Panorama (Albania)

Gjykata shqyrton kërkesën e ish- ministrit kundër zgjatjes së hetimit

-

Gjykata për Krime të Rënda shqyrtoi dje kërkesën e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kundër zgjatjes së afateve të hetimit, ndërsa shtyu seancën në mënyrë që Prokuroria të vinte në dispozicio­n disa akte të dosjes. Në një seancë, e cila zgjati më shumë se një orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura, mësohet se mbrojtja e ish- ministrit, duke e konsiderua­r si zvarritje të procedimit, kërkoi mbylljen e hetimeve dhe dërgimin e dosjes në gjykatë për vlerësim. Ndërkohë, nga ana tjetër, prokurorët e Krimeve të Rënda, Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arenc Çela, kërkuan rrëzimin e kërkesës së bërë nga Tahiri, duke argumentua­r se zgjatja e hetimeve me tre muaj të tjerë është e nevojshme në kushtet kur janë në pritje të një letërporos­ie nga Mali i Zi. Ndërkohë që është administru­ar përgjigja e kthyer nga Italia, por është duke u përkthyer në Ministrinë e Drejtësisë. Ish- ministri Saimir Tahiri, në sallën e gjyqit, akuzoi Prokurorin­ë se ka "trafikuar" lajme për dosjen e tij, duke kërkuar rrëzimin e kërkesës së tyre për të zhvilluar një seancë me dyer të mbyllura. Sipas Tahirit, nga dosja në fjalë nuk ka asnjë sekret më, pasi vetë Prokuroria i ka nxjerrë dhe se ai kishte mesazhe që e vërtetonin një gjë të tillë. Tahiri foli edhe për mediat pas përfundimi­t të seancës, duke thënë se çështja duhet të marrë një zgjidhje. "Hetimet janë zgjatur pesë herë, ka kaluar çdo afat i arsyeshëm, çështja duhet të marrë zgjidhje në një mënyrë apo një tjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi, e nëse kjo ndodh me mua, imagjinoni se çfarë ndodh me të tjerët, që përplasen para gjykatave", tha Tahiri.

 ??  ?? Saimir Tahiri në gjyq
Saimir Tahiri në gjyq

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania