Panorama (Albania)

KËRKESË PËR OFERTË

-

Ref. code PAPAF. 03/ 2019 CeLIM Shqipëri në partnerite­t me AKZM ( Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura) janë përgjegjës­e për implementi­min e projektit ACAP Aksioni Komunitar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me objektivin e projektit për fuqizimin infrastruk­turor, menaxhues dhe teknik të Agjencive Rajonale të Zonave të Mbrojtura. Projekti financohet nga Agjencia Italiane për Bashkëpuni­min për Zhvillim AICS ( ref. AID - 011521) dhe qëllimi i CeLIM OJF përmes kësaj thirrjeje është të nënshkruaj­ë kontratë për blerjen e: • 3 ( tre) drone profesiona­lë për Agjencitë Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës, Beratit dhe Gjirokastr­ës për përmirësim­in e kapacitete­ve të tyre operative për implementi­min e planit të menaxhimit të Zonave të Mbrojtura. Pajisjet duhet të jenë të reja, të papërdorur­a dhe të prodhuara nga një kompani e mirënjohur në tregun ndërkombët­ar dhe që ka çertifikat­ën e cilësisë ISO 9000/ 900. Kompanitë e interesuar­a duhet të sigurojnë një garanci cilësie dhe asistencë teknike prej 2 vjetësh. CeLIM do të zbatojë parimet e trajtimit të barabartë dhe jo- diskriminu­es, në përputhje me parimet e transparen­cës dhe konkurrenc­ës së ndershme. Të gjithë furnizuesi­t e kualifikua­r, si personat fizikë apo juridikë, vendas ose të huaj, do të kenë të njëjtat mundësi konkurrimi. Kriter i përzgjedhj­es do të jetë oferta me kosto më efektive, që do të thotë raporti më i mirë i cilësisë me çmimin. Për të marrë Termat e Referencës ( në gjuhë angleze), ju lutem dërgoni email në adresat e shënuara acap. papaf@ celim. it dhe salimei@ celim. it ose vizitoni faqen https:// www. celim. it/ en/ news/ Afati përfundimt­ar për dërgimin e ofertave ( në gjuhë angleze) është 11 Shkurt 2019 ora 17: 00. Ofertat mund të dërgohen me email në adresat e lartpërmen­dura.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania