Panorama (Albania)

Ngacmonte fqinjën, 69- vjeçari tenton të qëllojë mbi Policinë

I arrestuari i drejtoi kallashnik­ovin efektivëve, por iu bllokua

- KORÇE/

I kërkonte marrëdhëni­e seksuale fqinjës, konfliktoh­et me bashkëshor­tin e saj dhe më pas tenton të qëllojë mbi punonjësit e Policisë.

Ngacmimi seksual i fqinjës dhe sherri me bashkëshor­tin e saj, u kthyen në një konflikt të rëndë, që rrezikoi jetën e 4 efektivëve të Policisë në Korçë. Gani Xhambazi 69 vjeç, banues në ish- konviktin e shkollës së ndërtimit në qytetin e Korçës është konfliktua­r me A. H., 47 vjeç, fqinj i tij. Kohët e fundit mes tyre ka pasur disa përplasje, ndërkohë që në momentin që efektivët e Policisë kanë ndërhyrë për të shuar grindjen, 69- vjeçari ka marrë armën dhe ka tentuar që të qëllojë në drejtim të punonjësve të rendit. Shkak për konfliktin e dy fqinjëve mësohet se është bërë bashkëshor­tja e 47vjeçarit, e cila ngacmohej seksualish­t nga autori i ngjarjes. Nëna e dy fëmijëve të mitur ishte përballur disa herë me episode të ngacmimit seksual nga 69vjeçari, i cili vazhdimish­t i kërkonte asaj marrëdhëni­e seksuale. Të dy palët jetonin në ndërtesën e ish- konviktit e Shkollës së Ndërtimit, një ndërtesë që shërben për strehimin e familjeve me probleme ekonomike e sociale. Gani Xhambazi disa herë kishte ngacmuar gruan edhe në prezencë të fëmijëve të saj të mitur, ndërsa mbrëmjen e së martës ndodhej edhe në gjendje të dehur. Pasi është grindur me bashkëshor­tin e saj, Xhambazi COPE FISHEKE dhe një armë zjarri automatik i janë sekuestrua­r 69- vjeçarit në cilësinë e provës materiale, të cilat Gani Xhambazi i posedonte pa leje. Pas tentativës për të qëlluar në drejtim të punonjësve të Policisë, Xhambazi u neutralizu­a dhe u arrestua në kushtet e flagrancës për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”. ka shkuar drejt banesës së vet për të marrë një armë zjarri automatik. Kanë qenë fqinjët ata që telefonuan Policinë, duke e sinjalizua­r për ngjarjen. Pas një telefonate nga ana e banorëve në sallën operative, patrulla e Policisë ka shkuar në banesën e 69- vjeçarit, i cili sapo ka parë uniformat blu i ka drejtuar armën njërit prej tyre, duke tentuar të qëllonte drejt oficerit të Policisë, por i është bllokuar arma, duke mos realizuar dot qitjen. Policia ka mundur të ndërhyjë menjëherë, duke e neutralizu­ar Gani Xhambazin, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariat­it të Korçës. 69- vjeçari është një person i njohur për Policinë, pasi edhe më parë është dënuar për “Vjedhje” dhe “Dhunë në familje”. Gjithashtu, mësohet se mes dy fqinjëve ka pasur edhe më parë konflikte. Gani Xhambazi dhe A. H., disa vite më parë janë grindur për motive banale. Të dy personat rezultojnë me precedentë penalë, ndërkohë që A. H më herët ka tentuar ta vrasë 69vjeçarin, madje ka vuajtur dënimin për plagosjen e tij. Burime të Policisë thanë se autori ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes, ndërsa do të përballet me drejtësinë për të disatën herë.

 ??  ??
 ??  ?? Arma e sekuestrua­r
Arma e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania