Panorama (Albania)

Roth pret Ruçin: Drejtësia, një nga reformat e suksesshme

-

Kryetari i Kuvendit dhe kreu i Grupit Parlamenta­r të PSsë, Taulant Balla, në vijim të vizitës së tyre zyrtare në Gjermani, u pritën nga ministri për Europën, Michael Roth. Ministri Roth cilësoi si një ndër reformat e ndërmarra të suksseshme atë të drejtësisë dhe vijoi në të njëjtën linjë me atë të Schauble, inkurajoi vazhdimin e proceseve integruese, ruajtjen e qëndrueshm­ërisë së tyre si dhe thellimin e reformave të tjera në vend. Palët diskutuan më tej edhe për intensifik­imin e bashkëpuni­mit me fokus qershorin 2019. Nga ana e tij, ministri Roth vlerësoi arritjet e Reformës në Drejtësi, si një reformë e suksesshme dhe vlerësoi partnerite­tin e ngushtë midis dy vendeve në funksion të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. "Qëndrimi i politikës së jashtme gjermane vazhdon të mbetet mbështetës për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE", tha Roth, duke vënë theksin te realizimi i reformave. Nga ana e tij, kreu i Kuvendit tha se hapja e negociatav­e është prioritet i çdo shqiptari. "Çelja e negociatav­e të anëtarësim­it është beteja kryesore e Kuvendit, Qeverisë dhe gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët janë unanimisht në mbështetje të këtij procesi", nënvizoi kryetari i Kuvendit, duke shprehur bindjen se Gjermania do të vazhdojë të japë mbështetje­n e saj, duke njohur e vlerësuar përparimin e Shqipërisë në arritjen e objektivav­e për çeljen e negociatav­e", tha Ruçi. Përmes një postimi, edhe kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Balla u shpreh se gjatë takimit ministri gjerman e cilësoi të turpshëm mosliberal­izimin e vizave në Kosovë. "Lidhur me rrugën europiane të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, ministri i Shtetit për Europën, z. Machel Roth, qëndron një mbështetës i fortë dhe i përkushtua­r. Tani është koha për të hapur negociatat për anëtarësim­in e Shqipërisë me BE- në. Ndërkohë, mbajtja e regjimit të vizave për Kosovën është një turp, deklaroi ministri Roth", shkruan Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania