Panorama (Albania)

PS miraton ndryshimin e Rregullore­s, për arrestimin e deputetëve vendos Kuvendi

“Kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit apo k ontrollit personal, apo të banesës shoqërohet me provat që mbështesin kërkesën”

- ERVIN KOÇI

Komisioni i Ligjeve miratoi dje në parim ndryshimet në Rregullore­n e Kuvendit, duke mos hequr nenin, i cili forcon imunitetin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndryshe nga se deklaruan në mbledhjen e mëparshme të Komisionit ku u prezantua nisma, se neni 118, i cili flet për autorizimi­n për procedim penal ndaj deputetit do të hiqet, shumica parlamenta­re e votoi në parim draftin, duke e lënë atë siç u paraqit. Ndryshimi i këtij neni konsiston në mënyrën se si do të kërkohet procedimi penal ndaj deputetit. Në variantin që është ende në fuqi, theksohet se Këshilli për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetet shqyrton kërkesën që paraqitet nga Prokuroria për të filluar ndjekjen penale ndaj deputetit. “Heqja e imunitetit bëhet nëpërmjet kufizimit të tij për vepra penale të korrupsion­it aktiv dhe pasiv, sipas Kodit Penal, në përputhje me vendimin përkatës të Kuvendit ose nëpërmjet heqjes së tij ( autorizim për fillimin e ndjekjes penale), sipas kushteve dhe procedurav­e në këtë nen për të gjitha veprat penale”, thuhet në pikën 1 të nenit 118. Por drafti i paraqitur nga shumica e ndryshon formën që kërkohet autorizimi për ndjekjen penale ndaj deputetit apo vendosjes së masave shtrëngues­e të heqjes së lirisë. Drafti i shumicës thekson se Prokuroria duhet ta paraqesë me prova kërkesën për të hetuar apo ndalur një deputet dhe më pas, Këshilli për Rregullore­n Mandatet dhe Imunitetin merr vendim mbi bazën e provave, një praktikë kjo e ngjashme me atë që ndodhi me ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. “Kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdollo­j forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori. Kërkesa përmban një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën”, thuhet në propozimin për ndryshim të nenit 118 të Rregullore­s së Kuvendit.

MBLEDHJA Opozita nuk qëndroi në fund të mbledhjes kur u votua miratimi në parim i projektven­dimit për ndryshimin e Rregullore­s së Kuvendit. Më herët, ata kishin paraqitur kërkesën që ndryshimin e Rregullore­s ta bëjë Këshilli për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetet me argumentin se në atë organ të Kuvendit është barazi votash dhe vendimmarr­ja që del do të jetë konsensual­e. Por maxhoranca nuk e pranoi, duke e rrëzuar me vetë kërkesën e opozitës. Ky votim shënoi edhe rrjedhje votash nga ana e maxhorancë­s, ku deputeti Spartak Braho bashkoi votat me ish- kolegët e tij të LSI- së dhe me PD- në. Shumica e argumentua­n votimin, duke theksuar se Konferenca e Kryetarëve ia ka deleguar çështjen Komisionit të Ligjeve dhe duhet të vijojë me miratimin e Rregullore­s. Tensionet vijuan më tej me akuzuat që ngriti opozita se nëpërmjet ndryshimit të Rregullore­s po synohet rikthimi i imunitetit parlamenta­r. Zëvendëskr­yetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, theksoi se: “Tregoni me shembull se nuk do t’i për- dorni këto për interesa tuaja për t’u mbrojtur nga ndjekja penale dhe pastaj diskutojmë. Në përgjigje të tij, Vasilika Hysi, e cila është edhe relatore e projektven­dimit, theksoi se ndryshimet do të bëhen kur të jetë miratimi nen për nen i Rregullore­s së Re.

 ??  ?? Komisioni i Ligjeve
Komisioni i Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania