Panorama (Albania)

Trump mban adresimin e dytë vjetor, me fokus te muri i kufirit dhe tregtia

-

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbajtur të martën fjalimin e tij të dytë vjetor të “State of the Union”, duke iu lutur ligjvënësv­e të kapërcenin dekadat e ngërçit politik. Me kryetaren e Dhomës, Nancy Pelosi, dhe nënpreside­ntin Mike Pence, ulur pas tij në sallën e Dhomës Përfaqësue­se, Trump foli për gati një orë e gjysmë, me ndërprerje të shpeshta të duartrokit­jeve të anëtarëve republikan­ë. Dhjetëra gra demokrate ishin veshur me ngjyrë të bardhë, ngjyra historikis­ht e lidhur me lëvizjen e të drejtave të grave. Trump e nisi fjalimin me prezantimi­n e një axhende dypalëshe. Ai ka përmendur arritjet e administra­tës së tij në dy vjet, duke theksuar rritjen e ekonomisë, punësimin dhe sistemin e taksave, madje duke përmendur termin “mrekulli ekonomike”. Ai ka shënjestru­ar hetimin ndaj tij për lidhjet me Rusinë si “hetime qesharake të njëanshme”. Por fokusi i tij më i madh ka qenë “kriza” në kufirin jugor të SHBA, ku ai kërkon të ndërtojë një mur kufitar të kundërshtu­ar nga ligjvënësi­t, një mosmarrëve­shje që shkaktoi mbylljen e qeverisë amerikane për 35 ditë. Trump ka kërkuar edhe në fjalim, financimin për murin në kufi me Meksikën. “Unë kam për ta ndërtuar atë mur”, theksoi ai. Presidenti ka premtuar vende të reja pune për femrat, duke marrë duartrokit­je edhe nga ligjvënëse­t demokrate që ndodheshin në sallë. Duke folur për prioritete­t e tij, Trump kërkoi që Kongresi të miratojë “Aktin Reciprok të Tregtisë”, planet e infrastruk­turës dhe investimet në industri. Ai përmendi edhe uljen e kostove të kujdesit shëndetëso­r dhe çmimit të ilaçeve. Më pas, duke ndërruar temë dhe duke u fokusuar në politikën e Jashtme, ai njoftoi takimin e dytë me Kim Jong Un në fund të muajit në Vietnam. Sa për Lindjen e Mesme, përmendi tërheqjen e trupave nga Siria dhe tha se po negocion për paqen në Afganistan, ku do të reduktohet edhe më shumë numri i trupave amerikanë. Ai ka dënuar edhe antisemiti­zmin. Presidenti e mbylli fjalimin me një thirrje për bashkëpuni­m dypalësh. “Mendoj për këtë Kongres, për këtë dhomë, ku ligjvënësi­t para jush kanë votuar për t’i dhënë fund skllavëris­ë, për të ndërtuar hekurudha dhe au- tostrada, për të mundur fashizmin, për të siguruar të drejta civile, për të përballur një perandori të ligë”, tha Trump. Ai shtoi se “Fitoret më të mëdha të vendit janë duke ardhur”. Sipas një sondazhi të CBS, rreth 76 për qind e shikuesve amerikanë që ndoqën fjalimin e Presidenti­t, e kanë aprovuar atë. Vetëm 24 për qind nuk e kanë aprovuar.

 ??  ?? Trump gjatë fjalimit
Trump gjatë fjalimit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania