Panorama (Albania)

NORMA E INTERESIT NUK NDRYSHON

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha dje se ekonomia vijon të ndjekë trendin pozitiv të zhvillimit.

Sejko tha se faktorët e ekonomikë mbështesin zhvillimin e vendit edhe në vijim. Për sistemin bankar, Guvernator­i Sejko u shpreh se është likuid dhe i mirëkapita­lizuar. Sejko tha se kreditë e këqija kanë shënuar rënie, duke zbritur në nivelin e 11,1 për qind. Deklaratat për ecurinë e ekonomisë dhe sistemit bankar, Guvernator­i Sejko i bëri pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës, i cili vendosi të mbajë të pandryshua­r normën bazë të interesit në 1 për qind. "Informacio­ni i ri ekonomik dhe monetar i marrë në analizë sugjeron se ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trend pozitiv zhvillimi. Kërkesa agregate ka vijuar të rritet në gjysmën e dytë të vitit të shkuar, duke sjellë rritjen e prodhimit, zgjerimin e punësimit dhe përmirësim­in e ekuilibrav­e kryesorë ekonomikë dhe financiarë të vendit. Politika jonë monetare ka vijuar të japë një kontribut pozitiv, nëpërmjet gjenerimit të një ambienti financiar me norma të ulëta interesi, si dhe nëpërmjet frenimit të presioneve mbiçmuese mbi kursin e këmbimit", u shpreh Sejko. Guvernator­i u shpreh se rritja ekonomike do të vijojë edhe në 3 vitet e ardhshme, duke ndikuar në rritjen e punësimit dhe pagave. "Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet gjatë tri viteve të ardhshme. Zgjerimi i kërkesës agregate do të sjellë rritje të mëtejshme të punësimit, duke krijuar premisa për rritje të pagave dhe të inflacioni­t të gjeneruar në vend. Paralelish­t me të, frenimi i mbiçmimit të kursit të këm-

PËR QIND

do të vazhdojë të jetë norma bazë e interesit, ku Këshilli Mbikëqyrës vendosi ta mbajë të pandryshua­r, e cilësuar nga Banka e Shqipërisë si stimuluese për kreditimin e ekonomisë bimit do të reduktojë presionet dezinflaci­oniste të ardhura prej tij. Në përputhje me këtë skenar zhvillimes­h, inflacioni pritet të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2020", u shpreh Sejko. Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë vlerësoi edhe ecurinë pozitive të sistemit bankar. "Sektori bankar vijon të karakteriz­ohet nga nivele të mira likuiditet­i, kapitali dhe përfituesh­mërie, ndërkohë që bi- Këshilli Mbikëqyrës vendosi dje të mbajë të pandryshua­r normën bazë të interesit, në nivelin 1 për qind, si dhe të mbajë të pandryshua­ra normat e interesit të depozitës dhe kredisë njëditore, respektivi­sht në nivelet 0,1 për qind dhe 1,9 për qind. Këshilli Mbikëqyrës përsëriti thirrjen për vijimin e reformave strukturor­e, si instrument­i më i mirë për nxitjen e rritjes së qëndrueshm­e dhe afatgjate të vendit. lancet e tij vijojnë të përmirësoh­en. Në veçanti, raporti i kredisë me probleme zbriti në 11,1 për qind në fund të vitit 2018, duke ilustruar trendin e qëndrueshë­m të progresit të bërë në këtë drejtim", tha Sej- ko. Guvernator­i u shpreh se në fillim të vitit kursi i këmbimit u shfaq i qëndrueshë­m në sajë të një balancimi më të mirë të kërkesës dhe ofertës për valutë, si dhe të reagimit të Bankës së Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania