Panorama (Albania)

Ishte xheloz, 57- vjeçari mbyt gruan e tij, nënë e tre fëmijëve

Viktima Eva Lera e kishte denoncuar në Polici vetëm pak muaj më parë, por më pas u tërhoq për hir të fëmijëve

-

Ishte i sëmurë nga xhelozia, 57- vjeçari mbyt bashkëshor­ten e tij.

Teodor Lera, pas një debati të ashpër me gruan e tij, Eva Lera, e ka qëlluar këtë të fundit një herë me thikë dhe më pas i ka marrë frymën, duke e mbytur me duar. Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit në lagjen “Kushtrimi”, vetëm pak metra larg Komisariat­it të Policisë, rreth orës 12: 10. Pas mbytjes së gruas, Teodor Lera ka tentuar më pas të kryejë vetëvrasje. 57vjeçari mësohet se ka prerë damarët në duar dhe këmbë. Çifti prej kohësh kishte një marrëdhëni­e të tensionuar, pasi Teodori në disa raste kishte shfaqur sjellje të dhunshme. Madje, vetëm disa muaj më parë, babai i tre fëmijëve është ndaluar nga Policia për dhunë në familje. Ishte pikërisht Eva Lera që e denoncoi, pas një goditjeje me send të fortë në kokë. Por, denoncimi i saj u tërhoq më pas, duke pranuar që të ribashkohe­j me bashkëshor­tin me qëllim për të mbajtur familjen e bashkuar për hir të fëmijëve. Ndërsa konflikti i ditës së mërkurë përfundoi në mënyrë tragjike. Skena e krimit makabër ka ndodhur në një apartament në katin e parë në lagjen “Kushtrimi”, gjatë drekës. Teodor Lera, pas një konflikti verbal me 45- vjeçaren, ka marrë një thikë nga kuzhina duke e qëlluar vetëm një herë. Më pas nga të bërtitura dhe tentativa e Eva Lerës për t’u larguar, e ka kapuër atë për fyti duke e mbytur. Në kushtet e një tronditjej­e të thellë psikologji­ke, 57vjeçari me thikën ka tentuar të vrasë veten, duke prerë damarët e gjymtyrëve. Ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mjekët bëjnë të ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia, e cila ndodhet vetëm 50 metra larg banesës, është njoftuar nga vajza e vogël e çiftit, e cila në ato momente sapo ishte kthyer nga Tirana, ku studion. Veç saj, çifti Lera ka dhe dy fëmijë të tjerë, të cilët jetojnë jashtë vendit, vajza e madhe në SHBA dhe djali në Angli. Vajza e vogël ka përjetuar tronditje të thellë, pasi ka përjetuar nga afër konfliktin e prindërve që përfundoi me vrasjen e nënës së saj. E vënë në dijeni për acarimin e marrëdhëni­es së tyre, ajo kishte vendosur që të udhëtonte nga Tirana për në qytetin bregdetar për të qetësuar gjakrat mes tyre. Por, pa mbërritur ende në banesë, ajo ka parë skenën, ku nëna e saj ishte e shtrirë pa jetë, ndërsa babai ishte i mbuluar në gjak. Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes që çoi në vrasjen e 45- vjeçares, Eva Lera.

 ??  ?? Eva dhe Teodor Lera
Eva dhe Teodor Lera
 ??  ?? Babai i viktimës
Babai i viktimës
 ??  ?? 57- vjeçari duke u transportu­ar për në spital
57- vjeçari duke u transportu­ar për në spital
 ??  ?? Eva dhe Teodor Lera
Eva dhe Teodor Lera

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania