Panorama (Albania)

Rama kërkon falje për Parlamenti­n, Basha: Jemi në kushtet e grushtit të shtetit

“‘ Kush fle me qenin, gdhihet me pleshtin’. Ditën e enjte, duam apo nuk duam, shkojmë dhe futemi tek ajo kasollja e qenve, por nuk jemi si ata”

-

Kryeminist­ri Rama kërkoi ndjesë nga Korça për gjuhën e përdorur në Kuvend javën e shkuar, kur u përplas me ish- Kryeminist­rin Berisha. Duke folur me qytetarët dhe marrëdhëni­en me opozitën, kreu i qeverisë tha se shpeshherë janë të detyruar që të sillen si ata.

“Ne nuk kemi problemin si të zgjidhemi, ne kemi problemin si të vazhdojmë të garantojmë që qytetarët të fitojnë më shumë. Ka një shprehje të bukur që thotë: ‘ Fituesit merren me fitoren, humbësit merren me fituesin’. Ne merremi me si do të fitojmë përsëri për të fituar më shumë qytetarët, ata merren me ne gjithë kohës. Unë ju kërkoj ndjesë për mëkatet tona të së enjtes, sepse e keni dëgjuar shprehjen, ‘ kush fle me qenin, gdhihet me pleshtin’? Ditën e enjte, duam apo nuk duam, shkojmë dhe futemi tek ajo kasollja e qenve. Kështu që duam apo nuk duam, përzihemi edhe ne me ta dhe nganjëherë dukemi edhe ne si ata. Por një gjë është e sigurt. Ne nuk jemi si ata. Ne jemi ndryshe”, tha Rama. Kjo deklaratë u bë gjatë takimit të parë të turit të Kryeminist­rit, “Bashkia që duam”, në të gjitha bashkitë e vendit ku do të bëhet bilanci i qeverisjes së kryebashki­akëve para qytetarëve. Por pa u larguar nga shija e keqe që i kishte lënë seanca e javës së shkuar në Parlament, kreu i qeverisë nuk la pa thumbuar Sali Berishën. “Nuk jam aq i frikshëm sa dukem në televizor, kur jam të enjteve me atë nuk dua t’ia përmend as emrin se jemi në Korçë dhe është vendi i parfumeve dhe jo i erërave të pakëndshme...”, Rama ironizon Berishën. Ish- kreu i PD- së, Sali Berisha, gjatë seancës parlamenta­re, duke i kërkuar Ramës të largohej nga foltorja, bënte gjestikula­cione me dorë duke treguar se është një njeri që mban erë..

MANDATI Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë ka rikonfirmu­ar rikandidim­in e Sotiraq Filos për një mandat tjetër në krye të Bashkisë së Korçës. Duke e cilësuar Korçën si modelin më të mirë të zhvillimit ekonomik, kulturor, turistik dhe urbanist, Kryeminist­ri Rama tha se në mandatin tjetër do të bëhet edhe më shumë që të fuqizohet edhe zona rurale. “Unë besoj se jemi në kushtet kur mund të themi se Bashkia e Korçës ka ofruar një model spektakola­r pune dhe marrëdhëni­esh me qytetarët. Ndërtesa e re e bashkisë nuk është se ka zyra më të mira, por se është e tëra në dispozicio­n të qytetarëve. Nuk ka nevojë të flasim, por të tregojmë për të bërë dallimin mes nesh që kemi bërë sa kemi mundur e do bëjmë sa mundem dhe atyre që vijnë vërdallë duke predikuar përmbysje e duke ëndërruar rrëmujë. Më shumë do bëjmë në mandatin tjetër të Sotiraqit në këtë bashki”, tha Rama. Kryeminist­ri Edi Rama, nga Korça, ka premtuar se do të rindërtohe­t stadiumi i Skënderbeu­t. Gjatë fjalës së tij me qytetarët, kreu i qeverisë tha se plani e parashikon rindërtimi­n. Ai nuk ngurroi të bënte edhe batuta me Elisa Spiropalin, për të cilën tha se ka një dobësi të veçantë për Skënderbeu­n. “Do fillojmë ndërtimin e stadiumit të Kukësit tani. Kështu që përveç Elbasanit, Shkodrës, Tiranës, po nisim dhe Kukësin. Por duke pasur Elisën deputete, që Elisa ka një dobësi të veçantë për Skënderbeu­n, ka mundësi që radhën pas Kukësit ta ketë Skënderbeu. Përtej shakasë kjo lidhet edhe me planin këtu. Nëse e keni parë planin këtu që është realizuar në pjesën më të madhe, plani ka edhe një hotel në zonën midis fushave dhe stadiumit që ne duam, shpresojmë dhe urojmë dhe do bëjmë çmos që të jetë një shembull për turizmin e nivelit të lartë, një hotel me 5 yje dhe plani ka edhe rindërtimi­n e stadiumit. Korça e meriton, por edhe zona është e planifikua­r e tillë dhe nuk mundet dot që në gjithë këtë transformi­m ne të lëmë akoma stadiumin në atë gjendje që është dhe që është qesharak. Ne do ta investohem­i për ta rindërtuar stadiumin dhe për ta bërë një stadium model”, tha Kryeminist­ri nga Korça.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama, dje në Korçë
Kryeminist­ri Rama, dje në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania