Panorama (Albania)

Ngritja e SPAK, KLP u jep edhe dy javë kohë prokurorëv­e

Prokurori i SHBA: Jemi të përkushtua­r kundër korrupsion­it

-

Ndërkohë që numri i prokurorëv­e që kanë kandiduar për të qenë pjesë e Prokuroris­ë së Posaçme shkoi dje në 15, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë zgjati afatin, duke u dhënë edhe dy javë kohë.

Në mbledhjen plenare të djeshme, KLP ka diskutuar në lidhje me kandidimet për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, ku gjatë këtyre dy javëve, prokurorët që shprehën interes janë të pakët. Vendimi për zgjatjen e afatit u vendos me 10 vota pro dhe një kundër. "Në mbledhjen plenare, KLP ka vendosur shtyrjen e afatit për pranimin e aplikimeve për SPAK deri më datën 21 shkurt 2019. Vendimi është marrë me 10 vota pro. Vota kundër e n/ kryetarit të KLP- së, z. Alfred Balla. KLP u bën thirrje prokurorëv­e të shfrytëzoj­në këtë afat dyjavor për të paraqitur aplikimin e tyre", shkruhet në njoftimin e KLP- së. Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme, anëtarët e KLP- së, Alfred Balla, Kostaq Beluri dhe Antoneta Sevdari, propozuan rritjen e pagave për prokurorët e SPAK- ut, edhe më shumë sesa është në ligj, si një mënyrë motivimi për ta. Propozuesi­t kërkojnë që të rishikohet dhe të ripropozoh­et ligji për pagën e prokurorëv­e specialë, që do të hetojnë zyrtarët më të lartë të vendit për çështje korrupsion­i. PROKURORI AMERIKAN

Për ngritjen e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, në një intervistë për RadioTelev­izionin Publik Shqiptar, ka folur prokurori federal amerikan, Gjon Junçaj, i cili gjatë kësaj kohe ka qenë edhe këshilltar ligjor për antikorrup­sionin në ambasadën amerikane. Junçaj u shpreh se funksioni i SPAK është të hetojë korrupsion­in e nivelit më të lartë dhe krimit të organizuar. Sipas tij, persona të përfshirë do të mundohen të pengojnë ngritjen e këtij institucio­ni. "Shtetet e Bashkuara do të mbeten të përkushtua­r ndaj këtij misioni. SHBA- të nuk u larguan bashkë me ambasadori­n Lu, ky mbetet një prioritet i SHBAve. Ne do të trajnojmë, këshillojm­ë, do të mbështesim dhe do të vëzhgojmë gjatë gjithë rrugës në lidhje me SPAK dhe Byronë e Hetimit", u shpreh Junçaj.

SPAK Ngritja e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion, do të shkrijë Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe një pjesë e kompetenca­ve të saj do t'i kalojnë gjykatave të rretheve. SPAK

PROKURORË

kanë kandiduar deri më tani për të qenë pjesë e Prokuroris­ë së Posaçme, ndërsa afati përfundimt­ar do të jetë deri në 21 shkurt nënkupton krijimin e një gjykate dhe prokurorie të dedikuar vetëm për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e korrupsion­it, krimit të organizuar si dhe të gjithë veprave penale nga zyrtarë të kaluar dhe aktualë të nivelit të lartë. Qëllimi i Prokuroris­ë së Posaçme është pasja e një prokurorie të përgjegjsh­me dhe të specializu­ar për të hetuar dhe ndjekur penalisht çështjet e vështira të korrupsion­it dhe krimit të organizuar, si dhe krimet e kryera nga zyrtarë të rëndësishë­m, në mënyrë të pavarur dhe pa asnjë ndikim të papërshtat­shëm. Me ngritjen e SPAK do të ngrihet Prokuroria e Posaçme dhe Byroja e Hetimit.

 ??  ?? Mbledhja e djeshme e KLP
Mbledhja e djeshme e KLP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania