Panorama (Albania)

Policia në fakultete, Lleshaj: Kemi parandalua­r dhunën

Salianji: As Hekuran Isai s’guxoi të fusë Policinë, kush të urdhëroi?

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, mohon që Policia e Shtetit të ketë ushtruar dhunë në ambientet e universite­teve të Tiranës. I pranishëm në Kuvend në seancë dëgjimore në Komisionin e Medias dhe Arsimit, Lleshaj deklaroi se Policia e Shtetit ka ndërhyrë në përgjigje të një kërkesë të ardhur nga autoritete­t e universite­tit, ku, siç raportohej, po ushtrohej dhunë ndaj rojeve private. Gjatë punimeve të Komisionit, ministri Lleshaj u përplas vazhdimish­t me deputetët e opozitës, të cilët kërkuan sqarime për dhunën e ushtruar ndaj studentëve. Deputetja e LSI- së, Kejdi Mehmetaj, i kujtoi Lleshajt se atë vetë do ta tërheqin nga zyra zvarrë për shkak të urdhrave që ka dhënë. Ndërkohë, deputeti i PD- së, Ervin Salianji, ka kërkuar nga ministri i Brendshëm të japë shpjegime se kush ishte urdhëruesi për ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, duke kujtuar se as ish- ministri Hekuran Isai nuk kishte guxuar ta bënte një gjë të tillë. Deputetët u përplasën me Lleshajn edhe për ngjarjen e Kavajës, ku, sipas ministrit, Policia ka ndërhyrë në kohë rekord, por nuk ka dashur ta bënte publike ngjarjen për shkak të problemati­kës së madhe që ajo përfaqëson­te.

DEBATI NË KOMISION Sandër Lleshaj: Jam i qartë edhe për frymën e protestave të universite­tit, edhe për impaktin që kanë sjellë ato në arsimin shqiptar. Jam gjithashtu i mirinformu­ar që Shqipëria ka ligjin më liberal për sa i përket një lloj “shenjtërie” të universite­teve. Dua t’ju them, të nderuar anëtarë të komisionit, që rregullimi ligjor që ka Shqipëria lidhur me paprekshmë­rinë e universite­teve është unik. Sipas informacio­nit që kam unë, çështja e paprekshmë­risë së universite­teve është shumë e vjetër, sa universite­ti, që kur lindën bashkë me kishën, kisha i dha statusin e vet, i bëri të paprekshme nga pjesa tjetër. Bolonja, Oxfordi, Parisi, e kanë pasur këtë status, i cili me kohë ka humbur. Sot, nga informacio­net që kam, vetëm Greqia ka një ligj që parandalon ndërhyrjen e forcave të sigurisë publike në mjediset universita­re. Protestat e studentëve kanë qenë thuajse pa incidente. Ka pasur edhe incidente të vogla, të izoluara. Në mendimin tonë, edhe të nxitura. Incidentet kanë qenë lidhur me tentativa të individëve të caktuar për të marrë peng protestat. Ka pasur tentativa për të kyçur universite­tet dhe për të vënë zinxhirë. Ka pasur një rast kur Policia ka ndërhyrë dhe ka qenë ajo në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, në përgjigje të një kërkesë të ardhur nga autoritete­t e universite­tit për të penguar një dhunë që po ushtrohej atje. Pra, ne kemi parandalua­r dhunën. Albana Vokshi: A ka përgjegjës? Sandër Lleshaj: Policia e Shtetit, në përgjigje të një kërkese me shkrim, të ardhur nga drejtuesit e universite­tit… Albana Vokshi: Ku është shkresa? Ku e keni? Kejdi Mehmetaj: Tregoni shkresën, për këtë jemi sot…

Sandër Lleshaj: Me ju do të flas kur të mbaroni universite­tin.

Albana Vokshi: Jo, jo, kjo është e tepërt. Ajo është përfaqësue­se e qytetarëve, që i kanë dhënë votën.

Flamur Noka: Atë cinizmin tënd, shko tregoje diku tjetër. Sandër Lleshaj: Të mos më ndërhyjë mua Kejdi Mehmetaj: Ato fjalë që policët ua kanë thënë studentëve me urdhrin tuaj, i meritoni ju një e nga një. Dhe ashtu siç ata studentë kanë reaguar, do t’ju tërheqin juve zvarrë nga zyra juaj dhe këtë ta keni të sigurt. Këtu po flisni me një deputet. Me arsimin tim nuk keni punë ju.

Sandër Lleshaj: Ti je deputete zvarritëse, do na zvarrisësh ne ti?

Kejdi Mehmetaj: Është detyra juaj dhe mbani përgjegjës­i ligjore në burg nesër. Rregulli është për ju. Këtu, nuk është për ne. Ktheji përgjigje aty. Nuk intimidion­i dot njeri ju, jo. Do ta shohim edhe background- in tuaj si e keni, çfarë e keni, por më parë ktheni përgjigje për këtë.

Albana Vokshi: Më vjen keq që kolegët këtu nuk distancohe­n nga sjelljet tuaja. Ju nuk distancohe­ni që një ministër fyen një kolege tuajën? ( U drejtohet deputetëve të PS- së).

Sandër Lleshaj: E nderuar kryetare, çfarë fyerje bëra?

Albana Vokshi: Nuk mund të shkelni etikën. Ju lutem, tregoni etikë ndaj deputetëve që janë përfaqësue­s të sovranit.

Sandër Lleshaj: Nuk e shkel etikën. Unë nuk fyej askënd.

Albana Vokshi: Ajo përfaqëson interesat e studentëve dhe e di më mirë se kushdo tjetër atë që ka ndodhur. Nuk mund të fyeni.

Kejdi Mehmetaj: Zoti ministër, ndryshe nga ju, unë kam marrë dy mandate nga qytetarët, ndërsa ju keni marrë vetëm urdhrat e një njeriu të çmendur që qeveris këtë vend dhe po ju merr të gjithëve mbrapa. Përpara se t’u drejtoheni deputetëve, mbani mend mirë se këtu nuk na keni sjellë ju dhe nuk ju përgjigjem­i ne se çfarë përfaqësoj­më apo çfarë background- i kemi, por ju ne. Ndaj, flisni me përgjegjës­in tuaj për atë sjellje atje, se është një turp i madh që Policia e Shtetit dhunon, ofendon, diskrimino­n, fëmijët e shqiptarëv­e, sepse me sa duket ju nuk keni fëmijë, se po të kishin realisht, do përdornit tjetër gjuhë sot.

Sandër Lleshaj: Unë i kam fëmijët, por i kam pak ndryshe nga ti.

Ervin Salianji: A mundet ju edhe personalis­ht si titullar i atij institucio­ni të toleroni dhunën dhe goditjen e atij personi që paguhet me taksat edhe të studentëve, dhe të tonat, të godasë dhe të kapë prej fyti një student që është brenda ambienteve të universite­tit. Cilin njihni ju si autoritet më të lartë, rektorin apo administra­torin e universite­tit? Pse nuk e keni marrë me vete drejtorin e Policisë së Shtetit? Ju kemi thirrur për ngjarjen specifike të dhunës së studentëve. As Hekuran Isai nuk e ka guxuar t’i fusë policët dhe të dhunojë studentët jashtë, jo më t’i fusë në ambientet universita­re. A e keni dhënë ju urdhrin?

Albana Vokshi: Cili është operacioni i suksesshëm që ju keni kryer? Ju fshehët një krim monstruoz në Kavajë. Unë do ta përgëzoja e para si nënë dhe grua nëse do t’i arrestonit ata kriminelë.

Sandër Lleshaj: Tani, çdo akuzë mund të pranojmë, por prindër jemi të gjithë. Ju jeni nënë dhe unë jam baba. Kisha vendosur të mos flisja asgjë për Kavajën, por duke qenë se ju tërheq si temë, po them vetëm një fakt. Dhunuesit e Kavajës janë proceduar nga policia në çastin zero. Që në momentin që Polica ka marrë informacio­n. Dhunuesit e Kavajës janë arrestuar përpara se fakti të bëhej publik. Policia e Shtetit nuk ka bërë hapa për ta bërë publike atë ngjarje të shëmtuar, të neveritshm­e, kriminale dhe me mesazhe shumë të ulëta për gjithë shoqërinë.

Flamur Noka: Na e tregoni me dokument që Policia ka ndërhyrë për atë ngjarje para denoncimit të ish- Kryeminist­rit Berisha.

Adelina Rista: Mos luani me dhimbjen e qytetarëve të Kavajës.

 ??  ?? FORCAT E POLICISE TE FAKULTETI I DREJTESISE
FORCAT E POLICISE TE FAKULTETI I DREJTESISE
 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania