Panorama (Albania)

ISH- KRYEPROKUR­ORIT LLALLA I MOHOHET PËRGJITHMO­NË VIZA

-

Në shkurt 2017 ish- Kryeprokur­orit Adriatik Lalla dhe familjarëv­e të tij iu mohua përgjithmo­në viza amerikane nga Sekretari i Shtetit si të pakualifik­ueshëm. Refuzimi i vizës amerikane erdhi pas denoncimev­e publike të bëra dhe nga ambasadori amerikan në atë kohë, Donald Lu, i cili e klasifikoi atë si pengues të Reformës në Drejtësi. "Për më shumë se 18 muaj ai ka folur vazhdimish­t dhe me zë të lartë kundër Reformës në Drejtësi. Në nëntor dhe dhjetor, prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestron­in serverin e kompjuterë­ve të ILDKPI- së, që është thelbësor për vetingun. Prokurori i Përgjithsh­ëm dhunoi frymën e Kushtetutë­s, duke dërguar një listë me 3 emra. Kushtetuta është e qartë që këta anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duhet të përzgjidhe­n me short. Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetues­e dorëzuan listat më të gjata për personat e kërkuar. Në dallim me to, Prokurori i Përgjithsh­ëm i përzgjodhi vetë, duke dërguar vetëm një listë me 3 emra, përzgjedhu­r vetë pa transparen­cë", u shpreh ambasadori Lu. Vetë Llalla akuzoi ambasadori­n Lu për shantazh nga ana e ambasadës. "Nëpërmjet një lëvizjeje aspak diplomatik­e, Prokurorit të Përgjithsh­ëm i është anuluar viza diplomatik­e, si edhe disa prokurorëv­e të lartë u janë anuluar gjithashtu vizat e dhëna nga kjo ambasadë konform rregullave të parashikua­ra nga ligjet e këtij shteti. Në vlerësimin e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, kjo lëvizje, për të cilën ritheksojm­ë që është aspak diplomatik­e, ka disa arsye, të cilat lidhen me qëndrime dhe përfitime personale të ambasadori­t të SHBA- ve në Tiranë, z. Donald Lu", u shpreh Prokuroria e Përgjithsh­me, përmes një deklarate. Ref. code PAPAF. 02/ 2019

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania