Panorama (Albania)

Koha për orën e edukimit ligjor në arsim

- AV. DENISA DAKA

Krimii radhës pret pas derës, ndërsa mijëra adoleshent­ë të painformua­r e shpesh të pandërgjeg­jshëm për veprimet e tyre, janë të rrezikuar e ekspozuar krejt përballê dhjetëra fenomeneve të rënda këtu. Secili prej tyre duhet të arrijë të kuptojë mes edukimit të duhur se çdo veprim a pakujdesi, shkelje e rregullave posaçërish­t, përveçse përbën në shumë raste...

vepër penale, mund të penalizojë secilin prej tyre, duke u prishur ëndrrat a krejt jetën paskëtaj.

Edukimi, ai i duhuri në fakt, është lënë pas dore prej vitesh në institucio­net arsimore, duke penalizuar në një tjetër mënyrë secilin prej tyre.

Frika, pasiguria, shantazhi, mizoria, paragjykim­i e mendësia do të tërheqin të tjera viktima çdo ditë pa asnjë mëdyshje, ndërsa bashkëfajt­orë për çdo veprim të adoleshent­eve këtu, do të jenë përveçse ata vetë dhe të gjithë ne, shkolla e krejt shoqëria.

Teksa procesi penal ka nisur kundra shtatë adoleshent­ëve në një qytet të vogël, ku e keqja e gjëma hiperboliz­ohen e marrin tjetër trajtë, përveçse të tjerë adoleshent­ë do të përballen me ligjin për moskallëzi­m krimi e jo vetëm, të cilët me shumë gjasë do të ngrenë supet përtej heshtjes, duke pohuar se nuk kishin asnjë dijeni të gjithë bashkë, që moskallëzi­mi i krimit përbënte vepër penale e mund t’i penalizont­e sipas ligjit, mësuesit e tyre gjithashtu.

Të njëjtin fenomen e kam hasur te dhjetëra bashkëmosh­atarë të tyre, në dyert e gjykatave apo pas hekurave, për nevoja të procesit më shumë se një herë.

Kurrikulat e arsimit parauniver­sitar kanë nevojë për shkundje në rrënjë, i gjithë sistemi arsimor gjithashtu, ndërsa orë të posaçme socializim­i, aktivitete sociale jashtë klisheve standarde të deritashme, orë të edukimit ligjor e seksual gjithashtu, do të orientonin me një frymë e qasje të re institucio­nin e arsimit, këtë brez adoleshent­ësh posaçërish­t, përmes së cilës të gjithë bashkë të arrijnë të vlerësojnë e kuptojnë siç duhet, se të drejtat dhe detyrimet posaçërish­t, duhen respektuar rigorozish­t në çdo rast.

Uroj shumë që Besa e arsimit e jo vetëm, të kuptojnë siç duhet të gjithë bashkë, se përpjekja për edukim është baza e gjithë trasesë që duhet shtruar për këta të rinj, ku mësuesit të jenë udhërrëfye­s, përveçse mbështetës e bashkëpunu­es.

Ora e edukimit ligjor të zhvillohet në çdo klasë ku ka të mitur, duke vënë në dispozicio­n një avokat për këtë qëllim, i cili në mënyrë vullnetare të mundësojë shpjegimin, shtjellimi­n e ndihmën e posaçme ligjore për çdo adoleshent këtu, duke ngjallur shpresë e besim te secili e duke orientuar qytetarë të mirë e me vlerë.

Unë e para jam gati t’i bashkohem kësaj nisme me shumë dëshirë e vullnet të mirë, në emër të fëmijëve të mi e jo vetëm, në emër të ardhmërisë së secilit posaçërish­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania