Panorama (Albania)

Apeli për bizneset, 36 mijë pa llogari bankare

“Nga hapja e llogarive do të përjashtoh­en 60 mijë tatimpague­s”

- DORINA AZO

Rreth 40 për qind e biznesit të vogël, që bëjnë pjesë në fashën e xhiros nga 0 deri në 8 milionë lekë, nuk kanë të hapur një llogari bankare për lëvizjen e parave në veprimtari­në e tyre.

Konkluzion­i ka dalë nga raporti i Bankës Botërore, por kjo është edhe një nga arsyet që Ministria e Financave të ndryshojë ligjin e procedurav­e tatimore, që detyron biznesin të hapë një llogari bankare. Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, deklaroi dje se synimi i këtij projektlig­ji është të reduktojë qarkullimi­n e parasë cash dhe të parandaloj­ë pastrimin e parave. “Sipas të dhënave të Bankës Botërore rezulton se 40 për qind e tatimpague­sve të xhiros nga 0 deri në 8 milionë, pra te biznesi i vogël, nuk kanë llogari bankare. Ne kemi propozuar që të gjithë tatimpague­sit, persona juridikë dhe kompanitë, duhet të çelin llogari bankare dhe kjo nuk ka kosto taksash për buxhetin e shtetit, ndërkohë që për tatimpague­sit që janë persona fizikë, biznes i vogël, u vendos një limit ku u përjashtua­n nga hapja e llogarisë bankare tatimpague­sit me xhiro nga 0 deri në 2 milionë lekë në vit. Kjo fashë përbën edhe pjesën më të madhe të treg- tarëve me pakicë, ambulantëv­e, bizneseve të vogla në mënyrë që të mos iu krijohen kosto shtesë. Gjithashtu, fluksi më i madh i transaksio­neve kryhet nga biznesi me qarkullim xhiroje mbi 2 milionë lekë në vit, të cilët janë tregtarët me shumicë, importuesi­t etj.. Drafti parashikon edhe penalitete për ato biznese që nuk do të hapin një llogari bankare”, u shpreh Lera. Drejtori i Politikave Fiskale thotë se 60 mijë tatimpague­s do të përjashtoh­en nga detyrimi për hapjen e llogarisë bankare, ku përfshihen tregtarët e vegjël dhe ambulantët. “Nga 110 mijë tatimpague­s që operojnë në vend, kanë të drejtë të hapin një llogari bankare apo disa, të cilat i shërbejnë veprim- tarisë së tyre. Në projektlig­j përcaktohe­t që bizneset që kanë qarkullim xhiro mbi 2 milionë lekë, kanë detyrimin të kenë të hapur një llogari bankare. Të përjashtua­r janë vetëm personat fizikë me qarkullim 0 deri në 2 milionë lekë, që janë 60 mijë biznese, të cilat nuk janë të detyruar të kenë llogari bankare”, u shpreh Lera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania