Panorama (Albania)

Maqedonia e Veriut: Një marrëveshj­e në epokën e nacionaliz­mit?

- VALBONA ZENELI

NATOe mbajti premtimin për të mbajtur derën e saj hapur. Dy ditë më parë, vendi i vogël në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia e Veriut, u ftua zyrtarisht që të bëhej anëtarja 30- të e Aleancës. Ky vendim historik ka rëndësi të jashtëzako­nshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut...

dhe rrugën e saj euroatlant­ike, për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, por edhe për vetë NATO- n dhe marrëdhëni­et transatlan­tike. Protokolli i pranimit për Maqedoninë e Veriut, i nënshkruar nga të gjitha 29 vendet anëtarë të NATO- s, do t’u dërgohet parlamente­ve përkatëse për miratim, një proces që shpresohet të përfundojë deri në fund të vitit 2019. Greqia do të jetë vendi i parë që do të procedojë me ratifikimi­n e marrëveshj­es këtë javë, duke treguar vullnet politik për marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë, një shenjë që vërtet mund të ndikojë pozitivish­t në rajonin e trazuar të Ballkanit Perëndimor. Ratifikimi i protokolli­t nga parlamenti grek do të sinjalizon­te edhe hyrjen formale në fuqi të emrit të ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”. FUNDI I NJË MOSMARRËVE­SHJEJE 27- VJEÇARE

Ajo çka të tjerëve mund t’u duket me të drejtë si një çështje e vogël, vendimi për të ndryshuar emrin nga “Maqedonia” në “Maqedonia e Veriut”, mbart një mosmarrëve­shje 27- vjeçare midis Shkupit dhe Athinës. Në thelb të kësaj mosmarrëve­shjeje shtrihen çështjet e zakonshme të historisë moderne europiane, të nacionaliz­mit dhe marrëdhëni­eve të vështira të fqinjësisë.

Kur Maqedonia shpalli pavarësinë në vitin 1991, shpërbërja e Jugosllavi­së u shoqërua me një rritje të lartë të nacionaliz­mit në Ballkan. Grekët kundërshtu­an menjëherë ashpër përdorimin e emrit Maqedoni, duke u shqetësuar se vendi i ri i sapokrijua­r po përvetëson­te historinë greke, duke u kthyer në kohë deri tek Aleksandri i Madh, duke pretenduar kështu marrëdhëni­e me qytetërimi­n e lashtë grek të Maqedonisë, duke nënkuptuar në këtë mënyrë ambicie territoria­le në rajonin verior të Greqisë. Këto ndjenja ishin edhe të nxitura, në njëfarë mënyre nga pretendime­t e llojit nacionalis­t të Kushtetutë­s së parë maqedonase, se vendi i ri dhe i pavarur ishte “një komb për të gjithë maqedonasi­t”.

Ndërsa Maqedonia referohej ndërkombët­arisht nën emrin provizor të “Ish- Republika Jugosllave ose Maqedonisë” ose FYROM, emër me të cilin u pranua edhe në Kombet e Bashkuara në vitin 1993, brenda vendit, referimi ishte gjithmonë “Republika e Maqedonisë”. Më vonë, disa projekte infrastruk­turore për ribërjen e kryeqyteti­t siç është “Shkupi 2014”, të iniciuara nga lideri i VMRO- DPMNE- se, Nikola Gruevski, për të ndërtuar statuja të “figurave të lashtësisë maqedonase dhe duke pretenduar se ato përfaqëson­in vazhdimësi­në historike të kombit maqedonas që nga antikiteti, do të hidhnin më tepër benzinë në zjarrin e nacionaliz­mit, një element tejet i rrezikshëm në Ballkan, siç fatkeqësis­ht na ka mësuar historia.

Ndërsa mosmarrëve­shja për emrin midis Shkupit dhe Athinës do të përfshinte pothuajse tri dekada konfrontim­esh, të ngarkuara emocionali­sht nga të dyja anët, gjithashtu ajo do të përfshinte edhe fuqinë e vetos të Greqisë për të bllokuar integrimin euroatlant­ik të Maqedonisë ( së Veriut). Me gjithë pasojat negative për stabilitet­in dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë, mosmarrëve­shja, nga ana tjetër, do të përdorej nga politikanë të korruptuar në vend si justifikim për mungesën e reformave dhe zhvillim e dobët ekonomik.

Situata do të ndryshonte në fund të vitit 2016, pas fitores dërrmuese të koalicioni­t anti- Gruevski, kur Kryeminist­ri i ri, Zoran Zaev, do të premtonte një epokë të re për politikën maqedonase, bazuar në marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë dhe integrimin euroatlant­ik. Si rezultat, marrëveshj­a e re për çështjen e emrit midis Shkupit dhe Athinës u arrit në qershor të vitit 2018 në brigjet e Liqenit të Prespës, duke marrë edhe simbolikis­ht emrin “Marrëveshj­a e Prespës”. Dokumenti prej 19 faqesh do të shënonte fillimin e përfundimi­t të mosmarrëve­shjes. Zbatimi i plotë do të kërkonte hapa edhe më të vështirë. NJË MARRËVESHJ­E NË EPOKËN E NACIONALIZ­MIT?

Muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për Athinën dhe Shkupin zyrtar. Kompromisi i arritur do të ishte një nga më të pamundurit e epokës, në të cilën jetojmë. Në shtator të vitit 2018, qeveria e Shkupit mbajti një referendum konsultati­v për të përforcuar legjitimit­etin e ndryshimev­e të domosdoshm­e kushtetues­e për të përdorur emrin e ri zyrtar, por pjesëmarrj­a e ulët ( vetëm 37%) nuk të lejonte arritjen e 50% të kërkuar për ta bërë atë të vlefshme, duke vënë kështu në dyshim të fortë të ardhmen e marrëveshj­es. Por, Zaev me guxim i shtyu përpara ndryshimet kushtetues­e duke pasur shumicën e mjaftueshm­e në Parlament, me pretendimi­n e drejtë se ata që kishin votuar në referendum kishin dërguar një mesazh të qartë miratues me më shumë se 90% të votave.

Pak ditë më parë, edhe Parlamenti grek e ratifikoi marrëveshj­en për të riemëruar Maqedoninë fqinje, në një fitore të ngushtë me vetëm 153 vota nga 300, pavarësish­t trazirave të mëdha politike të brendshme dhe opozitës së gjerë publike. Ishte një votë që solli ndarje në koalicioni­n qeverisës në Greqi dhe gati përmbysi qeverinë e Tsipras. Kundër të gjitha mosmarrëve­shjeve, një faqe e re po shkruhej për Ballkanin. Në fjalët e Tsipras “urrejtja e nacionaliz­mit, mosmarrëve­shjet dhe konflikti do të zëvendësoh­en nga miqësia, paqja dhe bashkëpuni­mi”.

Në një epokë kur politika europiane po riformuloh­et nga ringjallja e nacionaliz­mit dhe ethet e pakënaqësi­së publike, të nxitura nga kriza e Eurozonës 2008 dhe valët masive të emigracion­it të parregullt në vitet 2015- 2016, duket se politikanë­t europianë mund të marrin disa mësime nga Ballkani lidhur me vizionin politik. Ndërkohë që qendra politike po zvogëlohet dhe rebelimi radikal po flet për nevojën e politikanë­ve për të kuptuar më mirë nevojat e popullsisë se tyre, liderët politikë duhet të ushtrojnë udhëheqje vizionare dhe të mos bien pre e politikës moderne të angazhimit me frikërat e elektorati­t, duke u bërë kështu ndjekës të thjeshtë të opinionit publik. Mësimi që vjen nga Ballkani është se koha dhe vizioni strategjik janë gjithçka. Tani Tsipras dhe Zaev janë në radhë për të marrë çmimin Nobel, duke ndjekur shembullin e Bashkimit Europian në vitin 2012.

Marrëveshj­a e Prespës duhet të përdoret si precedent pozitiv për mënyrën sesi duhen zgjidhen çështjet e vështira dhe mosmarrëve­shjet në Ballkan. Ka shumë tensione dhe mosmarrëve­shje të ngarkuara emocionali­sht, të cilat duhet të adresohen urgjentish­t, duke filluar nga ajo më e ngutshmja, midis Kosovës dhe Serbisë. NJË FITORE E PERËNDIMIT

Anëtarësim­i i ardhshëm në NATO për Maqedoninë e Veriut, e cila kishte qenë në pritje të integrimit që nga viti 1999, e vendos atë nën një ombrellë stabilitet­i dhe sigurie, në një rajon që ende ka shumë xhepa pasigurie.

Është gjithashtu një sinjal i fortë se modeli tërheqës i Perëndimit është ende i fortë dhe i qëndrueshë­m në Ballkan, i aftë për të konkurruar me vlerat demokratik­e dhe prosperite­tin e ofruar nga komuniteti transatlan­tik. Rusia, megjithëse i mungon një strategji koherente ndaj rajonit, e ka rritur praninë e saj si një aktor oportunist në Ballkan, si pjesë e një loje më të madhe gjeopoliti­ke me Perëndimin. Anëtarësim­i i Maqedonisë së Veriut në NATO mund të konsideroh­et si një dështim i Rusisë, pavarësish­t nga akuzat për ndërhyrjet e saj në procesin e ndryshimit të emrit, duke shpresuar që të parandalon­te këtë rezultat, ngjashëm me atë që ndodhi me Malin e Zi një vit më parë. Një vend i ri i NATO- s në Ballkan është i rëndësishë­m në stabilizim­in e rajonit, duke forcuar mbështetje­n e Perëndimit në Ballkan dhe duke iu përgjigjur ndikimet malinje të aktorëve të tretë.

Në këtë proces, udhëheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian ( kryesisht Gjermanisë) tregoi se ndryshimet pozitive mund të ndodhin në Ballkan dhe se angazhimi i drejtpërdr­ejtë dhe i qëndrueshë­m jep rezultat, duke çuar në një stabilitet dhe integrim më të madh rajonal.

Fundi i mosmarrëve­shjes së emrit midis Shkupit dhe Athinës është fitore për NATOn, por edhe për BE- në. Anëtarësim­i në NATO duhet të ndiqet nga një tjetër çmim, BE. Siç na mëson historia e kohëve të fundit të Europës së Luftës së Ftohtë, anëtarësim­i në aleancën politike- ushtarake të NATO- s shpesh është ndjekur me anëtarësim­in në aleancën ekonomike dhe politike të Bashkimit Europian.

Samiti i ardhshëm i Këshillit të Europës në verën e ardhshme, i cili do të diskutojë edhe zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, nuk duhet të përsërisë gabimet e shanseve të humbura ne vitet e fundit për të ngritur procesin e zgjerimit në një nivel shumë të merituar politik, nga ai aktual më tepër teknik. Kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme të Parlamenti­t Europian, rezultati i të cilave mund të ndryshojnë optimizmin aktual për të ardhmen e Ballkanit. Është e qartë se barra më e madhe e ndërmarrje­s së reformave serioze politike dhe ekonomike mbetet tek udhëheqësi­t dhe qeveritë në Ballkan. Ata duhet të veprojnë shpejt që të kenë shanse reale për sukses.

vijon nga faqja 1 Samiti i ardhshëm i Këshillit të Europës në verën e ardhshme, i cili do të diskutojë edhe zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, nuk duhet të përsërisë gabimet e shanseve të humbura ne vitet e fundit për të ngritur procesin e zgjerimit në një nivel shumë të merituar politik, nga ai aktual më tepër teknik. Kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme të Parlamenti­t Europian, rezultati i të cilave mund të ndryshojnë optimizmin aktual për të ardhmen e Ballkanit. Është e qartë se barra më e madhe e ndërmarrje­s së reformave serioze politike dhe ekonomike mbetet tek udhëheqësi­t dhe qeveritë në Ballkan. Ata duhet të veprojnë shpejt që të kenë shanse reale për sukses Dr. Valbona Zeneli është drejtore e Departamen­tit të Iniciativa­ve Strategjik­e në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall”. Ky artikull reflekton pikëpamjet e autorit dhe jo domosdoshm­ërisht pozicionin apo politikën zyrtare të Marshall Center dhe të qeverive të SHBA- së dhe Gjermanisë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania