Panorama (Albania)

Fqinja: Punonte vetëm gruaja, shiste rroba të përdorura

-

Nga banorë të zonës mësohet se çifti kishte shpesh herë konflikte. Vetë Teodor Lera ishte prej kohësh i papunë, ndërsa bashkëshor­tja e tij shiste rroba të përdorura në një dyqan afër shtëpisë. Nga ajo që mësohet nga fqinjët, 45- vjeçarja ishte pre e dhunës së vazhdueshm­e të burrit, por toleronte gjithçka për hir të fëmijëve, duke e çuar situatën deri në vrasjen e saj. Fqinjët tregojnë se motivi i sherreve të vazhdueshm­e ishte xhelozia që shfaqte Teodori dhe për këtë arsye nuk e linte që të dilte bashkëshor­ten e tij, përveçse të shkonte te dyqani poshtë shtëpisë. Ju jetonit në një lagje, e njihnit çiftin? Di që kanë tre fëmijë. Një vajzë e kanë në Amerikë, djalin tjetër në Angli, ndërsa një vajzë studente në Tiranë. Gruaja ishte njeri i mirë dhe punonte gjithmonë. Në dijeni tuaj, kishin konflikte me njëri- tjetrin? Ziheshin gjithmonë, shumë. Ai ushtronte dhunë të vazhdueshm­e. Për këtë arsye kanë qenë një herë në Polici, pikërisht për shkak të dhunës, por ajo ia falte. E bëj për hatër të fëmijëve thoshte gjithmonë dhe për këtë arsye kishte tërhequr dhe denoncimin e bërë në Polici, se në të kundërt do të dënohej. Ishte i dhunshëm burri? Shumë i dhunshëm, për këtë dihej. Edhe nuk punonte. Vetëm kjo gruaja punonte, ndërsa ai nuk punonte fare. Kishin një dyqan afër shtëpisë që shisnin rroba. Por vetëm gruaja punonte, ndërsa ai aspak, ndërsa sherret me njëri- tjetrin ishin të shumta. Kur e mësuat ngjarjen? Dola nga ulërimat e vajzës së çiftit. Pastaj pashë Policinë dhe ambulancën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania