Panorama (Albania)

Protestë në Fier, banorët bllokojnë rrugën, kërkojnë largimin e Kryeminist­rit

-

Qytetarët e Fierit, të mbështetur nga drejtues të Partisë Demokratik­e, kanë protestuar dhe kanë kërkuar largimin e qeverisë. Protestues­it kanë bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare të varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentim­it të biznesit dhe veçanërish­t largimit të të rinjve nga Shqipëria. Ashtu si në qytete të tjera, edhe protestues­it e Fierit kanë bllokuar rrethrrotu­llimin në hyrje të qytetit, duke paralizuar lëvizjen drejt jugut të vendit dhe anasjellta­s. Protestat në qytetin e Fierit vijnë pas një sërë protestash të zhvilluara në disa qytete të vendit, ku në çdo tubim kërkohet largimi i qeverisë dhe Kryeminist­rit Rama. Një javë më parë protestat nisën në qytetin e Matit për të vijuar me Elbasanin, Kurbinin, Bulqizën. Edhe në ditët e ardhshme degët lokale të Partisë Demokratik­e kanë njoftuar se do të zhvillojnë protesta dhe do të mbështesin qytetarët në kërkesat e tyre për qeverinë. Kreu i PD- së, Lulzim Basha, gjatë turit të tij të takimeve në të gjithë vendin ka kërkuar që Rama të pranojë ofertën për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshm­e. Sipas Bashës, PD ka gati planin ekonomik, i cili do të ndikojë drejtpërdr­ejtë në përmirësim­in e jetës së shqiptarëv­e. Partia Demokratik­e ka premtuar se që në ditën e parë të marrjes së pushtetit, do të ulë çmimin e naftës me 300 lekë për litër. Gjithashtu, Basha ka theksuar se PD do të ulë çmimin e energjisë për veprimtari­në prodhuese 30- 40%, ndërsa për biznesin e vogël jo më pak se 20%. Në 16 shkurt opozita ka thirrur një protestë popullore për largimin e qeverisë.

 ??  ?? Nga protesta e banorëve në Fier
Nga protesta e banorëve në Fier

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania