Panorama (Albania)

Konferenca e Kryetarëve shtyn hetimet për “Tahirin”

Spaho: S’kemi për të zvarritur hetimet, për ta shpëtuar nga burgu

-

Konferenca e Kryetarëve nuk pranoi kërkesën e Partisë Demokratik­e për të ngritur menjëherë Komisionin Hetimor për të verifikuar ndikimin e përfaqësue­sve të lartë shtetëror në trafikun e lëndëve narkotike. Në mbledhjen që u zhvillua dje me dyer të mbyllura, Partia Demokratik­e riparaqiti kërkesën për ngritjen e këtij komisioni, por që nuk u mirëprit nga maxhoranca. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se në kërkesën e depozituar nga Partia Demokratik­e, ishte shtrirë më shumë në kohë periudha e hetimi, t duke e çuar atë deri në vitin 2018. Për këtë gjë, maxhoranca nuk votoi ngritjen e Komisionit, me argumentin se i duhet më shumë kohë për të parë kërkesën e demokratëv­e. Por pas përfundimi­t të mbledhjes së Konferencë­s së Kryetarëve, reagoi kryetari i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Edmond Spaho. Nëpërmjet një deklarate për mediat, ai theksoi se max- horanca po pengon hetimin e ish- zyrtarëve të lartë përfshirë edhe ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Spahos, këto janë manovra politike për të penguar zbardhjen e së vërtetës. “Partia Socialiste dhe Edi Rama kanë ndërtuar një skemë për të zvarritur hetimet ndaj Saimir Tahirit me shpresën për ta shpëtuar atë nga burgu dhe më pas edhe veten e tij. Sot, ushtarët e Edi Ramës, në Konferencë­n e Kryetarëve, refuzuan ngritjen pa vonesë të Komisionit Hetimor për Saimir Tahi- rin. Në përpjekje për ta zvarritur sërish të drejtën kushtetues­e të opozitës për të kontrollua­r qeverisjen, që në këtë rast është bashkëqeve­risje me bandat, Partia Socialiste kërkoi kohë për t’u njohur me kërkesën tonë për komision hetimor. Pasi e bllokuan për gati një vit hetimin nga parlamenti të veprimeve të Saimir Tahirit dhe Edi Ramës për trafikun e drogës, duke mos na vënë në dispozicio­n asnjë dokument, kërkuan që të njihen me ndryshimet që ne kemi paraqitur në kërkesën për komision hetimor, megjithëse kërkesa është depozituar që në datën 1 shkurt 2019. Ndryshimet tona nuk janë thelbësore. Ato kanë të bëjnë: Me kohën e hetimit, që nga 6 muaj, bëhet 3 muaj; Me numrin e deputetëve që nga 9, bëhet 11; Me ngushtimin e kohës, për të cilën do të hetohet, nga e papërcaktu­ar, në 2014- 2018", deklaroi kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Edmond Spaho.

 ??  ?? Konferenca e Kryetarëve
Konferenca e Kryetarëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania