Panorama (Albania)

Barcelona dhe Reali, barazim spektakola­r

Kualifikim­i vendoset në Madrid, Mesi e nisi nga stoli

-

Barcelona dhe Reali i Madridit kanë nisur një cikël të ri, në të cilën makthet e humbjes 5- 1 janë të harruara.

Kanë nisur një epokë ku Barcelona lë në stol Leo Mesin dhe e konsideron "El Clasicon" një ndeshje më pak të rëndësishm­e nga ato që do të vijnë në të ardhmen. Pas barazimit 1- 1 me golat e Lukas Vaskezit dhe Malkomit ( rezultat që tregon pikërisht atë që donin trajnerët), të dyja ekipet janë "gjallë" dhe do të luajnë gjithçka në ndeshjen e ardhshme të gjysmëfina­les së Kupës së Mbretit në "Bernabeu". Ndeshja e parë konfirmoi edhe një herë momentin e mirë që po kalon Reali dhe i dha një "diplomë" Solarit, i cili e kaloi provën e parë të zjarrit, por pa siguruar asgjë. Në një panoramë të përgjithsh­me, Reali i Madridit nuk e "vrau" dot Barcelonën, e cila në momente të caktuara u duk se ishte jashtë gare. Por në fund ndryshoi gjithçka, sepse me golin e Malkomit ia kaloi presionin rivalit për ndeshjen e kthimit. Dhe aty, me shumë mundësi do të jetë titullar Mesi. Pse jo, edhe Dembele.

Pa bërë asgjë mahnitëse, por me shumë intensitet, me saktësi dhe duke kërkuar gjithmonë Benzemanë dhe Modriçin, djemtë e Solarit bënë një kundërsulm vrasës, i cili kulmoi me golin e Lukas Vaskezit. Vinicius nga e majta jep një top në shtyllën e dytë, që e kontrollon mirë Benzema dhe jep një asist për Vaskezin. Ky i fundit i vjedh kohën

Supremaci madrilene-

mbrojtësit Lengle dhe e ndal në rrjetë. Reali e pa veten në skenarin më të mirë të mundshëm, me një gol në avantazh dhe me Barcelonën që e ka të vështirë të reagojë. Valverde këmbëngul që të luhet nga krahu i djathtë ku Semedo dhe Malkom kërkojnë të ulin ritmin e Marselos dhe Viniciusit. Dhe rastet filluan të vinin, por Malkom u ndal nga Kejlor Navas në zonë dhe Rakitiç goditi traversën. Por edhe Reali i Madridit i pati rastet për ta mbyllur ndeshjen me një kundëruslm, po Vinicius dhe Benzema nuk u kuptuan me njëri- tjetrin.

Leo Mesi në stol. Kjo ishte befasia e "El Clasicos" 60 minuta përpara nisjes. Ernesto Valverde nuk e kishte rrezikuar kapitenin e tij dhe në sulm i kishte besuar një fanellë titullari Malkomit. Ky i fundit nuk zhgënjeu, sepse pas një pritjeje të çmendur të Kejlor Navasit në gjuajtjen e Suarezit, topi u spotua në të djathtë të zonës dhe mbërriti në këmbët e tij dhe me një gjuajtje të rrufeshme e dërgoi topin në rrjetë, kur Navas ende nuk ishte kthyer në pozicion. Mesi u fut në lojë në minutën e 64- të dhe i shtoi personalit­et e cilësi barçës, por ma mundur të ndihmonte në golin e përmbysjes.

Mesi nga stoli-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania