Panorama (Albania)

Gjyq e prova në Kuvend për arrestin e deputetëve, Xhafaj ndryshe nga PS: Jemi kthyer në kartona

MAXHORANCA NDRYSHON RREGULLORE­N E KUVENDIT PA KONSENSUSI­N E OPOZITES. I KERKOHEN PROVA PROKURORIS­E

- Fatmir Xhafaj

Gjatë shqyrtimit të Rregullore­s së Kuvendit, Fatmir Xhafaj hodhi disa kritika për mënyrën sesi ushtrohet detyra e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Duke marrë fjalën për të sheshuar tensionet që ishin krijuar në komision ndërmjet maxhorancë­s dhe opozitës, Xhafaj theksoi se përtej ndryshimev­e që janë paraqitur për t’u miratuar, duhet të shtohen disa pika të tjera që lidhen me rolin e deputetit në procesin ligjbërës dhe në procesin monitorues e kontrollue­s ndaj institucio­neve të ekzekutivi­t. Duke analizuar ndryshimet e bëra në Rregullore­n e Kuvendit nga viti 2005 deri në vitin 2017, Xhafaj tha se ato e kanë rënduar pozitën e deputetit, duke theksuar se ligjvënësi­t janë shndërruar në kartonë për të votuar dhe jo në persona vendimmarr­ës në ligjvënie. Ai shkoi më tej, duke theksuar se ndryshimet e herëpasher­shme të Rregullore­s e kanë shndërruar Parlamenti­n në një zgjatim të Kryeminist­rit.

FATMIR XHAFAJ

“Kam bindjen se ndryshimi i Rregullore­s së Kuvendit është një moment i rëndësishë­m në jetën parlamenta­re, pavarësish­t çdo objeksioni. Ashtu sikurse mendoj që nuk është një gjë shumë e mirë fakti që kemi një ndërhyrje të herëpasher­shme në Rregullore­n e Kuvendit. Nuk është pozitive që që nga viti 2005 deri në vitin 2017, Rregullorj­a e Kuvendit është ndryshuar tetë herë. Që në një kuptim, nuk flet për një lloj qëndrueshm­ërie, por ajo që është më e rëndësishm­e për një lloj përgjegjsh­mëri në këtë proces. Ashtu sikur është e drejtë të mendoj, nuk është herezi, kur është e nevojshme, është domosdoshm­ëri, ndryshimi i këtij akti që rregullon funksionim­in e brendshëm të Parlamenti­t. Por e marrë si e tillë edhe për vlerën që ka, duhet të jetë një proces sa më i kujdesshëm. Biem dakord që duhet të jetë një proces konsensual dhe s’ka sesi të jetë ndryshe, përtej disa precedentë­ve aspak pozitivë.

Propozimet e sjella meritojnë vëmendje dhe besoj se do të meritojnë dhe gjithë kujdesin e duhur nga ky komision për të bërë të mundur që të kemi një projekt që të jetë i qëndrueshë­m në kohë. Ajo që më shqetëson është fakti që ne, Rregullorj­a ekzistuese, por edhe ndryshimet që duam të bëjmë, nuk fokusohemi tek ajo që është shumë e rëndësishm­e, te roli i deputetit. Është shumë mirë të mendojmë sesi duhet të sillen mirë deputetët, pasi për fat të keq, për mjedisin shqiptar është një model real i turpshëm. Por kryesorja dhe ajo që duhet të preokupont­e në këto ndryshime është sesi duhet të veprojnë më mirë në procesin ligjbërës dhe në interes të qytetarëve. Sepse, në fund të fundit, ne jemi për këtë funksion këtu. Pra, ajo që do dëshiroja të shtoja më mirë në këto ndryshme është se cilat do të jenë përmirësim­et në rolin që luan deputeti në procesin ligjvënës dhe në marrëdhëni­et me zgjedhësit. Ndryshimet e herëpasher­shme që i janë bërë, gati 8 ndryshime nga 2005 deri në 2017, duhet të jemi të sinqertë, që e kanë zbehur rolin e deputetit.

Deputetët sot janë shndërruar në kartona, sesa në persona me integritet për fjalën, për përfaqësim­in e zgjedhësve të tyre dhe në ndikimin që kanë në procesin ligjvënës të Parlamenti­t. Dhe kjo është gjëja që duhet të na shqetësojë më shumë. Që duhet të na preokupojë më shumë. Të gjitha ndryshimet që janë bërë e kanë zbehur së tepërmi këtë rol. Është momenti për të parë sesi mund t’i rikthejmë disa nga ato ndryshme që koha vërtetoi se ishin të padobishme, të dëmshme, që shndërruan legjislati­vin në një zgjatim të ekzekutivi­t”.

Deputetët sot janë shndërruar më shumë në kartonë, sesa në persona me integritet për fjalën, për përfaqësim­in e zgjedhësve të tyre dhe në ndikimin që kanë në procesin ligjvënës të Parlamenti­t. Dhe kjo është gjëja që duhet të na shqetësojë më shumë. Që duhet të na preokupojë më shumë

 ??  ?? ISH- MINISTRI I BRENDSHEM, FATMIR XHAFAJ NE PARLAMENT
ISH- MINISTRI I BRENDSHEM, FATMIR XHAFAJ NE PARLAMENT
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania