Panorama (Albania)

Rama, me studentët: Veting për pedagogët sharlatanë

“Mos e lini rrugës farsën e titujve akademikë, tregtinë e librave”

-

Kryeminist­ri Edi Rama e nisi me studentët turin e takimeve të tij të djeshme në Korçë. Në qendër të takimit ishte Pakti për Universite­tin dhe protesta e pedagogëve të Tiranës. Rama iu kërkoi studentëve që të mos lënë në mes të rrugës një nga kërkesat kryesore, farsën e titujve akademikë, duke i lëshuar kështu një tjetër paralajmër­im pedagogëve. “Kjo nuk mund të jetë një gjë që duhet të harrohet, nuk mund të fshihen pedagogët që duhet të kalojnë në filtër. Të paguarit e tarifës përgjysmë për të gjithë, bursat etj., janë shtrëngim financiar i shoqërisë, por në këmbim të një arsimi më cilësor, jo vetëm me lehtësim financiar të studentëve. Kam parasysh që të mos mbetet rrugës një nga kërkesat themelore të studentëve dhe pikat më të dobëta që kemi, farsa e titujve akademikë dhe korrupsion­i i pedagogëve, tregtia e librave. Janë mbledhur disa pedagogë që duan abrogimin e ligjit dhe thonë të ndalet denigrimi i profesorëv­e, kush po i denigron? Puna është të nda- hen pedagogët e nderuar nga sharlatanë­t, që nën emrin e pedagogut, janë një nga simptomat më domethënës­e të sëmundjes së brendshme të universite­tit”, tha Rama. Sipas tij, nëse studentët dorëzohen dhe mjaftohen me lekët dhe titujt nuk vlerësohen, atëherë “pedagogët sharlatanë që i kishit ju në qafë, do ua lini në qafë atyre që vijnë pas jush”. “Nëse ju dorëzoheni, harroni dhe mjaftoheni me lekët, titujt akademikë nuk kanë për t’u vlerësuar. Dhe pedagogët sharlatanë që ju i keni pasur në qafë, do ua lini në qafë atyre që vijnë pas jush. Nuk do e bëjmë ne vlerësimin e titujve akademikë, por pyetini si dhe kur. Ata nuk e thonë, por nxisin njëri- tjetrin dhe studentët për të bllokuar mësimin. A do ndalet tregtia e librave pa vlerë në këmbim të notës? Ne nuk duam të ndërhyjmë. Pedagogët problemati­kë do të vendosen me shpatulla pas murit. Kjo ju takon juve, me mbështetje­n absolutish­t të plotë të qeverisë”, u shpreh Rama.

 ??  ?? Rama me studentët në Korçë
Rama me studentët në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania