Panorama (Albania)

Si u ‘ shkrinë’ raportet me Greqinë në prag të Presidencë­s së BE- së

Ambasadori Dashnor Dervishi: Përmirësim­i i marrëdhëni­eve me Athinën zyrtare dhe çështjet e lëna në mes

- AMBASADOR

Përgatitje­t e Greqisë në 6- mujorin e dytë të 2013 për të marrë kryesinë e radhës së BE koinciduan me ndryshimin e maxhorancë­s qeverisëse në Shqipëri. Për të luajtur rolin e saj aktiv në krye të BE- së, Greqia nuk mund të vazhdonte me politikën e saj “bllokuese” për çdo kontakt në nivel zyrtar midis dy vendeve tona, mbas anulimit nga Gjykata Kushtetues­e të marrëveshj­es për detin

Mbushen plot pesë vjet që kur Shqipëria mori statusin e vendit kandidat si anëtare e familjes së madhe europiane. Në qershor të këtij viti, Shqipëria shpreson që të hapen negociatat për anëtarësim në BE. Ajo mori statusin e vendit kandidat në qershor 2014, kur Greqia kishte Presidencë­n e radhës së BE. Ambasadori ynë në Athinë në atë periudhë, Dashnor Dervishi, nëpërmjet shënimeve të tij tregon disa aspekte të zhvillimev­e, të para nga Greqia, që bënë të mundur marrjen e statusit për vendin tonë.

Bie në sy jo vetëm përshkrimi i situatave gjeopoliti­ke në Europë dhe rajonin tonë që krijuan konjuktura­t e përshtatsh­me në ndihmë të procesit integrues për ne, por në mënyrë të veçantë, angazhimi gjithpërfs­hirës i poli- tikës së jashtme, i klasës politike dhe shoqërisë shqiptare pa dallim, në mbështetje të objektivit madhor për integrimin e Shqipërisë në BE.

Si një nga dëshmitarë­t kryesorë në këtë ngjarje, Dervishi tregon për marrëdhëni­et dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë përpara marrjes së Presidencë­s së BE- së nga ana e Greqisë, përmirësim­in e këtyre marrëdhëni­eve, shoqëruar me vizita të ndërsjella të krerëve më të lartë të shteteve në Athinë e Tiranë. Dervishi tregon për vizitën e Presidenti­t të Republikës Greke, Karolos Papulias në Shqipëri, të Kryeminist­rit të kohës, Venizelos, për pritjen që iu bë Ramës e Peleshit gjatë vizitave të tyre në Athinë dhe për problemati­kat që u ngritën. ROLI I GREQISË PËR STATUSIN E VENDIT KANDIDAT TË SHQIPËRISË NË BE

Ngjarjet që i paraprinë marrjes së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE ( gjashtëmuj­ori i dytë 2013)

Më 24 qershor 2014, në presidencë­n greke të BE- së, Këshilli i Bashkimit Europian ra dakord të japë statusin e kandidatit për Shqipërinë, i cili u miratua disa ditë më vonë nga Këshilli Europian. Kjo përkoi me 10- vjetorin e “Axhendës 2014”, të propozuar nga qeveria greke në 2004, si pjesë e Samitit BE- Ballkani Perëndimor, në Selanik, për të rritur integrimin e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Më 16 tetor 2013, Komisioni Europian kishte nxjerrë raportet vjetore për vendet anëtare të ardhshme në BE, ku ndër të tjera, për vendin tonë, thuhej se zgjedhjet në Shqipëri u mbajtën në një mënyrë “të rregullt” dhe se ishte bërë progres në plotësimin e kushteve të tjera, duke rekomandua­r dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Më 5 dhjetor 2013, një grup eurodepute­tësh rekomandua­n që “... Këshilli duhet të pranojë përparimin e bërë nga Shqipëria, duke i dhënë statusin e kandidatit, pa vonesa të panevojshm­e”. Megjithatë, disa shtete, duke përfshirë Danimarkën dhe Holandën, vazhdonin kundërshti­min për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë, derisa ajo të tregonte se përparimet e saj të fundit ishin të qëndrueshm­e. Si pasojë, Këshilli i Bashkimit Europian, në mbledhjen e tij në dhjetor 2013, vendosi që të shtyjë vendimin për statusin e kandidatit deri në qershor 2014, pikërisht në harkun kohor të gjashtëmuj­orit të parë të 2014, kohë kur Greqia do të kishte kryesinë e radhës të BE.

Përgatitja gjithëpërf­shirëse e Greqisë për marrjen e Presidencë­s së BE, për të pestën herë, për periudhën janar– qershor 2014, orientoi gjithë politikën e jashtme greke për vitin 2013- 14, në favor të rritjes së imazhit të vendit në arenën ndërkombët­are, si dhe të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të konsiderua­ra me interes kombëtar, të mbetura pezull ndër vite, për shkak të krizës së zgjatur e të thellë të ekonomisë dhe financave greke.

Hoze Manuel Barroso, president i Komisionit Europian, me rastin e marrjes së kryesisë së radhës nga Greqia, shprehu besimin se presidenca greke do të kontribuoj­ë për të bërë një Europë më të fortë. “Ka dy fjalë greke, ‘ Europë’ dhe ‘ Demokraci’, për të cilat ne u detyrohemi etërve tanë grekë”, tha Barroso, gjatë fjalës së tij në Parlamenti­n Europian në Strasburg, duke vënë në dukje se gjatë rrugës për në zgjedhjet europiane, duhet të ndahemi nga retorikat ekstreme dhe populiste, qoftë nga e djathta, apo nga e majta dhe të nxisim dialogun politik të mirëfilltë.

Kryeminist­ri Samaras, në prezantimi­n e prioritete­ve gjatë kryesimit të BE- së, vuri në dukje se presidenca greke do të promovonte zgjerimin e BE- së, duke vënë theksin te një axhendë praktike dhe efektive për vendet ballkanike:

“Kemi nevojë për më shumë Europë dhe për një Europë më të mirë. Europa është e ardhmja e brezave të ardhshëm. Këtë të ardhme po transformo­jmë sot. Kjo e ardhme na bashkon. Avancojmë hap pas hapi, ngandonjëh­erë bëjmë gabime. Duke kapërcyer krizën, avancojmë më me vendosmëri…

Procesi i anëtarësim­it të vendeve të këtij rajoni ka fituar dy vitet e fundit, një stad të kënaqshëm, përmes një mesazhi të qartë e të fortë, me pranimin e Kroacisë në BE, me fillimin e negociatav­e për pranim të Malit të Zi dhe me marrjen e statusit të vendit kandidat nga Serbia. Këto zhvillime dëshmojnë se zgjerimi përparon dhe madje edhe në një periudhë tranzicion­i të jashtëzako­nshëm për BE. Presidenca greke do të orientojë dinamikën e zgjerimit dhe kur është e përshtatsh­me, do të nxisë procesin e integrimit të secilit prej vendeve në fjalë, në varësi të performanc­ës dhe karakteris­tikave të tyre. Unë kujtoj se parimet themelore dhe mekanizmat e Axhendës së Selanikut do të vazhdojnë të qeverisin përparimin e rajonit drejt integrimit europian”.

Duke i paraprirë marrjes së Presidencë­s, kontaktet, vizitat e takimet e autoritete­ve të larta greke u vunë në funksion të këtij qëllimi, që nga ato në kuadër të sesionit 68 të Asamblesë së Përgjithsh­me të OKB- së e më tej me vizitat në SHBA, Qipro, Izrael, Itali etj. Po ashtu, Greqia u angazhua së tepërmi në aktivizimi­n dhe rigjallëri­min e kontakteve dhe marrëdhëni­eve me vendet e rajonit dhe sidomos me ato të Ballkanit Perëndimor të përfshira në procesin e integrimit europian.

Përgatitje­t e Greqisë në 6- mujorin e dytë të 2013 për të marrë kryesinë e radhës së BE koinciduan me ndryshimin e maxhorancë­s qeverisëse në Shqipëri. Për të luajtur rolin e saj aktiv në krye të BE- së, Greqia nuk mund të vazhdonte me politikën e saj “bllokuese” për çdo kontakt në nivel zyrtar midis dy vendeve tona, mbas anulimit nga Gjykata Kushtetues­e të marrëveshj­es për detin. Ndërkohë, neglizhenc­a nga ana jonë për të mos bërë ndryshimet e toponimeve në kohën e duhur, sipas kërkesës së Greqisë drejtuar palës sonë dhe depozituar në OKB, kishte krijuar një ngërç tjetër, që na kishte vënë në vështirësi me shtetasit tanë dhe fëmijët e tyre që jetonin e punonin në Greqi, për shkak të masave shtrëngues­e gjatë kalimit të kufirit.

Deri në atë kohë, nga takimet e shumta në Ministrinë e Jashtme dhe në të gjitha institucio­net kryesore të Greqisë, në mënyrë të veçantë mbas marrjes së postit të ministrit të Jashtëm nga Dimitris Avramopoul­os ( qershor 2012 deri qershor 2013), fokusi i bisedave të mia ishte nevoja e gjallërimi­t të kontakteve në nivel zyrtar, nëpërmjet të cilave do të mund të gjenin zgjidhje problemet e mbetura pezull, sidomos ajo e detit, me ndjeshmëri për palën greke. Në atë kohë filluan të bëhen aktive edhe proceset që lidheshin me marrëveshj­et e përbashkët­a të mirëkuptim­it për gazsjellës­in TAP, që do të përshkonte vendet tona, gjë që u bë shkak për takime shumëpalës­he me praninë e palëve të interesuar­a.

Ndryshimi i maxhorancë­s qeverisëse në Shqipëri në korrik 2013 dha mundësinë e një alibije për të ndryshuar qëndrimin bllokues, por edhe të një shprese të vakët, se me ekipin e ri, vetëm nëpërmjet kontakteve dhe dialogut mund të arrihej të zgjidheshi­n çështjet e mbetura pezull.

Katërmujor­i i fundit i vitit 2013 dhe viti në vazhdim sollën një rigjallëri­m dhe rritje të ndjeshme të kontakteve, vizitave e takimeve të nivelit dypalësh të të gjitha niveleve. Realizimi i vizitave solli momentin kulmor të aktiviteti­t diplomatik dypalësh përgjatë vitit 2013 dhe në vazhdim, duke thyer status quo- n ku kishin hyrë marrëdhëni­et që prej tre vitesh. Këto vizita shënuan një moment rigjallëri­mi të kontakteve dypalëshe, dhanë një ndikim të drejtpërdr­ejtë në ecurinë pozitive të marrëdhëni­eve dypalëshe, shërbyen si pikënisje për intensifik­imin dhe institucio­nalizimin e kontakteve politike në nivel të lartë, duke iu dhënë një vizion e hapësirë të re marrëdhëni­eve, përmes një dialogu të hapur e konstrukti­v, me besim reciprok e perspektiv­ë europiane.

Riaktivizi­mi i kontakteve zyrtare me Shqipërinë u parapri nga vizita e Kryeminist­rit Rama ( si Kryeminist­ër i zgjedhur) në muajin gusht 2013, në Athinë, me një takim informal me Kryeminist­rin grek, Samaras, gjatë kthimit nga një vizitë rikoshet në Stamboll, si dhe nga takimi mes dy MPJ, Bushati dhe Venizelos, në Nju Jork, gjatë punimeve të sesionit të shtatorit 2013 të OKB- së. Më 5 shtator, Saimir Tahiri, i sapozgjedh­ur si ministër i Brendshëm, u takua në Athinë me homologun e tij, Nikos Dentias. Më 14 tetor 2013 u realizua vizita e MPJ, Evangelos Venizelos, në Tiranë, që i parapriu vizitës së Presidenti­t Papulias një muaj më vonë; ndërkohë që më 15 nëntor, në Athinë vjen zëvendëskr­yeministri i qeverisë shqiptare, Niko Peleshi.

Fokusi në bisedat “e para” ishte vlerësimi për shfrytëzim­in e momentit dhe klimës së krijuar, që vullnetin e përbashkët politik për frymë e dimension të ri ta konkretizo­nim përmes veprimeve e ndërmarrje­ve konkrete, për t’i çuar përpara marrëdhëni­et dhe bashkëpuni­min, duke dalë me propozimin për takime të rregullta, jo vetëm të ministrave të Jashtëm, të paktën dy herë në vit, por edhe të ministrive të linjës, përgjegjës­e për çështje të ndryshme të spektrit dypalësh, si dhe të komisionev­e të përbashkët­a funksional­e në fusha të ndryshme, në respekt të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së mirë e Bashkëpuni­mit.

Gjatë vizitës së MPJ Evangelos Venizelos në Tiranë, të 14

tetorit, u organizuan takime me Presidenti­n e Republikës, Bujar Nishani, me Kryeminist­rin Edi Rama, kryeparlam­entarin Ilir Meta dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Ai u takua edhe me kreun e PD- së, Lulzim Basha, kreun e PBDNJ- së, Vangjel Dule, dhe si gjithë zyrtarët e lartë grekë, Venizelos do të shkonte edhe në selinë e Kishës Ortodokse greke për t’u takuar me Kryepeshko­pin Anastas.

Në të gjitha bisedat mbizotërua­n mesazhet për nevojën e krijimit të një klime pozitive midis dy vendeve e popujve tanë, nevoja për krijimin e besimit dhe transparen­cës në trajtimin e problemeve të mbartura kundër tendencave nacionalis­te. Marrëveshj­a e “ngrirë” për delimitimi­n e detit dhe zonat ekskluzive ekonomike do të zinte një vend të rëndësishë­m, me interpreti­me dhe qëndrime të ndryshme, por që përputhesh­in në dëshirën e përbashkët, për të gjetur një zgjidhje në interes të të dy palëve. Nga ana jonë, në shpjegimet e rastit, përsëritej si një konstante e përhershme nevoja e heqjes së ligjit të luftës, si një hap primar nga ana e Greqisë, që do shërbente si një kod kyç për çdo hap të mëtejshëm.

Për palën tonë, çështja më e ndjeshme në atë kohë ishte gjetja e një zgjidhjeje për të kapërcyer barrierat e vendosura nga autoritete­t greke, jo vetëm për emigrantët shqiptarë në kufi, por edhe për dokumentac­ionin e fëmijëve të tyre, për regjistrim­et në shkolla.

Tema e vetme ku kishte përputhje, ishte bashkëpuni­mi për korridorin që do të krijonte projekti TAP, jo vetëm në transporti­n e gazit, por edhe si një korridor i përbashkët ekonomik, kulturor, njerëzor etj. Po ashtu, qëndrimi për politikën e Greqisë gjatë presidencë­s së ardhshme, në mbështetje të proceseve integruese për vendet e Ballkanit Perëndimor ishte mjaft e mirëpritur dhe e vlerësuar nga ana jonë. Në bisedimet midis dy ministrave të Jashtëm u ra dakord për të përgatitur dhe firmosur “Memorandum­in e Mirëkuptim­it mbi Integrimin Europian” midis dy vendeve tona. Vizita e Venizelos në Tiranë i parapriu edhe vizitës së shumëpritu­r në Shqipëri të Presidenti­t të Republikës Greke, Karolos Papulias, në më pak se dy muaj më vonë. Në përbërje të delegacion­it ishin 4 anëtarë të Kabinetit Qeveritar: ministri i Mbrojtjes, ministri i Arsimit, ministri i Energjisë dhe Ambientit, si dhe zv. ministri i Diasporës greke, përveç anëtarëve të tjerë të kabinetit presidenci­al.

Presidenti grek Papulias, në krye të delegacion­it në nivel të lartë shtetëror, mbërriti në Tiranë të dielën mbasdite, datë 3 nëntor. Menjëherë pas mbërritjes, ai u takua me disa përfaqësue­s të minoriteti­t grek në Shqipëri dhe Vangjel Dulen si kryetar i PBDNJ- së. Të nesërmen, më 4 nëntor, u organizuan të gjitha takimet protokolla­re për një kryetar shteti; përfshirë edhe vizitën në Kishën Ortodokse greke dhe takimin me Janullatos. E veçantë ishte vizita dhe fjala e Papulias në kolegjin grek të Tiranës, “Arsakeio”.

Më 5 nëntor, karvani presidenci­al i makinave u nis në drejtim të jugut. Pas një qëndrese dhe homazheve në varrezat e ushtarëve grekë të Këlcyrës, iu drejtuam Gjirokastr­ës. Gjatë një ceremonie

 ??  ?? Avramopulo­s e Dervishi
Avramopulo­s e Dervishi
 ??  ?? AMBASADORI DERVISHI ME MINISTRIN E JASHTEM GREK, AVRAMOPULO­S
AMBASADORI DERVISHI ME MINISTRIN E JASHTEM GREK, AVRAMOPULO­S
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania