Panorama (Albania)

Presidenti i KiE: Në ferr ka një vend të veçantë për politikanë­t britanikë, që e nxorën vendin nga BE pa marrëveshj­e

-

Bashkimi Europian e ka të vendosur se nuk do të bëjë asnjë rinegocim të marrëveshj­es së Brexit me Britaninë e Madhe dhe drejtuesit e unionit kanë kritikuar ashpër palët politike në Mbretërinë e Bashkuar, që nuk kanë arritur të bien dakord për një marrëveshj­e që ishte e mirë dhe po e nxjerrin vendin nga unioni pa asnjë pakt, zgjedhja më e keqe që mund të bënin. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka shkuar deri në pikën që ka përmendur ferrin për ata që kanë detyruar largimin e vendit nga blloku pa një marrëveshj­e. Sipas deklaratës së tij, në ferr ekziston një vend i veçantë për politikanë­t që e kanë mbështetur daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian pa një plan të përgatitur paraprakis­ht. Ai e ka përsëritur qëndrimin e BE- së se marrëveshj­a e nënshkruar me Kryeminist­ren May nuk do të rinegocio- het. Duke folur para gazetarëve pas takimit me Kryeminist­rin irlandez, Leo Varadkar, Tusk i ka sulmuar edhe Kryeminist­ren britanike dhe liderin e opozitës, duke thënë se ekziston një zbrazëti e lidershipi­t në zemër të lëvizjes “Qëndro”, për mbetje të Britanisë së Madhe në BE. Tusk, i cili nuk e ka fshehur asnjëherë shpresën e tij që Britania e Madhe ta ndryshojë qëndrimin, tha se e di që në këtë shtet ende është një numër i madh i njerëzve që dëshirojnë ta kthejnë prapa vendimin për tërheqje të vendit të tyre nga blloku. “Këtu nuk ka hapësirë për spekulime. BE është në rend të parë dhe para së gjithash një projekt i paqes. Ne nuk do të luajmë me paqen”, tha ai, duke e kundërshtu­ar kërkesën britanike për përcaktimi­n e një kufiri kohor për vendosjen e kontrollit kufitar me Irlandën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania