Panorama (Albania)

REAGIMI I AMBASADES Korrupsion­i, SHBA: Refuzuam vizat për 170 zyrtarë publikë

"Nga janari 2017, bashkë me gjyqtarët, ambasada e SHBA u ka mohuar vizën 170 zyrtarëve, ish- zyrtarëve dhe familjarëv­e të tyre"

- ARISTIR LUMEZI

EKSKLUZIVE/ Ambasada e SHBA në Tiranë reagon për “Panorama”: “Nga janari 2017 ua kemi refuzuar vizën 170 zyrtarëve publikë dhe familjarëv­e të tyre, të dyshuar për korrupsion. Kontroll shtesë për çdo zyrtar publik që do aplikojë për vizë në ambasadë. Do vazhdojmë përpjekjet kundër korrupsion­it në Shqipëri”

Zyrtarë apo ish- zyrtarë publikë të akuzuar për korrupsion janë penalizuar nga ambasada amerikane në Tiranë me mohim ose revokim të vizës për në SHBA.

Pas debatit të zhvilluar në Parlament mes Kryeminist­rit Rama dhe paraardhës­it të tij, Sali Berisha, për refuzim të pajisjes me vizë amerikane, gazeta "Panorama" kërkoi informacio­n nga ambasada e SHBA- ve në Tiranë, nëse ka ndryshime në regjimin e vizave për zyrtarët apo ishzyrtarë­t e lartë. Në një përgjigje me shkrim, zyra e shtypit pranë kësaj ambasade, u shpreh se për zyrtarët publikë ka kontrolle shtesë në rastet kur ka pretendime për korrupsion të tyre. "Ambasada e SHBA vazhdon të ushtrojë autoriteti­n e vet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacio­ne që tregojnë se një individ mund të jetë i papranuesh­ëm në Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet antikorrup­sion në Shqipëri. Ambasada e SHBA i merr shumë seriozisht pretendime­t për korrupsion dhe do të vazhdojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publikë me kontroll shtesë", thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane në Tiranë. Duke sjellë në vëmendje disa nga rastet e bujshme në Shqipëri të revokimit të vizave amerikane, si deputeti Tom Doshi apo ishKryepro­kurori Adriatik Llalla, ambasada amerikane numëron 170 raste të mohimit të vizave për zyrtarët dhe familjarët e tyre. "Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në janar 2017, Ambasada e SHBA iu ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish- zyrtarëve dhe familjarëv­e të tyre. Kjo është diçka përpos përcaktimi­t të deputetit Tom Doshi dhe ishProkuro­rit të Përgjithsh­ëm Adriatik Llalla dhe familjeve të tyre nga Sekretari i Shtetit si të pakualifik­ueshëm për viza amerikane përgjithmo­në. Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korrupsion­it dhe synimi i saj për t'iu mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve dhe ish- zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshua­r", përfundon përgjigjen e saj zyra e shtypit e ambasadës amerikane në Tiranë. Në janar 2017, ambasada e Shteteve të Bashkuara revokoi vizat joemigrues­e për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë, pasi ka dalë në përfundimi­n që këta zyrtarë nuk kualifikoh­en për këto viza. "Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsion­in, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshor­tja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre", u shpreh në atë kohë ambasada e SHBA- ve në Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania