojë e turbulenca­ve që kjo e fundit ka patur në lidhje me Perëndimin. Vija e dytë është duke përdorur çdo zë kritik nga brënda BE, siç shpjegohet në rastin e Hungarisë së Orbanit. Rruga e tretë, ngrirja ose agravimi i çdo konflikti në Ballkan. që nuk i shërben Moskës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania