Panorama (Albania)

Erdogan- Tsipras: I zgjidhim paqësisht mosmarrëve­shjet

Presidenti turk: Prisnim më shumë nga Athina për puçistët

-

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se mosmarrëve­shjet midis Turqisë dhe Greqisë mund të zgjidhen paqësisht, nëpërmjet dialogut, pas takimit me Kryeminist­rin grek, Alexis Tsipras në Ankara.

Tsipras vizitoi kryeqyteti­n turk të martën për një udhëtim dyditor, që synonte lehtësimin e tensioneve mes dy fqinjëve mbi një numër çështjesh në marrëdhëni­et dypalëshe, duke përfshirë edhe tundimin e gjatë mbi eksplorimi­n e energjisë jashtë brigjeve të Qipros. “Ne, si Turqi, besojmë se të gjitha problemet me Greqinë mund të zgjidhen në mënyrë paqësore”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi në Ankara me Tsipras. “Ne besojmë se çdo problem mund të zgjidhet përmes dialogut”, shtoi ai. Gjatë takimit të tyre në pallatin presidenci­al, Erdogan dhe Tsipras kanë diskutuar një marrëveshj­e emigracion­i dhe bashkëpuni­m ekonomik, përveç çështjes së tensionuar të Greqisë që ofron strehë për oficerët e ushtrisë turke, të cilët u larguan nga përpjekja e dështuar për grusht shteti në Turqi, në korrikun e vitit 2016. Tsipras tha se qeveria e tij ishte e lumtur të mbante një dialog të hapur me Turqinë. “Jam shumë i kënaqur që kanalet e komunikimi­t ( me Turqinë) janë të hapura në mënyrë që të mund të ndërmarrim hapa më konstrukti­vë”, tha ai. Tsipras tha gjithashtu se Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord të heqin çdo tension në Detin Egje dhe të vazhdojnë me masat për ndërtimin e besimit, ndërkohë që çdo ndryshim me Turqinë, sipas tij, “mundet dhe duhet të zgjidhet me dialog”. Erdogan tha se priste më shumë bashkëpuni­m nga Greqia në ekstradimi­n e tetë ushtarëve që ikën në Greqi pas grushtit të dështuar në 2016- n, kundër qeverisë së tij. Turqia përditësoi një listë të ish- oficerëve ushtarakë të kërkuar për rolin e tyre në përpjekjen e grushtit të shtetit, duke përfshirë tetë oficerët, të cilëve iu është dhënë azil në Greqi, duke vendosur për kthimin e secilit prej tyre një shumë prej 4 milionë lirash turke ( 770.446 dollarë). Nga ana e tij, Tsipras tha se Greqia nuk i mirëpret puçistët, por rasti i tetë ush- tarëve që ikën në Greqi, është çështje e sistemit të drejtësisë. “Për çështjen e debatuar të tetë oficerëve, Greqia respekton vendimet e marra nga gjyqësori”, tha Tsipras, suke shtuar se “Komplotues­it puçistë nuk janë të mirëpritur në Greqi, por ajo që është më e rëndësishm­e është të forcojmë bashkëpuni­min tonë në sektorin e sigurisë”.

 ??  ?? Tsipras dhe Erdogan gjatë takimit në Ankara
Tsipras dhe Erdogan gjatë takimit në Ankara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania