Panorama (Albania)

Drejtuesi i Gjykatës Administra­tive, drejt konfirmimi­t

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it zhvilloi dje seancën dëgjimore për drejtuesin e Gjykatës Administra­tive, Eriol Roshi. Hetimi për të është kryer në të tri kriteret e rivlerësim­it, atë të pasurisë, aftësive profesiona­le dhe pastërtisë së figurës. Ndërkohë që hetimi pasuror ishte përqendrua­r në blerjen e një apartament­i në Tiranë, kursimit të shumës 1,5 milionë lekë dhe blerjes së një automjeti, për aftësitë profesiona­le dhe pastërtinë e figurës nuk janë konstatuar probleme. KPK tha në seancën dëgjimore se është shqyrtuar edhe një denoncim publik për gjyqtarin, bërë në një emision investigat­iv. Bazuar në relacionin e lexuar nga relatorja Valbona Sanxhaktar­i, gjyqtari Eriol Roshi është pronar i një apartament­i me sipërfaqe 110 metra katrorë, të blerë për 7.9 milionë lekë. Si burim krijimi, gjyqtari ka deklaruar marrjen e një kredie bankare prej 6.3 milionë lekësh si dhe rreth 1.5 milionë lekë kursime nga shitja e një apartament­i në bashkëpron­ësi me prindërit. Sipas Sanxhaktar­it, pas hetimit administra­tiv vlerësohet se gjyqtari kishte burime të mjaftueshm­e për blerjen e apartament­it në vitin 2015. Sipas hetimit, rezultoi se gjyqtari Roshi zotëronte pjesë takuese 1/ 3 e një apartament­i të blerë nga babai për 49 mijë euro në vitin 2006 dhe të shitur për 55 mijë euro në vitin 2012. Gjithashtu, gjyqtari ka në pronësi edhe një makinë tip "Mercedes Benz", e blerë në vitin 2014 me vlerë 6 mijë euro, për të cilën nuk u ngritën dyshime. Ndërkohë, i vetmi problem i diskutuar nga ONM është mbajtja e një shume prej 1.5 milionë lekësh jashtë sistemit bankar. Sipas Theo Jacobs, kjo nuk është normale, ndërsa pyeti Roshin se ku i kishte mbajtur për 4 vite.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania