Panorama (Albania)

Rama pritet nga Mbreti Salman Al Saud

Marrëveshj­e në turizëm dhe ekonomi me Fondin Saudit të Zhvillimit

-

Kryeminist­ri Rama, i cili ndodhet në Arabinë Saudite për një vizitë zyrtare, u prit dje nga Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, në pallatin mbretëror. "Mbreti përshëndet­i Kryeminist­rin shqiptar dhe delegacion­in shoqërues në Mbretëri, ndërsa Kryeminist­ri shprehu lumturinë e tij për të vizituar Mbretërinë dhe për të takuar Mbretin", thuhet në njoftimin e Agjencisë Saudite të Shtypit. Për nder të mikut nga Shqipëria, Mbreti saudit, Salman bin Abdulaziz Al Saud, shtroi një drekë ku merrnin pjesë shumë të ftuar të rëndësishë­m. Sipas Agjencisë saudite të shtypit, pritja e Mbretit dhe banketi u ndoqën nga princi Khalid bin Fahd bin Khalid, princi Faisal bin Bandar bin Abdulaziz, guvernator i rajonit të Rijadit dhe një numër i madh princash. Sipas të njëjtit burim, Kryeminist­ri i Shqipërisë Edi Rama është pritur në rezidencën e tij nga kryetari i Bordit të Drejtorëve të Komisionit Saudit për Turizmin dhe Trashëgimi­në Kombëtare ( SCTH) dhe kryetari i Bordit të Drejtorëve të Fondit Saudit për Zhvillim, Ahmed bin Aqel Al- Khatib. Gjatë takimit, të dy palët shqyrtuan mundësitë e investimev­e midis dy vendeve dhe aspektet e bashkëpuni­mit në sektorin e zhvillimit ndërkombët­ar. Kryeminist­ri Rama ka postuar një video në llogarinë e tij në "Facebook", ku tregohet pritja e Mbretit saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud. "Në pritjen shumë miqësore të mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshj­e të rëndësishm­e bashkëpuni­mi", shkruan Rama në përshkrimi­n e videos nga ky takim. Kreu i qeverisë njoftoi dhe takimin në Riad me drej- tuesin e Fondit Saudit të Zhvillimit. Rama bën të ditur se në fokus të këtij takimi ishte "programi i projekteve të propozuara prej nesh në disa fusha, ekonomi, turizëm, arsim dhe trashëgimi kulturore", për të cilat nuk munguan dhe marrëveshj­et e nënshkruar­a nga ministrat respektivë. Kryeminist­ri Rama shoqërohet në këtë vizitë zyrtare nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zv. ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj dhe drejtori i ri i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

 ??  ?? Gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­eve
Gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­eve
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama me Mbretin Salman bin Abdulaziz Al Saud
Kryeminist­ri Rama me Mbretin Salman bin Abdulaziz Al Saud

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania